GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ngjela: Berisha del në popull se ka frikë nga gjyqësori

11:12 - 14/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ngjela: Berisha del në popull se ka frikë nga gjyqësori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I ftuar në A2 CNN, avokati Spartak Ngjela ka komentuar edhe nismë e ish-kryeministrit Berisha për t’u takuar me bazën e partisë. Për Ngjelën, Berisha po e bën këtë lëvizje pasi ka frikë nga pushteti gjyqësor në Shqipëri, jo se u shpall “non grata” nga SHBA.


Ai bën thirrje që SPAK duhet të punojë pa presione, ndërsa sipas tij, goditjet e mëdha duhet të nisin në kampin e majtë.

“Mos u ngutni dhe mos i krijoni presione SPAK-ut. Këtu po ecet hap pas hapi të shkohet në rangjet e larta. A e shikoni ish-kryeministrin si del nëpër popull dhe bërtet? Mendoni se e ka ngaqë është “non grata”? Jo, por ka frikë nga pushteti gjyqësor në Shqipëri. Nuk është vetëm ai, por asnjëri nga këta nuk ndihet i sigurt. Unë i njoh nga afër, di edhe fakte, por nuk janë prova. Lëreni SPAK-un të punojë pasi 2 vite ka dhe të shikojmë kë do na marrë në proces penal. Kini parasysh një gjë, duhet të fillojë majtas. Pse duhet të fillojë majtas? Kemi skemën e Napoléon Bonaparte. Kur ai goditi korrupsionin i ra majtas, pasi edhe ai ishte i majtë ishte në pushtet. Shenjat janë që edhe këta kështu po fillojnë”, u shpreh Ngjela.


Ai tha se politika amerikane duhet të koordinohet me maxhorancën dhe opozitën për hapin e fundit të reformës në drejtësi, thithja e profesionistëve.
Si shembull për këtë, avokat Spartak Ngjela solli atë të albanologut Johan von Han, i cili kur studionte gjuhën shqipe punonte gjyqtar në Greqi.


“Kjo çështje i takon ekspertizës shqiptare dhe të huaj. Unë konstatoj që po zbrazet dhe nuk po mbushet. Mund të kenë mundësi t’i bëjnë edhe në Shqipëri, por jo me 6-mujorët e Saliut. Enver Hoxha të paktën bëri reformë, por i solli nga Rusia.
Ky bëri një kurs në Plepa dhe e shikoni se ku e katandisi drejtësinë. Nuk mund të bëjmë më nga këto gjëra se janë turpe. Diçka duhet bërë, qoftë edhe me huazim. Mund të huazohen këshilltarët dhe gjyqtari të jetë shqiptar. Por nuk mund të presim se djegim sistemin”
, tha Ngjela.


Me këtë ide nuk ishte dakord avokati Jordan Daci. “Mendoj se sovranitetin nuk duhet ta dorëzojmë te të huajt, për sa kohë ka burime shqiptare të mjaftueshme”, tha ai.

Etiketa: berishaNgjela

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para

“Politikat e energjetikës, ne jemi në kohën e post-qymyrgurit”

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com