GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Nis zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për energjinë

08:00 - 26/06/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Kërkohet rritja e çmimit të energjisë, ERE e lë pezull vendimin për në janar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompania Elektrosever që do të bëjë furnizimin dhe faturimin e rrymës së shpenzuar në veri të Kosovës u licencua nga zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE). Këtë e bëri të ditur ZRRE, pas votimit të bordit me pesë vota për dhe asnjë kundër. Elektrosever është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë, EPS (Elektroprivreda Srbije), por në Kosovë është themeluar me ligje të Kosovës. Licencimi i Elektrosever në Kosovë u bë vetëm tri ditë pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për energjinë, e cila u nënshkrua në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Në fakt në parim marrëveshja për energjinë ishte nënshkruar qysh në vitin 2013, por, që të fillojë të zbatohet, palët u pajtuan me 21 qershor në Bruksel.

Më shumë se dy dekada pa paguar energjinë

Që nga viti 1999 pas përfundimit të luftës, qytetarët serbë të katër komunave veriore, Zveҫan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, nuk paguajnë faturat e enegjisë së shpenzuar. Kryesuesi i Bordit të ZRRE-se, Ymer Fejzullahu, tha të premten se tani qytetarët e katër komunave në veri – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan do të faturohen me çmimet që i ofron kompania furnizuese, Elektrosever.

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, që nënshkroi zbatimin e marrëveshjes në Bruksel, deklaroi se “kompania Elektrosever, nuk do të prodhojë rrymë, por do ta blejë atë, qoftë nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) apo nga një tjetër ofertues në tregun ndërkombëtar, ndërsa inkasimin do ta bëjë vetë.

Sulmohet Elektrokosmet në veri

Vetëm tri ditë pas dakordimit për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi për energjinë në veri u sulmua me një mjet shpërthyes objekti i Elektrokosmet-it në veri të Kosovës. Sipas policisë, si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një transformator dhe disa automjete përreth, ndërsa, lëndime në njërëz nuk pati.

“Prokuroria ka nisur hetimin dhe në pritje të ekspertizës përfundimtare mund të konfirmojmë se shpërthimi është shkaktuar nga një lëndë plasëse. Prokurori i shtetit urdhëroi vazhdimin e hetimeve të premten në mëngjes, ndërsa është hapur rast për tre vepra penale që ndërlidhen me incidentin: shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, përdorimi i armëve apo mjeteve të rrezikshme, shkatërrimi apo dëmtimi i pronës dhe posedim i paautorizuar i armëve luftarake”, tha prokuroria.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svecla, në një reagim të tij, bëri përgjegjës “strukturat paralele serbe në veri për sulmin mbi objektin e Elektrokosmet”. “Ka pasur një shpërthim ku ka dëme materiale. Nuk ka të lënduar. Qëlimi është që të terrorizohen banorët atje, por edhe të ngjallin pasiguri për të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha ministri Svecla duke shtuar se “kjo është në vazhdën e presioneve që strukturat paralele dhe Serbia i bëjnë Kosovës”. Sulmin me mjet shpërthyes ndaj objektit të elektro-distribucionit në Mitrovicën e Veriut e dënoi edhe Lista Serbe që përfaqëson serbët e Kosovës në Kuvend.

Përmes një komunikate për media, kjo parti tha se “ky sulm dhe ngritja e tensioneve janë kundër interesave të komunitetit serb në veri të Kosovës”. Lista Serbe u bëri thirrje organeve kompetente të hetojnë rastin dhe të garantojnë sigurinë e qytetarëve./Marrë nga DW/

 

Etiketa: energjineKosovamarreveshjaSerbiZbatimi

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?
Aktualitet

REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?

17:30 - 04/12/25
Para
Nis sot Samiti i G7, tema e diskutimit do të jetë Ukraina dhe pasojat e luftës

Nis sot Samiti i G7, tema e diskutimit do të jetë Ukraina dhe pasojat e luftës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit marrin sot një tjetër kthesë të rëndësishme,...

Lexo më shumë
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com