GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

FSHF pjesë e projektit ndërkombëtar “Mbrojtja dhe Siguria e Fëmijëve në Sport”, takim lançues në “Shtëpinë e Futbollit”

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
FSHF pjesë e projektit ndërkombëtar “Mbrojtja dhe Siguria e Fëmijëve në Sport”, takim lançues në “Shtëpinë e Futbollit”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Federata e Futbollit vijon angazhimin e saj për krijimin e një mjedisi sa më të sigurt dhe gjithëpërfshirës për fëmijët, duke u bërë pjesë e projektit ndërkombëtar “Mbrojtja dhe Siguria e Fëmijëve në Sport”, një nismë që zbatohet nga Terre des Hommes në Shqipëri, Rumani, Kosovë dhe Greqi.

Në kuadër të këtij projekti u zhvillua takimi lançues, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit, Federatës Shqiptare të Basketbollit, Terre des Hommes Albania dhe agjencisë lokale të përzgjedhur për implementimin e projektit në Shqipëri.

Projekti synon të forcojë mekanizmat e mbrojtjes së fëmijëve në sport dhe të promovojë një kulturë sigurie, respekti dhe mirëqenieje për të gjithë fëmijët që angazhohen në aktivitetet sportive.

Në fazat e ardhshme do të organizohen fokus-grupe me futbollistë dhe basketbollistë të grupmoshave 12–14 vjeç dhe 15–19 vjeç, si dhe me prindër dhe profesionistë të sportit, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe mbledhjen e mendimeve mbi çështjet që lidhen me sigurinë e fëmijëve në sport.

Pjesë e panelit ishin gjithashtu Drejtoresha e Përgjithshme e Terre des Hommes Albania, Enkelejda Kallçiu, Anëtarja e Kryesisë së Federatës Shqiptare të Basketbollit, Migena Plasa, dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, Alma Dandilli, të cilat vlerësuan rëndësinë e projektit si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të mekanizmave të mbrojtjes së fëmijëve në sport dhe rritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional për garantimin e një mjedisi të sigurt për çdo fëmijë.

Takimi u hap me fjalët përshëndetëse të Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku, i cili vlerësoi rëndësinë e projektit dhe angazhimin e vazhdueshëm të Federatës në mbrojtjen e fëmijëve në futboll.

“Për ne është një kënaqësi e veçantë që të mirëpresim takimin lançues të projektit “Mbrojtja dhe Siguria e Fëmijëve në Sport”, një iniciativë që na bashkon të gjithëve rreth një objektivi të përbashkët: garantimin e një mjedisi sportiv të sigurt, mbrojtës dhe gjithëpërfshirës për të gjithë fëmijët.

Futbolli është sporti më i ndjekur nga fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri. Pikërisht për këtë arsye, ne besojmë se fusha e futbollit duhet të jetë gjithmonë një vend ku çdo fëmijë ndihet i sigurt, i respektuar dhe i mbrojtur.

Mbrojtja e fëmijëve nuk është vetëm një përgjegjësi që u takon institucioneve të mbrojtjes së fëmijëve, ajo është një përgjegjësi e përbashkët e çdo organizate sportive, trajneri, arbitri, punonjësi dhe drejtuesi klubi, e çdo personi që merret me sport dhe punon me fëmijët.

Për këtë arsye, gjatë viteve të fundit, FSHF-ja, në bashkëpunim me Terre des Hommes Albania, ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të forcuar sistemin e mbrojtjes së fëmijëve në futboll. Kemi hartuar dhe miratuar Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve në Futboll, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar në vitin 2023. Kemi ngritur një rrjet pikash rajonale kontakti për mbrojtjen e fëmijëve, kemi investuar në zhvillimin e kapaciteteve të tyre dhe kemi organizuar takime informuese e ndërgjegjësuese me klubet dhe akademitë sportive për të promovuar standardet dhe përgjegjësitë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve.

Pikërisht për këtë arsye, FSHF-ja e mbështeti me bindje projektin “Mbrojtja dhe Siguria e Fëmijëve në Sport”, duke e konsideruar atë si një mundësi për të çuar më tej punën e nisur.

Ky projekt na jep mundësinë të forcojmë më tej kapacitetet e klubeve sportive dhe profesionistëve të sportit, të përmirësojmë mekanizmat e bashkëpunimit me sistemin e mbrojtjes së fëmijëve, të zhvillojmë procedura më efektive të referimit dhe reagimit, si dhe të fuqizojmë vetë fëmijët për të njohur të drejtat e tyre dhe për të kërkuar mbështetje kur kanë nevojë për të”, – tha Shulku.

Pas prezantimit të projektit dhe aktiviteteve kryesore, pjesëmarrësit vijuan punën në fokus-grupe të dedikuara për profesionistët e sportit dhe prindërit, duke diskutuar mbi sfidat, nevojat dhe praktikat më të mira për garantimin e sigurisë së fëmijëve në sport.

Përmes këtij projekti, FSHF riafirmon angazhimin e saj për të vendosur mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve në qendër të zhvillimit të futbollit, duke bashkëpunuar me partnerët vendas dhe ndërkombëtarë për të ndërtuar standarde gjithnjë e më të larta në këtë fushë.

 

Etiketa: fshfprojekt

Lajme të lidhura

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League
Sport

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League
Sport

Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

21:01 - 22/10/26
Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën
Sport

Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën

15:29 - 22/10/26
Para
Nafta shtrenjtohet sërish, çfarë ndikoi në rritjen e çmimit

Nafta shtrenjtohet sërish, çfarë ndikoi në rritjen e çmimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com