GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ngjarje e rëndë tek Kurum/ Kompania fsheh ngjarjen, punonjësi drejt humbjes së…

15:30 - 10/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ngjarje e rëndë tek Kurum/ Kompania fsheh ngjarjen, punonjësi drejt humbjes së…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një incident i rëndë, për shkak të mosrespektimit të kushteve të punës, ka ndodhur disa ditë më parë në mjediset e kompanisë problematike Kurum, e cila është përpjekur të fshehë ngjarjen, për shkak të mundësisë së pasojave ligjore. Prapaskena mëson se ka shpërthyer një bombol oksigjeni pranë furrave të shkrirjes së çelikut, ku për rrjedhojë ka mbetur i plagosur rëndë një punonjës.

Sipas burimeve, punonjësi është dërguar me urgjencë në një spital privat, ndërsa përfaqësuesit e kompanisë kanë marrë masa që ngjarja të mbetej e fshehtë. Gjendja shëndetësore e punonjësit mbetet e rëndë, ku rrezikon të humbasë shikimin.

Ky është vetëm shpërthimi dhe skandali i radhës i kompanisë Kurum, punonjësit të të cilës punojnë në kushte të pasigurta dhe shpeshherë në shkelje të rregullave dhe kritereve.

Në shkurt të vitit 2021, një bombol gazi ka shpërthyer tek furrat e Kurum. Edhe në këtë rast, dyshohet se kompania ka fshehur pasojat e shpërthimit tek punonjësit.

Në korrik të vitit 2020, në zonën e ish-kombinatit metalurgjik në Elbasan, që administrohet nga kompania turke Kurum, në repartin e oksigjenit, u shënua një shpërthim i fuqishëm, ku për pasojë u plagosën disa punonjës, 3 prej në gjendje të rëndë (Qemal Mullahu, 61-vjeç, Eduard dhe Osman Bendaj, 42 dhe 69 vjeç, babë e bir).

Më parë, një tjetër shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në furrën e shkrirjes së Uzinës së Çelikut te ish-Metalurgjiku, ku u dogj punonjësi Hyqmet Doka. Nga shpërthimi i llavës, thuajse në 90 për qind e trupit të punonjësit u dogj.

Në një rast tjetër, nga një incident i rëndë, një punonjës ka humbur gishtat. Dyshime të forta ka se shumë incidente të tjera kanë ndodhur, por nuk janë marrë vesh kurrë.

Skandali financiar

Dy vjet më parë një skandal i madh financiar përfshiu kompaninë më të madhe të prodhimit të hekurit në Shqipëri, “Kurum International SHA’, pjesë e ‘Kurum Demir’, kompanisë më të madhe të hekurit në Turqi. Sipas një investigimi të medieve turke, ‘Kurum’ në Shqipëri ka mashtruar me bilance të rreme 5 banka të nivelit të dytë në vendin tonë, duke u marrë 210.3 milionë euro kredi, në një kohë kur kishte nisur procedurat e falimentimit.

Mashtrimi në Shqipëri është pjesë e një mashtrimi të madh ndërkombëtar, me bazë në Turqi. Sipas ‘SABAH’, ‘Kurum Demir’ dhe degët e saj u kanë marrë kredi me bilance të falsifikuara 33 bankave në Shqipëri, Turqi dhe Angli.

Përfaqësuesit e kompanisë u përballen me drejtësisë turke, pasi akuzohen nga autoritetet turke për vepra të rënda penale si mashtrimi dhe pastrimi i parave. Drejtuesit e Kurum janë kallëzuar nga 14 banka turke, të cilat kanë rënë pre e skemës së mashtrimit. Ndërkaq, në Shqipëri skandali kaloi në heshtje./Prapaskena.com

Etiketa: aksidentKURUM

Lajme të lidhura

Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj
Aktualitet

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit
Aktualitet

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26
Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq
Aktualitet

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Para
SHBA dhe Britania ndalojnë importet e naftës dhe gazit rus; Nafta kalon 130 usd/fuçi

Bordi merr vendimin, ja sa do të jetë çmimi i karburanteve për ditët në vazhdim

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune
Breaking Views

“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

18:13 - 18/03/26

Pedagogia Eneida Bozhegu ishte sot pjesë e tryezës së zhvilluar nga ish-deputeti Ervin Salianji me intelektualë në Tiranë. Ajo u...

Lexo më shumë
Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

16:46 - 18/03/26
Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26
Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26
Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com