GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, masa për qarkullimin e mjeteve

08:06 - 18/08/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pelegrinazhi në malin e Tomorit, autoritetet zbardhin itinerarin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nis sot dhe për 1 javë rresht Pelegrinazhi i madh i Bektashinjve në malin e Tomorrit. Për të shmangur pikërisht problemet në lidhje me këtë organizim të madh dhe për të siguruar që gjithçka të shkojë mirë, DVP Berat ka ndërmarrë një plan të detajuar masash.

Policia e Beratit në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë dhe Skrapar, në bazë të një plani të detajuar masash, janë angazhuar plotësisht me qëllim sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e krimit dhe rritjen e sigurisë rrugore, lëvizjen e qarkullimit normal të mjeteve e këmbësorëve në rrugë dhe në zonat turistike, gjatë zhvillimit të pelegrinazhit në “Malin e Tomorrit”.

Ka qenë Zëvendës Drejtori për Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat,Drejtues Luan Mema, ai që në një komunikim për mediat ka bërë me dije se,policia e Beratit ka marrë një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë pelegrinazhit në malin e Tomorrit.

Mema ka deklaruar se, ky plan ka si objektiva: parandalimin e aksidenteve rrugore, garantimin e qarkullimit të lehtësuar të përdoruesve të akseve rrugore të qarkut si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të pelegrinazhit në malin e Tomorrit, pelegrinazh i cili do të zhvillohet gjatë periudhës 18-25 Gusht 2023.

Në zbatim të këtij plani masash-ka thënë Mema-janë planëzuar shërbime shtesë në të gjitha akseve rrugore që të çojnë në malin e Tomorrit si dhe në ambientet e jashtme të objektit të kultit (Teqesë) në këtë mal.

Ai ka shpjeguar edhe intenerarin e lëvizjes së mjeteve gjatë ngjitjes dhe zbritjes nga mali si dhe kufizimet e qarkullimit.

Lëvizjet:

-Itinerari për drejtuesit e mjeteve që shkojnë në drejtim të malit të Tomorrit (drejt teqesë) do të jetë: “Hyrja e qytetit të Beratit–Rrethrrotullimi i Kombinatit–Unaza e qytetit–Rrethrrotullimi i Uznovës–Kryqëzimi i Plirëzit–Teqeja e Kulmakut”.

-Itineraret për drejtuesit e mjeteve që kthehen nga mali i Tomorrit ( nga teqeja) do të jenë: “Teqeja e Kulmakut-Bargullaz-Pronovik–Poliçan–Uznovë-Rruga kryesore “Antipatrea”–Rrethrrotullimi i Kombinatit” dhe “Teqeja e Kulmakut–Novaj-Bogovë-Poliçan-Uznovë-Rruga kryesore “Antipatrea”–Rrethrrotullimi i Kombinatit”.

-Drejtuesit e mjeteve dhe pelegrinët që vijnë nga qyteti i Çorovodës, këshillohen të përdorin aksin rrugor “Çorovodë–Gjerbës–Teqeja e Kulmakut” dhe anasjellas.

Kufizimet:

-Për mjetet: Në akset rrugore “Vlashuk Kuçovë-Berat”, ”Ura Kuçit–Dimal-Berat”, “Pobrat-Dimal-Berat”, ”Berat-Mali i Tomorrit”, ”Berat-Çorovodë” dhe ”Çorovodë-Gjerbës-Mali i Tomorrit”, nuk do të lejohen të qarkullojnë mjetet e tonazhit të rëndë, nga ora 06:00 – 24:00, gjatë gjithë ditëve të pelegrinazhit.

-Autobusët, furgonat me mbi 8 persona dhe minibusët nuk do të lejohen të qarkullojnë në aksin rrugor “Plirëz –Teqeja e Kulmakut–Mali i Tomorrit”.

-Për shkak të parametrave të rrugës, në segmentin rrugor “Plirëz-Teqeja e Kulmakut”, qarkullimi i mjeteve do të kryhet në kolonë,dhe nuk do të lejohen parakalimet.

Gjithashtu, janë të ndaluar qëndrimi dhe pushimi i mjeteve, në akset rrugore. Drejtuesit e mjeteve duhet të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë, për vendet ku do të lejohet qëndrimi dhe parkimi i mjeteve.

Etiketa: pelegrinazhTomorr

Lajme të lidhura

Flet shqiptarja në Dubai, Sonila Sherifi: Sulmet ishin të papritura, shqetësimi vijon
Aktualitet

Flet shqiptarja në Dubai, Sonila Sherifi: Sulmet ishin të papritura, shqetësimi vijon

20:38 - 01/03/26
Lezhë/ Drejtuesit bien për kanabis e kazino, por një emër del i paprekur
Aktualitet

Lezhë/ Drejtuesit bien për kanabis e kazino, por një emër del i paprekur

19:13 - 01/03/26
Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, ja motivacioni
Aktualitet

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, ja motivacioni

14:18 - 01/03/26
Para
Me nofkën “Djalli”/ Mburrej se kishte copëtuar rivalët e tij, burgohet shqiptarit 

Me nofkën "Djalli"/ Mburrej se kishte copëtuar rivalët e tij, burgohet shqiptarit 

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raketa nga Irani/ Thirrja e Ambasadë shqiptare në Doha: Mos dilni nga banesat
Botë

Raketa nga Irani/ Thirrja e Ambasadë shqiptare në Doha: Mos dilni nga banesat

22:05 - 01/03/26

I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Shqipërisë në Doha, Ermal Kaleci, u bën thirrje shqiptarëve në Katar që të qëndrojnë...

Lexo më shumë
Fiket “Korridorit VIII”: Porti i ri i Durrësit mbetet në letër, rruga bllokohet në Librazhd

Fiket “Korridorit VIII”: Porti i ri i Durrësit mbetet në letër, rruga bllokohet në Librazhd

21:37 - 01/03/26
Vijojnë operacionet e SHBA dhe Izraelit në Iran, marina amerikane publikon pamjet

Vijojnë operacionet e SHBA dhe Izraelit në Iran, marina amerikane publikon pamjet

21:30 - 01/03/26
Jeruzalem/ 9 të vrarë dhe mbi 50 të plagosur nga sulmi iranian, policia: 11 persona të zhdukur

Jeruzalem/ 9 të vrarë dhe mbi 50 të plagosur nga sulmi iranian, policia: 11 persona të zhdukur

21:06 - 01/03/26
Sulm ndaj bazës amerikane në Erbil, Irak, një pjesë e aeroportit në flakë

Sulm ndaj bazës amerikane në Erbil, Irak, një pjesë e aeroportit në flakë

21:01 - 01/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com