GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ngordhën qindra tonelata peshq, Greqia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Volos

17:28 - 31/08/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ngordhën qindra tonelata peshq, Greqia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Volos
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej mbrëmjes të së premtes autoritetet greke kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme të mbrojtjes civile për qytetin e Volosit e cila do të zgjasë të paktën një muaj në mënyrë që të trajtohen emergjencat dhe të menaxhohen pasojat e ndotjes detare në Gjirin Pagasitikos.

Organet administrative dhe ato shëndetësore kanë ndaluar banjat për banorët në gjithë gjirin në fjalë si dhe peshkimin, ndërsa specialistët thonë se duhen disa javë që ujërat të pastrohen, por leja për peshkim do të jepet vetëm pas analizave përkatëse.

Ekipet e specializuara për të pastruar gjirin në fjalë nga miliona peshq të ngordhur që u shfaqën javën e fundit vazhdojnë punën me ritme të shpejta.Pjesa më e madhe e tyre janë grumbulluar, ndërsa peshkarexha të tjera më të vogla  po  përfundojnë procesin . Gjithashtu në grykëderdhjen e lumit Ksiria  janë vendosur rrjeta speciale për të mbajtur vëllimin e madh të tyre.

Fatkeqësia ekologjike është një goditje për faunën e zonës, ndërsa dëme ekonomike kolosale ka pësuar gjithë rajoni, bizneset dhe turizmi në Volos. Sipas specialistëve miliona peshq nga liqeni Karla që katërfishoi sipërfaqen e tij pas përmbytjeve të vitit të kaluar  kanë ngordhur  nga temperaturat e larta gjatë verës dhe mungesa e oksigjenit gjatë përpjekjeve për të kulluar ujërat dhe për të zvogëluar liqenin në fjalë, ndërsa pjesa tjetër nga kontakti me ujin e kripur në Gjirin Pagasitikos.

Problemi më i madh tashmë është pastrimi i ujërave ,dezinfektimi dhe djegia e qindra tonëve peshq të ngordhur të cilët pasi mblidhen në kosha të posaçëm  shkojnë drejt njësisë speciale në Larisa.

Katastrofa ekologjike është bërë tashmë çështje gjyqësore me të cilën po merren prokurorët e Gjykatës së Lartë si dhe ata të Volosit të cilët po shqyrtojnë jo vetëm ndotjen detare , por edhe çfarë vendimesh janë marrë nga organet kompetente para kësaj katastrofe.

 

Etiketa: gjendjeGreqipeshq

Lajme të lidhura

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
Ndërron jetë këngëtari me famë botërore, shembet papritur në skenë

Ndërron jetë këngëtari me famë botërore, shembet papritur në skenë

Discussion about this post

TË FUNDIT

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

Një situatë problematike ka prekur prej rreth dy javësh zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në disa rrethe të...

Lexo më shumë
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com