GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nisin punimet në Qafë Kashar–Rinas, ARRSH tregon si devijon trafiku

09:35 - 10/01/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nisin punimet në Qafë Kashar–Rinas, ARRSH tregon si devijon trafiku
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sikurse ishte njoftuar më herët nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, mëngjesin e sotëm kanë nisur punimet në Qafë Kashar-Rinas. Sipas ARRSH, punimet do të zgjasin 7-10 ditë në varësi edhe të kushteve atmosferike. Gjithashtu është njoftuar edhe devijimi i trafikut, sipas planit të menaxhimit.

Kryerja e punimeve do të ndahet me 3 faza si më poshtë: faza e parë drejtimi Qafë Kashar–Universiteti Epoka, faza e dytë: Universiteti Epoka–Rinas aeroport dhe faza e trete: Rinas aeroport -Kryqëzim Rinas.

FAZA E PARË: DREJTIMI QAFË KASHAR–UNIVERSITETI EPOKA

Punimet në këtë segment do të vazhdojnë për 7-10 ditë. Dita e parë e punimeve do të jetë në Qafë Kashar dhe përfundimi në Universitetin Epoka, do të punohet në të dyja korsitë.

Mjetet që lëvizin në drejtimin Qafë Kashar-Rinas në drejtim të aeroportit të devijohen në autostradë në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas. Mjetet do të udhëzohen të përdorin edhe kalime të tjera në rrugën dytësore. Segmenti i autostradës Qafë Kashar–Vorë dhe Vorë–dalje Fushë Krujë–Kryqëzim Rinas–Rinas (Aeroport)–Universiteti Epoka dhe anasjelltas do të jetë i aksesueshëm.

FAZA E DYTË: UNIVERSITETI EPOKA–RINAS AEROPORT

Punimet në këtë segment do të vazhdojnë për 5-7 ditë. Mjetet që lëvizin në drejtimin Qafë Kashar-Rinas drejtim të aeroportit do të devijohen në autostradë në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas.

Faza e dytë e punimeve do të jetë nga Universiteti Epoka–Rinas aeroport do të punohet në të dyja korsitë. Mjetet do të devijohen nga Qafë Kashari-Universiteti Epoka ndërsa nga Epoka deri në Rinas Aeroport do jetë e bllokuar. Mjetet  do të shfrytëzojnë edhe rrugët dytësore për në Dalje Autostradë-Drejtimi Durrës.

FAZA E TRETE: RINAS AEROPORT -KRYQËZIM RINAS

Punimet në këtë segment do të vazhdojë për 7-10 ditë. Faza e tretë e punimeve do të jetë nga Rinas Aeroport-Kryqezim Rinas(Ahmetaq), ku do të punohet në të dyja korsitë. Mjetet do të devijohen në Degëzimin e Rinasit në drejtim të Vorës për në Hyrjen e Autostradës Tiranë–Durrës dhe do të përdorin segmentin Qafë Kashar–Rinas (aeroport).

Etiketa: ARRSHtrafiku

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Alban Ramosaj reagon për herë të parë për trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix

Alban Ramosaj reagon për herë të parë për trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com