GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ngrohja globale rrezikon të “zhdukë” ishujt Maldive

20:34 - 06/11/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ngrohja globale rrezikon të “zhdukë” ishujt Maldive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një rritje e temperaturës globale me 2 gradë Celsius do të ishte shkatërrimtare për ishujt Maldive, është shprehur së fundmi Ministrja e Mjedisit të atij vendi. Përballë kërcënimit të rritjes së nivelit të detit, Maldivet shpresojnë të gjejnë zgjidhje përmes nismave që ulin efektet e ndryshimeve klimatike, ndërsa Kombet e Bashkuara do të mblidhen më 6 nëntor në Sharm El-Sheikh të Egjiptit për të diskutuar ndryshimet klimatike.

Ekuipazhi i anijes “RV Odyssey” po eksploron pjesë të oqeanit të panjohura më parë për syrin e njeriut. Në bordin e anijes ndodhet një ekip shkencëtarësh nga “Misioni Nekton” me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, istitut që merret me shkencat detare. Ata po mbledhin të dhëna për gjallesat detare që nga sipërfaqja e detit e deri në 1000 metra thellësi dhe do të vlerësojnë gjendjen e oqeanit. Oliver Steeds drejton Misionin Nekton.

“Qëllimi i misionit në Maldive është për të bërë studimin e parë sistematik nga sipërfaqja deri në rreth 1000 metra. Dimë shumë pak se çfarë gjallesash jetojnë në Maldive në thellësinë 30 metra e më tutje”. Shkencëtarët do të përdorin mjete zhytëse, sisteme kamerash dhe sensorë nënujorë për të zbuluar se çfarë fshihet në thellësitë e oqeanit. “99% e sipërfaqes së Maldiveve mbulohet nga oqeani. Ky vend është në vijën e parë të krizës klimatike, pavarësisht se njerëzit e atij vendi kanë ndikuar shumë pak në shkaktimin e ndryshimeve klimatike. Niveli i oqeanit po rritet dhe fillimisht vende si Maldivet do të ndikohen”, thotë Oliver Steeds, drejtues i Misionit Nekton.

Maldivet janë një shtet që përbëhet nga pothuajse 1,200 ishuj të shpërndarë në një sipërfaqe prej 90,000 kilometra katrorë të oqeanit. Ishujt koralorë formojnë 26 unaza, çka i japin veçoritë tërheqëse atij vendi. “Nga perspektiva shkencore, qëllimi i misionit është të eksplorojë dhe të mbledhë të dhëna që nuk janë mbledhur më parë në Maldive”, thotë Sheena Talma, shkencëtare e Misionit Nekton.

Të dhënat e mbledhura nga misioni do të ndihmojnë qeverinë për të hartuar politika të nevojshme lidhur me veprimet që duhet të merren për të mbrojtur Maldivet dhe ekosistemet e saj të çmuara. Ishujt Maldive janë mesatarisht 1.5 metra mbi nivelin e detit, çka do të thotë se ndryshimet klimatike paraqesin rrezik të madh për atë vend.

“Lartësia 1.5 metra mbi nivelin e detit dhe rritja e temperaturës me 2 gradë Celsius do të thotë dënim me vdekje për Maldivet dhe për shumë vende të tjera të vogla ishullore. Kriza klimatike përbën gjënë më të rëndësishme për civilizimin dhe është problemi i vetëm më i madh i gjeneratës tonë. Jemi gjenerata e fundit që mund të bëjmë një ndryshim”, thotë Shauna Aminath, Ministre e Mjedisit në Maldive. Ujërat e cekëta rreth ishujve Maldive janë strehë e mijëra gjallesave detare, si peshku ton, peshkaqenë, breshka deti dhe ngjala. Një valë e nxehtë e Oqeanit Indian në vitin 1998 i rriti temperaturat e ujit me 4 deri 6 gradë Celsius, duke shkatërruar koralet. U deshën më shumë se 15 vjet që shkëmbinjtë koralorë të ripërtëriheshin. Një tjetër event goditi koralet në vitin 2016.

Këto valë të nxehti pritet të bëhen më të shpeshta dhe më të fuqishme çka do të thotë se një ditë ky habitat mund të mos jetë në gjendje të rikuperohet. Humbja e shkëmbinjëve koralorë së bashku me gjallesat që jetojnë në to do të ishte katastrofale për Maldivet. Sipas të dhënave zyrtare, 71 për qind e popullsisë varet tek oqeani si burimi kryesor i jetesës.

Udhëheqësit botërorë kanë bërë premtime për uljen e emetimeve të gazeve që shkaktojnë efektin serë, një faktor i rëndësishëm që nxit ndryshimin e klimës. Synimi është kufizimi i ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius. Kritikët thonë se angazhimet botërore nuk kanë shkuar deri në atë pikë sa të mbrojnë shtetet e cenuara si Maldivet./VOA

Etiketa: globaleMaldivetngrohja

Lajme të lidhura

Takim Zelensky–Trump në horizont, presidenti ukrainas: Deri në Vitin e Ri mund të vendosen shumë gjëra
Botë

Takim Zelensky–Trump në horizont, presidenti ukrainas: Deri në Vitin e Ri mund të vendosen shumë gjëra

18:00 - 26/12/25
Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug
Botë

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug

18:33 - 25/12/25
(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara
Botë

(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara

17:21 - 25/12/25
Para
Tensionet në Veri, diplomati amerikan: Njohja e Kosovës hap me rëndësi…

Tensionet në Veri, diplomati amerikan: Njohja e Kosovës hap me rëndësi...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com