GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nis dëbimi, 15 shqiptarë sillen në Tiranë nga MB

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nis dëbimi, 15 shqiptarë sillen në Tiranë nga MB
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Punëve të Brendshme angleze Home Office thotë se është zhvilluar me sukses, fluturimi i parë për 2023, i dëbimit të shqiptarëve drejt Tiranës. Një zëdhënës i kësaj ministrie tregoi për Top Channel se paraditen e kësaj të enjteje me një avion charter u dëbuan 16 shqiptarë.

“Ata kishin mbërritur ilegalisht muajt e fundit pa të drejtë qëndrimi”, tha zëdhënësi Home Office.

Debimet

Të dëbuarit e kësaj të enjteje janë sjellë me avionin e kompanisë Titan Airëays, e marrë me qira nga Home Office në shërbim të deportimeve. Kostoja e dëbimit të një personi sipas të dhënave botuar në mediat angleze është 8.000 paund. Për çdo të dëbuar drejt Tiranës janë dy roje shoqërimi në avion.

Ndërkohë në javët në vazhdim si pasojë e konsultimeve intensive mes Ministrisë së Drejtësisë angleze me ministrin shqiptarë të drejtësisë Ulsi Manja, pritet të sillen në Shqipëri për të vijuar dënimet e dhëna nga drejtësia angleze 10 shqiptarë. Kjo ishte pjesë e një marrëveshjeje që u mbyll para fundvitit të shkuar mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. Aktualisht në burgjet angleze janë 1336 shtetas shqiptarë dhe do të dëbohen gradualisht.

Emigrantët

Emigrantët shqiptarë kanë qenë kryefjala e mediave britanike muajt e fundit dhe sekretarja e Brendshme Suella Braverman është treguar mjaft e ashpër me ta. Referuar numrit të burrave shqiptarë që kanë ‘zbarkuar’ në brigjet britanike, rreth 10 mijë, Sekretarja e Brendshme britanike është shprehur se vendi po pushtohet prej tyre. Këto fjalë nxitën një retorike të ashpër dhe përgjigjia e kryeministrit Edi Rama nuk mungoi. Kreu i qeverisë i konsideroi deklaratat e Braverman si ‘britmë çmendine’ dhe ‘retorikë kriminale’.

Së fundmi është nënshkruar edhe një marrëveshje mes Britanisë së Madhe dhe Francës që ka për qëllim të rrisë vigjilencën dhe të ndalojë prurjet e emigrantëve që kalojnë përmes kanalit të La Manshit për në Britaninë e Madhe. Marrëveshja parashikon një pagesë vjetore të Mbretërisë së Bashkuar për Francën për të ndihmuar policinë e kufirit në 72 milionë euro.

Etiketa: DebimiKryesore1nisShqiptar

Lajme të lidhura

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën
Aktualitet

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

21:41 - 15/11/26
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara
Aktualitet

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë
Aktualitet

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
Para
Berisha: Rama s’na pengon dot regjistrimin në KQZ

Berisha: Rama s'na pengon dot regjistrimin në KQZ

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjimshiti: Vendi i parë është i merituar, me Maran kemi gjetur rrugën e duhur
Sport

Gjimshiti: Vendi i parë është i merituar, me Maran kemi gjetur rrugën e duhur

22:44 - 15/11/26

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka komentuar fitoren 0-2 ndaj Bjellorusisë në Budapest, duke u ndalur te rrugëtimi i...

Lexo më shumë
Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

21:41 - 15/11/26
Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

21:04 - 15/11/26
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com