GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ngjarje makabër në Itali: Nëna mbyt 3 foshnjet e saj, trupat i fsheh në dollap

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ngjarje makabër në Itali: Nëna mbyt 3 foshnjet e saj, trupat i fsheh në dollap
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje makabre ka tronditur Italinë, pas zbulimit të një rasti të rëndë familjar që ka lënë pa fjalë edhe hetuesit më me përvojë. Një 25-vjeçare është arrestuar me akuzën se ka mbytur dy foshnjat e saj të porsalindura, trupat e të cilave i ka fshehur në një dollap, ndërsa dyshohet se ka vrarë edhe një tjetër fëmijë të lindur në vitin 2022.

Me urdhër të gjyqtarit hetues, ndaj saj është vendosur masa e arrestit në banesë me mbikëqyrje elektronike, ndërsa partneri i saj po hetohet për ndihmë dhe nxitje në kryerjen e krimeve.

Ngjarja makabre u zbulua në korrik të vitit 2024, kur nëna e të resë, e shqetësuar nga një erë e rëndë që vinte nga dhoma e vajzës, vendosi të kontrollonte. Ajo u përball me një skenë tronditëse: trupat e dy foshnjave të mbështjellë me batanije, të fshehur në një dollap. E shokuar, ajo njoftoi menjëherë policinë.

Hetimet zbuluan se më 8 korrik 2024, vajza kishte qenë e vetme në shtëpi mes orës 19:00 dhe 20:30 periudha kur dyshohet se ndodhi lindja dhe më pas mbytja e foshnjave. Prova të rëndësishme u gjetën edhe në Poliklinikën e Mesinës, ku 25-vjeçarja ishte paraqitur më vonë për shkak të një gjakderdhjeje të fortë. Analizat biologjike vërtetuan se foshnjat kishin lindur të gjalla dhe vdekja e tyre ishte shkaktuar nga mbytja.

E reja, gjatë qëndrimit në spital, mohoi kategorikisht se kishte qenë shtatzënë, pavarësisht shenjave të qarta fizike dhe situatës shëndetësore. Ndërkohë, hetuesit zbuluan se kjo nuk ishte hera e parë: në vitin 2022, çifti kishte kaluar një konflikt të ashpër për një shtatzëni të padëshiruar. Nga mesazhet e gjetura në celular, dyshohet se ajo kishte lindur edhe atëherë dhe kishte vepruar në mënyrë të ngjashme, duke i marrë jetën fëmijës së tretë dhe duke fshehur gjithçka.

Hetimet për këtë rast të tmerrshëm vazhdojnë, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbulojnë nëse pas krimeve të heshtura fshihen edhe persona të tjerë që kanë pasur dijeni apo kanë ndihmuar në fshehjen e tyre.

Etiketa: Femijembytnena

Lajme të lidhura

Identifikohet shqiptari që u vra më armë zjarri në Itali
Aktualitet

Katër shqiptarëve u zihet pritë dhe sulmohen me thika dhe çekiç, njëri në gjendje të rëndë

09:25 - 20/08/26
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

SHBA ndryshon strategji/ Trump shpall “luftë ekonomike” ndaj Iranit, paralajmëron izolim të paprecedentë

08:32 - 20/08/26
Aksident i rëndë në Brazil/ Kamioni përplaset me autobuzin në autostradë, 23 të vdekur dhe 5 të plagosur
Botë

Aksident i rëndë në Brazil/ Kamioni përplaset me autobuzin në autostradë, 23 të vdekur dhe 5 të plagosur

17:06 - 19/08/26
Para
Nipi i Sadri Abazit merr “bonus” nga Piro Vëngu: 570 MLN lekë shtesë për strehën helikopterëve “Black Hawk”

Nipi i Sadri Abazit merr “bonus” nga Piro Vëngu: 570 MLN lekë shtesë për strehën helikopterëve “Black Hawk”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26

Bashkia Poliçan ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak. Qëllimi i kësaj mbledhja ka qënë miratimi me votat...

Lexo më shumë
Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26
Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

13:23 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com