GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ngjela: Basha përkrahet nga SHBA, Rama dhe Berisha të frikësuar

08:50 - 05/01/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ngjela: Basha përkrahet nga SHBA, Rama dhe Berisha të frikësuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dita e sotme përkon me përfundimin e afatit që ish-kryeministri Sali Berisha i ka vënë kreut të PD-së, Lulzim Basha, për të liruar zyrën e kryetarit, me pretendimin se ai është i shkarkuar në mënyrë legjitime. Avokati Spartak Ngjela është shprehur se kryeministri Rama do të vërtetojë tezën e Berishës, që ai mbështet Bashën, por në fakt sipas tij mbrojtja e vërtetë e kryedemokratit vjen nga Uashingtoni.

“Ramë ziu po lodhet kot që të mbajë Saliun. Rama po nxjerr njerëzit e tij për të shpjeguar forcën e Bashës, sepse do të vërtetojë tezën e Saliut që Basha është me Ramën. (!) Si nuk kuptoi një herë nga politika ky piktor me benevrekë? Po forca e Bashës është te Uashingtoni, ku hyn Saliu këtu”, shkruan Ngjela.

Ngjela shkruan se Rama dhe Berisha janë të frikësuar nga Basha, për shkak të fuqizimit që SHBA po i bëjnë këtij të fundit.

“Të dy janë të trembur nga Basha: edhe Rama edhe Saliu, sepse politika amerikane po kërkon të fuqizojë Bashën. Në fakt, kjo përbën në vetvete fillimin e kohës së re: Shqipëria, pa Ramën dhe pa Saliun” shkruan Ngjela.

Sipas avokatit kjo mbështetje e partnerëve ndërkombëtar ndaj kreut të PD-së do të vijojë në bazë të qartësisë së këtij të fundit për të drejtuar sipas politikave amerikane. Kjo gjë do të duket këtë muaj, thekson ai.

“Por, kjo do të varet nga qartësia e Bashës: A do të dijë Basha të organizohet dhe të drejtojë sipas forcës dhe me forcën e politikës amerikane, e cila po e përkrah. Këtë muaj do të duket”, shkruan ai.

Nga ana tjetër Berisha ka akuzuar vazhdimisht Bashën se është një “kukull” e Ramës, ndërsa ka thirrur dhe një protestë kombëtare në datën 8 janar kundër vendimeve të kryedemokratit në selinë blu.

Etiketa: BASHAberishaNgjelaRamaSHBA

Lajme të lidhura

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit
Breaking Views

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…
Breaking Views

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Para
Prishtina drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme? Sot vendoset fati i Përparim Ramës

Prishtina drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme? Sot vendoset fati i Përparim Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26

Po sikur të çmenden deputetët?  Pyetja vjen vetiu që prej fundit të shekullit të kaluar në filozofinë politike. M’u kujtua kjo...

Lexo më shumë
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com