GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Të hënën përsëri në protestë, qytetarët lënë 4 kërkesa për qeverinë

17:22 - 06/10/21
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 6 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me dhjetëra protestues kanë dalë sot përballë Kryeministrisë për të  kundërshtuar rritjen e energjisë elektrike. Për gati një orë atë kanë bllokuar bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në fjalën e tyre ata i kanë paraqitur kryeministrit Rama, duke i lënë 5 ditë kohë që të reflektojë.

Ata propozuan:

1.Heqjen e TVSH për produktet  bazë të shportës

2.Reduktimin e TVSH së energjisë në 10%

3.Heqjen e akcizës për gazin

4.Heqjen e taksës së qarkullimit në naftë

Sakaq ata njoftuan se do të kthehen në protestë ditën e hënë, por deri atëherë qeveria duhet të ketë menduar për kërkesat e tyre dhe të fillojë të reagojë.

Disa nga protestuesit, mes tyre aktorë, ekspertë, mësues dhe naftëtarë u shprehen të revoltuar se kjo që po bën qeveria nuk është për të përballuar një  krizë globale, por një skemë për të vjedhur qytetarët.

Ata i bën thirrje qeverisë që për gabimet e saj në menaxhimin e vendit të mos ua ngarkojë barrën qytetarëve. Madje disa pensionistë thanë se ata nuk mund të përballojnë rritjen e energjisë, për shkak se çdo deklaratë e kryeministrit deri më tani ka qenë fasadë. Sipas tyre prej tetë vitesh nuk janë ngritur as rrogat dhe as pagat.

Në thirrje të forta dhe të revoltuara ndaj kryeministrit dhe të gjithë atyre që na kanë drejtuar prej vitesh, ata u shprehën se nuk do të lejojnë që kjo protestë të politizohet sepse ka ardhur koha të shembet ky sistem që është më keq se sa komunizmi.

Mbesa e Martin Camajt: Po na vdesin fëmijët për bukë

Pjesë e protestës ka qenë dhe mbesa e shkrimtarit Martin Camaj, e cila është shprehur e revoltuar me këtë fenomen. Ndër të tjera pohon se faji për të gjithë këtë situatë të shkaktuar është i kryeministrit Edi Rama.

Vera Camaj: “Kimetja e ka fajin, dhe Rama. Nuk kemi lekë për bukë, nuk i përballojmë dot çmimet e larta. Ai do që ti shkojmë brenda, me u fut me 10 persona. Unë jam Vera Camaj, mbesa e shkrimtarit Martin Camaj. Fëmijët po na vdesin për bukë, ku të shkoj, më thoni ju. Cfarë të ha?”

Aktori që imiton Ramën me pankartë në dorë: Nuk hamë të gjithë te Nusr-EDI

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj i është bashkuar protestës në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ përballë Kryeministrisë, ku qytetarët kundërshtojnë paralajmërimin e qeverisë për rritje të çmimit të energjisë dhe të karburantit.

“Jemi të gjithë për këtë pabarazi. Kjo nuk është e drejtë për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që nuk kanë mundësi të rrisin një fëmijë. Dhe më shumë duhet të jeni, ja t’ju tregoj këtë. Nuk hamë të gjithë te Nusreti” – është shprehur Binaj.

Në protestë përveç qytetarëve, po marrin pjesë edhe disa figura publike.

“Pleshti nuk ka më dhjamë”

Protesta para kryeministrisë tremb qeverinë, vëzhgon protestuesit me dron

Me dhjetëra qytetarë janë mbledhur para kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve. Protesta është organizuar nga qytetarët me vullnet të lirë dhe shoqëria civile për rritjen e çmimit të bukës, por edhe të ushqimeve të shportës e karburanteve.

Protesta siç duket ka trembur qeverinë pasi shihet që qytetarët janë duke u vëzhguar dhe nga ajri me dron. Nuk dihet se kush po i monitoron nga lart, mirëpo mësohet se forca të shumta policie kanë mbërritur përballë kryeministrisë, aty ku po mbahet protesta.

Protesta para kryeministrisë, aktori Binaj: Ka ardhur një pikë që nuk mban më

Një nga organizatorët e protestës të ditës së sotme, avokati Adriatik Lapaj në një prononcim për mediat ka thënë se nuk mund të ketë heshtje përballë padrejtësive dhe të gjithë duhet të ngrihen për të drejtat e tyre.

“Unë mendoj që ka nevojë që të gjithë të solidarizohen dhe të gjithë të mos mbyllin sytë nga pamundësia për t’i larguar bukën e gojës. Rritja e çmimeve çon drejtpërdrejt në rritjen e problemeve të qytetarëve.

Ka të sëmurë, njerëz që bëjnë dializë lart e poshtë…Bëj 40 mijë km në vit për shkak të punës, shpenzoj mijëra litra në ditë. Edhe të mos e ndjeja, prap do të dilja. Pjesëmarrja ka filluar të rritet, duket e konsiderueshme. Kjo është qytetar pa kryetar, është për xhepin e çdo qytetari. Nëse duan të jetojnë me dinjitet e të mos lejojë të nëpërkëmbet, të protestojë në mënyrën e vet. Partitë duhet të jenë në funksion të qytetarëve. Nuk mund të heshtim përballë padrejtësive vetëm kur kazmat e eskavatorëve të na vijnë tek dera e shtëpisë” – është shprehur Lapaj

I pranishëm në protestë ka qenë edhe aktori i njohur i humorit Flor Binaj. Ai është shprehur se është për të ngritur zërin për të gjithë pasi rritja e çmimeve ndikon tek të gjithë. Më tej ai zbuloi se ka marrë mesazhe nga banorë në shumë vende të Shqipërisë që kanë thënë se do të shkojnë në protestë.

“Ka ardhur një pikë që nuk pyet askënd për askënd. E gjithë shtresa e politikanëve nuk bën llogari se sa mund të ndikojë. Në fund të ditës, nuk janë ata që paguajnë. Pra bën eksperimente dhe arsyeja është pse ka kaq shumë vendime të gabuara, është se nuk i prek ata. Jemi ne të gjithë qytetarëve, shtresa e mesme dhe shtresa më e varfër, jemi për ta ngritur zërin për të gjithë. Ka qindra banorë që nuk e ngrenë zërin për asgjë, të gjithë e shohin sa e vështirë po bëhet. Nafta nuk është luks, është për të çuar përpara jetën. Një familje që merr 40 mije lekë të vjetra në muaj, 10 mijë lekë i ka vetëm taksa. Një i burgosur paguhet 50 euro në ditë, kjo është padrejtësi. Nëse jemi rreth 1000 e ca veta, më kanë shkruar në Instagram se po vijnë nga shumë qytete për të protestuar” – është shprehur Binaj.

Prej disa javësh, çmimet e të gjitha produkteve kanë pësuar rritje, gjë që ndikon drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve. Ndër produktet kryesore të cilat kanë pësuar rritje janë ato të përditshmërisë, por edhe energjia elektrike e gazi.

gijotina.com/

Etiketa: energjikryeministriaprotesteqytetarerritje çmimesh

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Problemet e Realit, Kapelo: O Zot, si  mund të ndodhë kjo?

Problemet e Realit, Kapelo: O Zot, si mund të ndodhë kjo?

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com