GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Nis mësimi plotësues në shkolla! Masat anti-COVID dhe vaksinimi i detyrushëm për stafin mësimor, afati deri më 30 shtator

07:47 - 01/09/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Nis mësimi plotësues në shkolla! Masat anti-COVID dhe vaksinimi i detyrushëm për stafin mësimor, afati deri më 30 shtator
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot nis mësimi plotësues në të gjitha shkollat në vend. Nxënësit do t’u rikthehen mësimeve ku kanë hasur vështirësi apo paqartësi gjatë vitit të kaluar, kur procesi mësimor u zhvillua online.

Teksa vijon rritja e numrit të personave të infektuar me covid-19, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar udhëzimin me masat  anti-COVID që duhen respektuar. Në zbatim të vendimit të Komitetit Teknik për vaksinimin me detyrim, mësuesit duhet të marrin vaksinën deri më 30 shtator.

Nëse ka mësues që nuk mund të vaksinohet brenda këtij afati, ata duhet të paraqesin një arsyetim nga mjeku tek drejtuesit e tyre. Vaksinimi me detyrim vlen për të gjithë personelin e shkollës. Në të kundërt, po ashtu sikurse mësuesit, edhe ata do të duhet të paraqesin arsyet në rast mosvaksinimi.

Ndërkohë, mes rregullave të tjera të listuara nga ISHP, që duhet të respektohen në shkolla është edhe mbajtja e maskës me detyrim për çdo person gjatë qëndrimit në ambientet e shkollave. Në klasa, nxënësit duhet të qëndrojnë në një distancë 1.5 metra nga njëri-tjetri dhe ambientet duhet të ajrosen vazhdimisht.

Nxënësve të ciklit të ulët u rekomandohet të mbajnë maskë gjatë orarit të mësimit, ndërsa nxënësit e ciklit të lartë duhet të mbajnë maskën në ambiente e brendshme në shkolla. Po ashtu, pavarësisht nëse janë vaksinuar apo jo, mbajtja e maskës në klasa, do të jetë e detyruar edhe për mësuesit.

Në udhëzimin e ISHP thuhet po ashtu se nuk do të lejohet që një nxënës të dalë nga godina dhe të rikthehet përsëri në të, brenda ditës. Do të lejohet vetëm një hyrje dhe një dalje në ndërtesën e shkollës, ndërsa dalja nga ambientet e shkollës do të bëhet sipas rregullave duke ruajtur distancimin social dhe fizik, nën mbikëqyrjen e mësuesve kujdestarë.

Mësimi plotësues do të zgjasë deri më 24 shtator dhe më 27 shtator do të nisë zyrtarisht viti i ri shkollor.

Etiketa: masamesim plotesuesShkolla

Lajme të lidhura

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26
Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!
Breaking Views

Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

21:02 - 03/04/26
Para
Ndryshohet lista e Kombëtares për ndeshjen me Republikë Çeke

Talenti 19-vjeçar shqiptar huazohet nga klubi italian

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com