GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Turi në Ballkanin Perëndimor, Angela Merkel mbërrin në Shqipëri

10:31 - 14/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 6 min
A A
Turi në Ballkanin Perëndimor, Angela Merkel mbërrin në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kancelarja gjermane, Angela Merkel sapo ka mbërritur në vendin tonë, si pjesë e turit të diplomates së lartë gjermane në Ballkanin Perëndimor.  Merkel u prit pak më parë nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadori, Peter Zingraf në aeroportin e Rinasit.

Aktualisht ka nisur ceremonia zyrtare e vizitës së Angela Merkel në vend, në krah të së cilës qëndron kryeministri Edi Rama.

Pritja e kancelares bëhet në Pallatin e Brigadave ku sipas axhendës zyrtare, në orën 10:30 do të ketë një takim “kokë më kokë” me kryeministrin Rama pa praninë e mediave. Më pas do të zhvillohet një takim mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave e më tej do të zhvendosen në Tirana Business Park, ku në përfundim pritet që të ketë një konferencë mes kryeministrit Rama dhe kancelares Merkel.

Në kuadër të masave për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë vizitës së kancelares në Tiranë dhe Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në disa segmente rrugore, do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve në: Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave. Të gjithë qytetarët nga ora 09:00 deri në orën 13:00 të ditës së sotme si duhet të përdorin rrugë alternative për të shkuar në destinacionet e tyre.

Kjo është  herë e dytë që kancelarja gjermanë viziton Shqipërinë. Më 8 korrik 2015, Merkel erdhi në vendin tonë pas një ftesë të bërë nga kryeministri Rama gjatë vizitës së tij zyrtare në Berlin duke shënuar vizitën e parë të Merkel në Shqipëri.

Vlen gjithashtu për tu theksuar, se kjo është vizita e fundit që Merkel bën në Ballkan në statusin e kancelares gjermane, pasi pas 16 vitesh në pushtet, ajo ka vendosur të dorëhiqet nga jeta politike e vendit duke mos kandiduar në zgjedhjet e 26 shtatorit në Gjermani.

Merkel takohet “privatisht” me secilin nga liderët e Ballkanit Perëndimor

Kancelarja gjermane Angela Merkel po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku po takohet me krerët e qeverive të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Merkel zhvilloi një takim kokë më kokë me Kryeministrin Rama në Pallatin e Kongreseve, ndërsa mësohet se gjithashtu do të takohet personalisht me të gjithë liderët e tjerë të BP. Sipas axhendës zyrtare, Merkel do largohet nga vendi ynë në orën 17:00.

Axhenda:

14.55 Bisedë dypalëshe me H.E. Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës

15.30 Bisedë dypalëshe me H.E. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

16.05 Bisedë dypalëshe me H.E. Zdravko Krivokapic, Kryeministër i Malit të Zi

16.40 Bisedë dypalëshe me H.E. Zoran Zaev, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut

“Danke Angela!”, Rama i bën dhuratën e veçantë kancelares Merkel

Kryeministri Edi Rama i ka dhuruar kancelares Angela Merkel Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike.

Rama ka shpërndarë foto në Facebook, ku shihet krah Merkel teksa i jep dhuratën e të veçantë. Ndërkohë që kreu i qeverisë shqiptare e falenderon edhe në gjermanisht, Merkel nuk e kursen buzëqeshjen.

“DANKE ANGELA! Kënaqësi e veçantë t’ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike,”-shkruan Rama.

Më herët Merkel mbërriti në Pallatin e Kongreseve ku pati një takim privat me kryeministrin Rama pa praninë e mediave, ndërsa më pas u nis drejt “Tirana Bussines Park“ për të takuar liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Vizita e Merkel në Shqipëri, mbërrijnë liderët e Ballkanit Perëndimor

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar në axhendën zyrtare, liderët e Ballkanit Perëndimor sapo kanë mbërritur në Shqipëri në kuadër të vizitës që kancelarja Angela Merkel do zhvillojë në vendin tonë.

Mësohet se sapo ka mbërritur në “Tirana Business Park” kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryeministrja serbe Ana Brnabic, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Më herët, Merkel zhvilloi një takim “kokë më kokë” me kryeministrin Rama pa praninë e mediave, ndërsa nuk janë bërë ende të ditura çfarë është diskutuar në takim.

