GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nis sezoni turistik por pa ofruar siguri për pushuesit! Vlora vuan nga mungesa e vrojtueseve

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nis sezoni turistik por pa ofruar siguri për pushuesit! Vlora vuan nga mungesa e vrojtueseve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhe pse sezoni turistik ka nisur tashmë, vendi ynë ende vuan në plotësimin e kushteve minimale të sigurisë.

Përgjatë gjithë vijës bregdetare në Vlorë, vëren me sy të lirë se kullat e vrojtimit janë bosh.

Leneda Halilaj, trajnere për vrojtues plazhi  thekson se çdo vit e më shumë pronarët e stacioneve të plazhit po trajnohen vetë në mungesë të të punësuarve.

“Ka shumë mungesë për personat që duan të bëjnë vrojtuesin e plazhit dhe pronarët janë të detyruar ose ta bëjnë vet ose të fusin një person të stafit të tyre, nuk ka shumë të rinjtë të interesuar”, thotë Leneda Halilaj.

Po, detyrimin për  vrojtues plazhi  nuk e përmbush as bashkia e qytetit në hapësirat publike. Në 7 vitet e fundit, plazhet publike kanë qenë në mirëbesim të vrojtuesve të punësuar nga privatët.

“Të them të vërtetën bashkia nuk ka trajnuar, ndër vite është zgjidhur duke e bërë vrojtuesi Iiplazhit privat, ka mbuluar edhe pjesën publike që është plazh publik, të paktën që prej sa vite unë kam instruktore kështu ka funksionuar prej 7 vitesh”, shprehet ajo.

Mungesa e vrojtuesve në plazhe i bën ato  më pak të sigurta për pushuesit kryesisht për fëmijët dhe moshën e tretë.

“Po e kemi vënë re në disa s’ka pasur, është pak problem, duhet të jenë, në cdo vend të botës janë, këto dy tre vitet e fundit duket se kanë filluar këto kurset dhe trajnimet për vrojtuesit”, shprehet një çift turistësh.

“Po në fakt e kemi vënë re që mungojnë personat që ruajnë plazhet, është një problem, deri më tani nuk kemi parë ndonjë rrezik në det por pavarësisht është mungesë”, shprehen të tjerë.

Kështu Vlora edhe këtë  sezon veror do të vuajë mungesën e vrojtuesve ndërkohë që përgjatë gjithë vijës bregdetare janë licencuar më shumë se 400 stacione plazhi e më shumë se në gjysmën e tyre nuk ka vrojtues.

 

Etiketa: pasiguriSezoni turistik

Lajme të lidhura

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja
Aktualitet

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26
Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës

19:26 - 15/11/26
Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:01 - 15/11/26
Para
‘EURO 2024’, Laçi: Do luftojmë deri në fund për të dhënë maksimumin

‘EURO 2024’, Laçi: Do luftojmë deri në fund për të dhënë maksimumin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit
Sport

Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

19:59 - 15/11/26

Kombëtarja shqiptare e futbollit luajti ndeshjen e fundit të Grupit A të Ligës C të Kombeve në Budapest ndaj Bjellorusisë....

Lexo më shumë
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26
Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës

19:26 - 15/11/26
Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:01 - 15/11/26
Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me Bjellorusinë, edhe 45 minuta për arritjen e objektivit

Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me Bjellorusinë, edhe 45 minuta për arritjen e objektivit

18:57 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com