GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ngjarje horror/ Copëtoi të birin 5-vjeçar dhe i hëngri kokën

22:33 - 03/10/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ngjarje horror/ Copëtoi të birin 5-vjeçar dhe i hëngri kokën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një nënë që i preu kokën me hanxhar djalit të saj 5-vjeçar dhe më pas e hëngri, është deklaruar e paaftë mendërisht nga një gjykatë në Egjipt.

Hanaa Mohamed Hassan, 29 vjeçe po gjykohej për masakrën ndaj të birit, Youssef, por gjykatësit janë shprehur se nuk mund të vuajë dënimin. Ata kanë vendosur se djali është vrarë “nga marrëzia” dhe ajo duhet të mbyllet në një institucion psikiatrik.

Daja i Youssef gjeti disa pjesë të trupit të tij brenda një kove në shtëpisë e tyre në Faqus. Pas arrestimit, policia deklaroi se ajo kishte ngrënë një pjesë nga koka e të birit pasi “donte që ai të qëndronte gjithmonë me të”.

Trupin e tij ajo e kishte copëtuar në banjë, më pas e kishte zierë kokën dhe pjesë të tjera e më pas i kishte ngrënë. Përpara vendimit, prokurorët debatuan nëse Hassan e kishte vrarë të birin nga frika se mund të humbiste kujdestarinë e tij që do t’i kalonte ish-bashkëshortit.

Në raportin paraprak nga psikiatria shkruhej se ajo ishte përgjegjëse për veprimet e saj të paramenduara sepse kishte marrë një shkop me dhëmbëza në majë e hanxhar dhe kishte mbyllur të gjitha dyert e dritaret në shtëpi. Më pas, e ka qëlluar të birin tre herë në kokë dhe e ka copëtuar trupin në pjesë në përpjekje për të shkatërruar provat.

Në një vlerësim më të thelluar të gjendjes së saj mendore, ekspertët psikiatrikë zbuluan se Hassan ishte “deluzive” dhe mendonte se të afërmit po i bënin magji të birit. Sipas raportit, ajo vuan nga paaftësia e gjykimit dhe nuk e kupton seriozitetin e veprimeve të saj. 29-vjeçarja e koncepton vrasjen si një gabim të thjeshtë.

Pas arrestimit, ajo i tha policisë se vuan nga “sëmundje mendore” dhe se nuk kishte si qëllim ta vriste të birin. Ajo jetonte vetëm me të pas ndarjes nga i shoqi, i cili thotë se 29-vjeçarja e dinte mirë se ç’po bënte.

Ish-bashkëshorti, i cili identifikohet vetëm me inicialet H.A foli për mediat lokale: “Kur mbërrita, policia nuk më la të shihja djalin për shkak të skenës së tmerrshme. Ne u ndamë 4 vite më parë sepse ajo më kërkoi që të lija shtëpinë dhe të jetoja me ta në një tokë që e kishte trashëguar nga i ati.

Unë nuk pranova dhe marrëdhënia mbaroi me dëshirën e saj, u përpoqa të pajtohesha me të pas divorcit por refuzoi dhe mbajti qëndrim. Im bir ishte i vetmi që më lidhte me të, e vizitoja rregullisht dhe i dërgoja veshje dhe gjëra që i nevojiteshin. Kohët e fundit ajo po përpiqej ta largonte prej meje dhe mbillte urrejtje në zemrën e tij që ai mos të më afrohej.

Po përpiqesha të lidhesha me familjen e saj që të takoja djalin dhe të siguohesha se ishte mirë”.

Avokati i babait tha se Hassan nuk kishte asnjë shprehi në fytyrë kur i tha hetuesve: “Doja të çliroja veten dhe atë. Doja të hakmerresha ndaj babait të tij dhe të isha e lirë. Babai i tij vazhdon të vijë dhe përpiqet ta marrë me vete”.

29-vjeçarja do të mbyllet në spitalin Abbasiya të Shëndetit Mendor dhe Neurologjik në Kajro.

Etiketa: Horrori birinenaVrasje

Lajme të lidhura

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët
Botë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët

13:12 - 10/03/26
NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë, SHBA mbyll konsullatën
Botë

NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë, SHBA mbyll konsullatën

14:38 - 09/03/26
Para
Aksident i rëndë në Itali! Dhjetëra të vdekur dhe të plagosur

Tragjedia në Itali/ Bashkia e Venecias në zi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG
Breaking Views

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26

Bastioni arktik i Aspmyra goditi sërish. Sondre Brunstad Fet hapi rezultatin me penalltë në minutën e 32-të, pastaj Ole Blomberg...

Lexo më shumë
Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com