GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Nipi i Sadri Abazit ankohet për tunelin e Kërrabës, Berberi “qeth” 4 mln Euro

13:29 - 17/08/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Nipi i Sadri Abazit ankohet për tunelin e Kërrabës, Berberi “qeth” 4 mln Euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nipi i Sadri Abazit kërkon mirëmbajtjen e Tunelit të Krrabës, ku janë në lojë afro 4 milionë euro. Kjo mësohet nga një ankesë e firmosur nga Arbër Abazi më 2 gusht 2023, në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP). Kështu, tenderi i organizuar nga Evis Berberi, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) mbetet në dorën e Jonaid Zaimit, kreut të KPP. Nëse ish-deputeti i PS-së do të ndërhyjë “lart”, ka të ngjarë që komisioni ta anulojë prokurimin.

Berberi përjashton konkurrencën

Gjithsesi, Berberi e ka shkelur me të dyja këmbët procedurën e këtij tenderi. Duke iu referuar një vlerësimi të bërë nga Open Data, vëmë re se Berberi ka marrë “Flamur të kuq”. Ky është sinjali se fondi i prokuruar është në risk të lartë nga korrupsioni potencial i autoritetit konktraktor (që drejtohet nga Evis Berberi).

Është e qartë se drejtori i ARRSH-së e kishte paracaktuar fituesin, përderisa ka skualifikuar të gjithë pjesëmarrësit, veç fituesit. Pra, një shërbim kaq u shtrenjtë, që zgjat për 4 vjet (2023-2027) i jepet një kompanie të paracaktuar për të fituar fondin. Biznesmeni i favorizuar nga Berberi është pronari i firmës 4 A -M SHPK, Ardit Metaliaj.

Metalliaj nuk e lëshon Krrabën

Kujtojmë se biznesmeni Metaliaj është aktualisht duke e mirëmbajtur tunelin sipas kontratës së marrë në 2021, që skadon në dhjetor 2023. Këtë tender kompania “4 A-M” e mori me një procedurë të dyshimtë, ku ishte vetëm një pjesëmarrës. Biznesmeni ofroi në atë kohë 189.360.000 lekë, ose sa 100 % të fondit limit. Tashmë kafshata është më e madhe, sepse Berberi ka vendosur ta japë tunelin për mirëmbajtje me afat 4 vjet. E si mund ta lëshosh këtë llokmë nga goja! Nipit të Sadri Abazit do t’i duhet të luajë kartat e pushtetit, por edhe Metalliaj nuk është pa aleatë.

Oligarku që rri në hije

Nga një verifikim që Gijotina.com u bën pjesëmarrësve, duket se situata është më e komplikuar. Në tender, si pjesë e fasadës është edhe oligarku Salillari. Formalisht ky i fundit është skualifikuar, por pjesëmarrja e tij është fiktive, sepse disa ditë më parë kishte marrë nga Berberi tenderin 800 milionë për mirëmbajtjen e Tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë.

Nuk është çudi që fituesi bashkëpunon me Salillarin, sepse do të garantohet që ta marrë sërish këtë kontratë.

Kompania e Metaliajt ka pasur një xhiro modeste deri në vitin 2013, kur erdhën në pushtet socialistët. Kështu nga 13 milionë lekë fitime që bënte në 2013, vitin e kaluar Metaliaj arriti 63 517 461,00 lekë fitime. Biznesmeni u bë i rëndësishëm në marrjen e kontratave publike përmes bashkëpunimeve me kompani të mëdha si “Gener 2” apo “Gjikuria”.

Denoncimi i Abazit

Objekti i ankesës lidhet me vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi skualifikimin e ofertës të paraqitur nga operatori ekonomik “Alko Impex Construction” SHPK. Arbër Abazit nuk i del e keqja pas humbjes së kësaj kontrate, pasi e ka dërguar denoncimin menjëherë në KPP.

Për hir të së vërtetës, kompania ALKO IMPEX CONSTRUCTION sh.p.k, pronë e nipit të Sadri Abazit, ka paraqitur ofertë më ekonomike, 333,720,000 lekë. Fituesi ka prezantuar vlerën 378,228,000 lekë (pa TVSH) ndërsa fondi limit është 379,248,000 lekë (pa TVSH). Kjo ofertë është gati e barabartë me fondin limit, prandaj sipas rregullave të prokurimit do të duhej të përsëritej tenderi.

Procedura ka nisur në maj dhe ndodhet në fazat e fundit, ndërkohë që në fillim u anulua papritur. Arsyeja e papublikuar është se vlera e kontratës ishte sa për 5 vjet (583.333.333 lekë) ndërkohë që afati i kërkesës së publikuar ishte 4 vjet. Në këto kushte u bë korrigjimi dhe u rihap tenderi në qershor 2023. Të ketë qenë pasaktësi, apo ndonjë hile për të shtuar edhe një vit kontratën?! Berberi ka nxjerrë gërshërët dhe e ka qethur disi shifrën, por me kokëfortësi ia ka dhënë kontratën kompanisë me ofertën më të shtrenjtë!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: AbaziKerrabe

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Anulohen dhjetëra fluturime si pasojë e stuhisë në Frankfurt

Anulohen dhjetëra fluturime si pasojë e stuhisë në Frankfurt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com