GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Nisin hetimet mbi dy aksidentet rrugore që shkaktuan 35 viktima në Turqi

12:27 - 21/08/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksident i frikshëm në Turqi, autobusi përplas për vdekje 16 persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet turke nisën hetimet të dielën mbi dy aksidente rrugore në vendet e emergjencës ku mbetën të vrarë të paktën 35 persona një ditë më parë. Në të dyja rastet, ndër viktimat ishin punonjës të emergjencës dhe ndihmnës së parë që po tentonin t’i vinin në ndihmë personave të përfshirë në dy aksidente të mëparshme.

Tragjeditë e së shtunës ndodhën vetëm 250 kilometra larg njëra-tjetrës në jug të Turqisë. E para ndodhi në autostradën midis Gaziantepit dhe Nizipit kur një autobus pasagjerësh u përplas me ekipet e emergjencës që i ishin përgjigjur një aksidenti në provincën Mardin, në perëndim të Derikut.

Tre zjarrfikës, dy ndihmësmjekë dhe dy gazetarë ishin në mesin e 15 personave që humbën jetën sipas ministrit të brendshëm turk Sulejman Soylu, tetë nga viktimat ishin nga autobusi, tha ai.

Agjencia e lajmeve Ilhas tha se dy nga gazetarët e saj u vranë pasi ndaluan për të ofruar ndihmë për njerëzit e përfshirë në aksidentin fillestar, në të cilin një makinë doli nga autostrada dhe rrëshqiti nga një argjinaturë.

Pamjet televizive treguan një ambulancë me dëmtime të rënda në pjesën e pasme dhe autobusin i cili u kthye nga ana e tij përgjatë autostradës. Guvernatori i Gaziantepit, Davut Gul tha se 22 persona u plagosën në përplasjen e dytë. Ngjarja tjetër ka ndodhur pasditen e së shtunës në Derik pasi një kamioni mallrash i dështoi sistemi i frenimit, duke u përplasur me dy automjete të tjera pranë një karburanti.

Ndërsa punonjësit e emergjencës po punonin në vendngjarje dhe turmat u mblodhën për të parë, një kamion tjetër humbi kontrollin dhe u fut mes tyre.

Duke folur nga vendngjarja, Soylu tha se 20 persona u vranë dhe 26 të tjerë u plagosën. Një oficer policie ishte në mesin e viktimave, dhe dy shoferë u arrestuan pasi nisjes së hetimit, tha ai. Turqia ka një rekord negativ të sigurisë rrugore. Rreth 5.362 njerëz vdiqën në incidente trafiku vitin e kaluar, sipas autoriteteve./REL

Etiketa: aksidenthetime

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Mohohet lajmi në Francë, Marseille nuk e tenton transferimin e CR7

Mohohet lajmi në Francë, Marseille nuk e tenton transferimin e CR7

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26

SPAK nuk e kundërshtoi thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama në procesin ndaj tetë të pandehurve, i cili është...

Lexo më shumë
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com