GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Nis zyrtarisht viti i ri akademik, mësimi me katër turne

në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Nis zyrtarisht viti i ri akademik, mësimi me katër turne
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me ardhjen e datës 27 shtator, rreth 500 mijë nxënës mbushën oborret e shkollës, mes të cilëve mbi 30 mijë do të ulen për herë të parë në banka. Edhe këtë vit mësimi nuk do të zhvillohet në kushte normale. Në disa shkolla do të kenë orë 25 minutëshe, ndërsa të tjera do të funksionojnë me katër turne.

Ditën e djeshme prindërit kanë reaguar në lidhje me turnet, duke nisur një peticion, i cili do t’i drejtohet institucioneve arsimore, pasi janë të pakënaqur që fëmijët e tyre të realizojnë procesin mësimor në këtë lloj mënyre.

Mësuesit duhet të kenë certifikatë vaksinimi ose test të përjavshëm ndaj COVID-19. Po ashtu në klasa është detyrueshme maska, distanca si dhe mësimi zhvillohet me orë fikse.

Si fillim, shkolla ishte planifikuar të nisej me datë 13 shtator, por në një deklaratë për shtyp, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, lajmëroi se ajo do të shtyhej me datë 27 shtator 2021.

Kushi sqaroi se nga data 1 shtator deri në 24 shtator mësuesit do të zhvillojnë mësim plotësues për vitin e shkuar shkollor. Të gjithë mësuesit do të jenë në shkollë me orar të plotë që prej 1 shtatorit, ndërsa nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë përditë në shkollë.

Një ditë më parë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi uroi të gjithë nxënësit që të hënën do të rikthehen në bankat e shkollës.

Nëpërmjet një video-mesazhi ministrja Kushi shprehet se në të gjitha shkollat janë marrë masat për mbarëvajtjen e vitit shkollor. Ajo gjithashtu ftoi nxënësit të respektojnë masat anti-Covid pasi shëndeti është elementi më i rëndësishëm në këto kohë pandemie.

Gjithashtu, kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të hëne e ka nisur me një urim për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar.

Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkroi se uron çdo nxënës për një vit sa më të mbarë dhe të suksesshëm shkollor për një të ardhme më të mirë.

Mesazheve për nxënësit dhe mësuesit iu janë bashkangjitur edhe kryetari i Partisë Demokratike bashkë me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Në ditën e parë të shkollës, Basha bën apel që të mos mungojë kujdesi për të mbrojtur shëndetin pasi edhe ky viti i ri shkollor do të jetë sfidues.

Ndërsa Meta teksa publikon një foto i ulur mes nxënësve në bankat e shkollës, i uron që ky vit i ri shkollor të jetë plot arritje të shkëlqyera në rrugën e dijes, veçanërisht për vogëlushët që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës! /O.B/ Gijotina.com

Etiketa: Edi RamaEvis Kushiviti i ri shkollor

Lajme të lidhura

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?
Aktualitet

“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

21:15 - 21/08/26
Nga dorëheqja e panegociueshme e Ramës, te qeveria teknike/ Protestuesit para Kryeministrisë ripërsërisin kërkesat kryesore
Aktualitet

Nga dorëheqja e panegociueshme e Ramës, te qeveria teknike/ Protestuesit para Kryeministrisë ripërsërisin kërkesat kryesore

21:01 - 21/08/26
Para
Viti i ri shkollor, PD: Keqmenaxhimi rëndon mbi mësuesit dhe nxënësit

Viti i ri shkollor, PD: Keqmenaxhimi rëndon mbi mësuesit dhe nxënësit

TË FUNDIT

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!
Aktualitet

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26

Aktivisti Andi Tepelena iu bëri thirrje kryebashkiakëve dhe qytetarëve të bashkive që preken nga shkrirja, që të dalin në shesh...

Lexo më shumë
Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

21:26 - 21/08/26
“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

21:15 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com