Merkel e nisi turin e saj Ballkanik në Serbi ditën e djeshme, ku u prit nga Presidenti Alexandër Vucic. Pas takimit me presidentin serb, Merkel zhvilloi një konferencë shtypit në Beograd, ku u shpreh mbi perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, teksa tha, se për BE është “interes absolutisht strategjik që të pranojë këto vende”.

Ky është një udhëtim lamtumire, që lidhet me trashëgiminë e Merkelit në Ballkan, e cila do të mbahet mend si iniciatorja e Procesit të Berlinit në vitin 2014. 

Rama dhe Merkel e dëgjuan himnin ulur, zbulohet arsyeja përse

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në vendin tonë për të mbyllur turin e saj të lamtumirës në Ballkanin Perëndimor.

Merkel  është pritur nga kryeministrit Edi Rama tek Pallati i Brigadave, ku sipas protokollit shtetëror, nisi ceremonia zyrtare për të nderuar himnet kombëtare të dy vendeve. Megjithatë, ceremonia e sotme pati diçka ndryshe.

Të dy, si kryeministri, ashtu edhe kancelarja Merkel janë ulur në karrige teksa orkestra e shtetit luante në versionin instrumental të dy himnet. Kjo gjë nuk ka ndodhur 5 vite më parë kur Merkel ishte në Shqipëri për herë të fundit. Atëherë e pritur në Kryeministri, bashkë me Ramën qëndroi në këmbë dhe në heshtje duke respektuar të dy himnet.

Mësohet se, një gjë e tillë mundtë ketë ndodhur për arsye shëndetësore, pasi vetë kancelarja ka pasur shumë episode të ndryshme, që tregojnë se ka probleme me shëndetin nga lodhja, ku jo pak herë është kapur nga kamerat me dridhje trupi.

Kjo është  herë e dytë që kancelarja gjermanë viziton Shqipërinë. Më 8 korrik 2015, Merkel erdhi në vendin tonë pas një ftesë të bërë nga kryeministri Rama gjatë vizitës së tij zyrtare në Berlin duke shënuar vizitën e parë të Merkel në Shqipëri.

Vlen gjithashtu për tu theksuar, se kjo është vizita e fundit që Merkel bën në Ballkan në statusin e kancelares gjermane, pasi pas 16 vitesh në pushtet, ajo ka vendosur të dorëhiqet nga jeta politike e vendit duke mos kandiduar në zgjedhjet e 26 shtatorit në Gjermani.

Pse Rama nuk e priti Angela Merkel në Rinas?

Ndryshe nga pritjet e tjera zyrtare të diplomatëve të huaj që vijnë në vendin tonë, kur kryeministri Rama është vetë i pranishëm në aeroport, këtë herë me kancelaren gjermane Angela Merkel, gjërat shkuan ndryshe.

Kryeministri Rama nuk ishte prezent në momentin e zbritjes së kancelares nga avioni, ndërsa punën ja kishte deleguar ministres së Jashtme Olta Xhaçka, dhe ambasadorit gjerman Peter Zingraf.

Vetë Rama e ka pritur Merkel në Pallatin e Brigadave aty ku nisi ceremonia zyrtare e pritjes së kacelares për të vijuar më pas takimin “kokë më kokë” brenda në Pallat.

Nuk dihet nëse marrëdhëniet mes dy liderëve janë apo jo në momentin e tyre më të mirë, por kujtojmë se kryeministri ynë ka pritur në Rinas çdo dozë vaksinë anti-Covid që ka mbërritur në vend. Mesa duket për të, mbërritja e mbi 1 mijë dozave vaksine është më e rëndësishme se ardhja e Merkel.

Kjo është  herë e dytë që kancelarja gjermane viziton Shqipërinë. Më 8 korrik 2015, Merkel erdhi në vendin tonë pas një ftesë të bërë nga kryeministri Rama gjatë vizitës së tij zyrtare në Berlin duke shënuar vizitën e parë të Merkel në Shqipëri.

Etiketa: Angela MerkelCeremoni

Lajme të lidhura

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Para
Të ardhurat për frymë janë rritur, por janë 20% më pak se në vitin 2020

Të ardhurat për frymë janë rritur, por janë 20% më pak se në vitin 2020

TË FUNDIT

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25

SPAK ka reaguar për seancat paraprake të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili thotë se nuk është njohur me aktet pasi...

Lexo më shumë
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com