GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrau xhaxhanë pastaj veten, banorët e fshatit: Nipi kishte armën në dorë

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrau xhaxhanë pastaj veten, banorët e fshatit: Nipi kishte armën në dorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e fshatit Mekat të Vlorës kanë folur për vrasjen e dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në familjen Koreta.

Nipi dyshohet se qëlloi për vdekje xhaxhanë e tij dhe më pas veten, ndërsa banorët e zonës përveç habisë, thonë se 39-vjeçari njihej si një djalë shumë i qetë dhe punëtor.

Një i afërm tregon momentin e parë kur i ka gjetur trupat pa jetë të xhaxhait dhe nipit të tij. Sipas dëshmisë së tij, trupi i të riut është gjendur në distancë, ndërsa në dorë mbante armën e dyshuar të krimit.

“Kur vajtëm ne në orën 18:00, pamë që njëri ishte andej tjetri këtej. Nuk e di kush ka qëlluar, nipi kishte armën në dorë. Ngjarjen e panë xhaxhai i tij me gjithë kryeplakun janë akoma aty. Unë i kam miq dhe nuk ka pasur konflikt, ai ishte djalë shumë i edukuar, po t’i thoje plaç ai thoshte faleminderit”, tha një banor tjetër i fshatit.

Të afërm të viktimave shprehen të habitur për ngjarjen pasi djali konsiderohej si një njeri i qetë.

“I kemi tanët, por nuk kemi dëgjuar fare ca bëhet kështu. Nuk kanë pasur probleme me njëri tjetër, djali ishte shumë i qetë. Burri im i ka njerëz të hallës, na vjen habi nga ju erdhi kjo. Nuk dimë asgjë si ndodhi”, tha një e afërme e viktimës.

“Nuk e dimë të saktë pse ndodhi ngjarja, një djali i vdiq, vetëm çupen kishte. Djali i vdiq në aksident, nuk dihet , në Greqi kanë qenë të gjithë ne nuk dëgjuam asgjë e morëm vesh nga televizori. Ishte djalë shumë i mirë, 39 vjeç”, tha një grua tjetër.

Burime për Gijotina.com shprehen se konflikti ka nisur para 10 vitesh, në momentin kur Genci Koreta së bashku me djalin e xhaxhait (viktimës) kanë jetuar dhe punuar në Greqi.

Në një aksident në punë, djali i Jorgji Kretës ndërron jetë, ndërkohë që pranë tij gjendej Genci Koreta i cili akuzohej nga familja e xhaxhait si përgjegjës për vdekjen e kushëririt të tij. Ngjarja ndikoi tek Genci, i cili kaloi në depresion pas vdekjes së kushëririt.

Konflikti i xhaxhait dhe nipit mund të ketë ndodhur për këtë temë, pasi banorët thonë se Genci nuk e duronte dot kur i përmendej kushëriri.

Etiketa: Vrasje

Lajme të lidhura

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’
Aktualitet

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

15:03 - 26/10/26
Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin
Aktualitet

Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

14:57 - 26/10/26
Revolta studentore/ Shoqëria civile kallëzon në SPAK dhunën policore ndaj protestuesve: Kemi evidentuar 180 raste
Aktualitet

Revolta studentore/ Shoqëria civile kallëzon në SPAK dhunën policore ndaj protestuesve: Kemi evidentuar 180 raste

14:39 - 26/10/26
Para
Sporti shqiptar në zi, humb jetën arbitri 24-vjeçar

Sporti në zi, humb jetën legjenda e United

TË FUNDIT

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’
Aktualitet

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

15:03 - 26/10/26

Që prej përshkallëzimit të protestave në përplasje të dhunshme me policinë, kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet dhe po përdor...

Lexo më shumë
Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

14:57 - 26/10/26
Revolta studentore/ Shoqëria civile kallëzon në SPAK dhunën policore ndaj protestuesve: Kemi evidentuar 180 raste

Revolta studentore/ Shoqëria civile kallëzon në SPAK dhunën policore ndaj protestuesve: Kemi evidentuar 180 raste

14:39 - 26/10/26
“Ditën hamë gaz, natën punojmë”/ Studenti i Drejtësisë sfidon Ramën: Nuk na frikësojnë masat ndëshkuese!

“Ditën hamë gaz, natën punojmë”/ Studenti i Drejtësisë sfidon Ramën: Nuk na frikësojnë masat ndëshkuese!

14:29 - 26/10/26
Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

14:22 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com