GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Ngjarjet shumë të rënda kriminale”, reagon Meta: Policia të luftojë krimin në çdo qelizë!

15:11 - 04/06/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ngjarjet shumë të rënda kriminale”, reagon Meta: Policia të luftojë krimin në çdo qelizë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Preisdenti Ilir Meta reagon ashpër pas ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura ditët e fundit në vend, që nga Vlora, Shkodra, e deri te vrasja e sotme në mes të Tiranës.

Kreu i Shtetit i bën thirrje Policisë së Shtetit “që të shkundet nga apatia dhe të përmbushë me rigorozitet të gjitha detyrimet e saj ligjore, duke luftuar krimin në çdo qelizë të shoqërisë dhe larguar prej saj çdo nëpunës të korruptuar dhe të lidhur me ‘botën e errët’”.

Reagimi i Metës:

Ngjarjet shumë të rënda kriminale, me pasojë dhjetëra humbje jetësh dhe dëmtimin e shëndetit dhe të pronës së qytetarëve, që po ndodhin në mes të ditës, në ambientet publike, në zemër të qendrave urbane, deri edhe pranë institucioneve të larta të sigurisë, janë thellësisht tronditëse dhe një dëshmi e qartë jo vetëm e revanshit të krimit, por edhe e paaftësisë së Policisë së Shtetit dhe të strukturave të tjera të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit, për parandalimin e tyre.

Në këtë situatë kaq shqetësuese, që ka krijuar një pasiguri të madhe publike, i bëj thirrje Policisë së Shtetit, që në veçanti, ka për mision dhe përgjegjësi thelbësore ruajtjen e rendit dhe të sigurisë, garantimin e zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve, që të shkundet nga apatia dhe të përmbushë me rigorozitet të gjitha detyrimet e saj ligjore, duke luftuar krimin në çdo qelizë të shoqërisë dhe larguar prej saj çdo nëpunës të korruptuar dhe të lidhur me “botën e errët”.

Është tepër e domosdoshme, që të tilla vepra të rënda penale të parandalohen në kohë, të zbulohen, të hetohen dhe autorët e tyre të marrin ndëshkimin e merituar ligjor!

Ndaj ju bëj thirrje të gjitha institucioneve të sigurisë kombëtare, në veçanti Shërbimit Informativ të Shtetit, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të vendosin një bashkëpunim më të gjerë, më dinamik dhe efiçient mes tyre! ??

Lajme të lidhura

Berisha: Rama fshehu kritikat e marra në Bruksel dhe sulmoi Gjermaninë
Lajme

Berisha: Rama fshehu kritikat e marra në Bruksel dhe sulmoi Gjermaninë

15:18 - 01/03/26
Berisha publikon deklaratën e Sekretares së PPE: Shqipëria në regres demokratik!
Breaking Views

Berisha publikon deklaratën e Sekretares së PPE: Shqipëria në regres demokratik!

13:46 - 01/03/26
Protestë para Kryeministrisë,  Lapaj: Të bashkëpunojmë kundër atyre që na vjedhin!
Breaking Views

Protestë para Kryeministrisë, Lapaj: Të bashkëpunojmë kundër atyre që na vjedhin!

13:20 - 01/03/26
Para
Gent Fatali dhe e dashura e tij zgjedhin Dubain për pushimet e tyre

Gent Fatali dhe e dashura e tij zgjedhin Dubain për pushimet e tyre

TË FUNDIT

Berisha: Rama fshehu kritikat e marra në Bruksel dhe sulmoi Gjermaninë
Lajme

Berisha: Rama fshehu kritikat e marra në Bruksel dhe sulmoi Gjermaninë

15:18 - 01/03/26

Kreu i PD, Sali Berisha, ka reaguar me një postim të fortë në rrjetet sociale, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama...

Lexo më shumë
Kombëtarja në misionin historik të play-off-it ndaj Polonisë

Kombëtarja në misionin historik të play-off-it ndaj Polonisë

14:55 - 01/03/26
I pandalshëm në kampionatin turk, Rey Manaj tund sërish rrjetën me Sivasspor

I pandalshëm në kampionatin turk, Rey Manaj tund sërish rrjetën me Sivasspor

14:30 - 01/03/26
Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, ja motivacioni

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, ja motivacioni

14:18 - 01/03/26
Lufta në Gjirin Persik: Ambasadori Kurtezi jep detaje për 1500 shqiptarët në Dubai

Lufta në Gjirin Persik: Ambasadori Kurtezi jep detaje për 1500 shqiptarët në Dubai

14:15 - 01/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com