GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nis vulosja dhe paketimi i fletëve të votimit, Celibashi: Procesi përfundon nesër në mesnatë

13:16 - 10/04/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nis vulosja dhe paketimi i fletëve të votimit, Celibashi: Procesi përfundon nesër në mesnatë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Parkun Olimpik ka nisur vulosja e fletëve të votimit për diasporën, të cilët për herë të parë do të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ky proces pritet të mbyllet deri nesër dhe vendosja e tyre në zarfin A që është i njëjtë për të gjithë, ndërsa në ditët në vijim do të procedohet me vendosjen e tyre në zarfet B, që janë të personalizuara për çdo votues. Zarfi B ka të kodifikuar (me barkod që e lexon vetëm KQZ) emrin e zgjedhësit, shtetin ku jeton dhe qarkun ku shkon vota.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i pranishëm në Parkun Olimpik shpjegoi procesin e votimit të diasporës dhe si do të funksionojë dërgesa me postë e fletëve të votimit. Celibashi njoftoi se procesi do të përfundojë më 11 prill në mesnatë. Kreu i KQZ sqaroi se postieri do të shkojë deri në 3 herë në adresën e dhënë, në ditë të ndryshme e orare të ndryshme dhe nëse nuk e gjen votuesin gjatë këtyre herëve, do të lërë një shënim për t’i kërkuar atij të shkojë brenda 3 ditësh të tërheqë zarfin në pikën më të afërt postare.

Ilirjan Celibashi: Këtu në Parkun Olimpik janë prezent dhe disa subjekte politike, që po monitorojnë procesin. Kemi nisur me futjen fletëve të votimit në zarfe. Nesër në mesnatë përfundojmë vulosjen e fletëve të votimit. Dokumentacionin zgjedhor shpresojmë ta mbyllim brenda javës. Pjesë-pjesë, fletët e votimit do shkojnë në vende të ndryshme të botës, si në Greqi, Itali, SHBA etj. Postieri shkon herën e parë dhe nëse nuk e gjen në banesë X shtetas, i lë shënim që nuk të gjeta, do ketë shënim edhe për takim deri për herë të tretë. Më pas i lihet takim në zyrë postare dhe i bëhet thirrje të paraqitet në kutinë postare.

Dërgimi parashikohet të përfundojë më 17 Prill dhe iu mbërrin emigrantëve për 1-3 ditë. Përgatitja e fletëve të votimit do të monitorohet me kamera 24/7. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se nga data 15 deri më 25 Prill do të bëhet shpërndarja e tyre. Emigrantëve shqiptarë iu sugjerohet që brenda 3 ditëve nga marrja e zarfit ta postojë në KQZ, pasi zarfet që vijnë pas orës 19:00 më datë 11 maj, nuk do të numërohen.

Etiketa: CelibashiIlirjan Celibashi

Lajme të lidhura

Lushnje/ Pas parakalaimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse
Aktualitet

Lushnje/ Pas parakalaimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

19:49 - 21/12/25
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital
Aktualitet

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

19:36 - 21/12/25
Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit
Breaking Views

Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit

19:09 - 21/12/25
Para
Këngëtari i njohur nuk fshihet më/ Blero prezanton të dashurën e re, që i ka rrëmbyer zemrën

Këngëtari i njohur nuk fshihet më/ Blero prezanton të dashurën e re, që i ka rrëmbyer zemrën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish
Breaking Views

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

20:05 - 21/12/25

Pas barazimit me Mainzin, Bayerni i Mynihut rikthehet te fitorja në kampionatin gjerman të futbollit. Skuadra kampione e Gjermanisë mposhti...

Lexo më shumë
Lushnje/ Pas parakalaimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

Lushnje/ Pas parakalaimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

19:49 - 21/12/25
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

19:36 - 21/12/25
Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit

Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit

19:09 - 21/12/25
Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë

18:01 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com