GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Nisma e re për të ndaluar ‘largimin e trurit’ nga Ballkani Perëndimor

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Nisma e re për të ndaluar ‘largimin e trurit’ nga Ballkani Perëndimor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

‘Largimi i trurit’ është një çështje urgjente në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Për të zgjidhur këtë sfidë, është krijuar Fondi Rajonal i Sfidave (RCF), i mbështetur nga Gjermania, për të ndihmuar bizneset në këto vende që të gjejnë punonjës të kualifikuar, tha Frieder Woehrmann, drejtuesi i Njësisë së Menaxhimit të Fondeve, RCF.

Një strukturë financimi e krijuar për të rritur punësimin e të rinjve, RCF premtoi rreth 75 milionë euro për të mbështetur projekte të ndryshme trajnimi në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi dhe Serbi.

“Gjendja ekonomike në Ballkanin Perëndimor karakterizohet nga papunësia e të rinjve, e kombinuar me mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar në ndërmarrje”, tha Woehrmann për BNE IntelliNews.

Woehrmann thekson angazhimin e fondit për të nxitur bashkëpunimin midis institucioneve të arsimit dhe kompanive, në të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, për të kapërcyer hendekun midis aftësive të zotëruara nga fuqia punëtore dhe kërkesave të tregut të punës.

“Qytetarëve në të gjithë ekonomitë në Ballkanin Perëndimor u mungojnë aftësitë e nevojshme për të konkurruar në një ekonomi të integruar globale dhe ata janë të paaftë për t’u përshtatur shpejt me kërkesat në tregun e punës.

Punëdhënësit e Ballkanit Perëndimor shpesh ankohen për mospërputhje të aftësive”, tha Woehrmann.

Sipas Woehrmann, një nga arsyet kryesore të mospërputhjes së aftësive është emigracioni, pasi njerëzit e aftë në vendet e Ballkanit Perëndimor, shpesh emigrojnë për të kërkuar mundësi jashtë vendit, të tërhequr nga kushtet më të mira të punës, pagat më të larta dhe perspektivat më të forta të karrierës.

‘Largimi i trurit’ thekson mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar brenda rajonit, duke e bërë të vështirë për punëdhënësit që të gjejnë kandidatë të kualifikuar për bizneset.

Shumë njerëz po largohen nga Maqedonia e Veriut këtë verë, për të punuar në hotelet dhe restorantet e Kroacisë, në kërkim të pagave më të mira.

Sipas një punonjësi të një prej kompanive më të mëdha të telekomunikacionit në vend, pesë të rinj u larguan nga kompania brenda vetëm një dite, për të punuar në sektorin e hotelerisë në Kroaci.

Raportet e mediave në vend bëjnë të ditur se disa punonjës në administratën publike po marrin leje pa pagesë për të punuar në Kroaci gjatë verës, ku pagat, në varësi të vendit të punës, arrijnë në mbi 1000 euro, duke shtuar edhe ushqimet dhe akomodimi falas. Krahasuar me një pagë mesatare neto prej pak më shumë se 500 eurosh që marrin në Maqedoninë e Veriut, zgjedhja duket shumë tërheqëse.

Sllovenia gjithashtu ka rritur numrin e lejeve të punës për të huajt, kryesisht nga vendet e Ballkanit, veçanërisht në sektorë si ndërtimi, prodhimi, transporti, magazinimi, hoteleria dhe tregtia.

Në gjysmën e parë të vitit, janë dhënë më shumë se 22 mijë leje pune për të huajt. Punëtorët nga Kosova (7,000), Bosnjë-Hercegovina (mbi 6,000) dhe Serbia (1,700), kryesojnë në marrjen e lejeve të punës.

Së fundmi, Sllovenia organizoi dy aktivitete mbi karrierën në Maqedoninë e Veriut, të cilat tërhoqën 3,500 njerëz. Kjo përgjigje tregon potencialin e punësimit në Maqedoninë e Veriut, një vend me rreth 140,000 individë të papunë. Në Bosnjë, ka ende mbi 350,000 persona të kategorizuar si të papunë, ndërsa Serbia ka rreth 400,000./Monitor

 

 

 

Etiketa: ballkan. largimTruri

Lajme të lidhura

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë
Breaking Views

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26
Punime të paguara dhe të pakryera për ujësjellësin, KLSH kap me shkelje bashkinë Tepelenë
Aktualitet

Punime të paguara dhe të pakryera për ujësjellësin, KLSH kap me shkelje bashkinë Tepelenë

11:21 - 13/11/26
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Aktualitet

Çmimet e marketeve në Tiranë shkojnë deri në 50% më të shtrenjta se në rajon, rekord bulmeti

08:04 - 13/11/26
Para
U depërtuan ilegalisht nga Rusia, 11 fëmijë rikthehen në Ukrainë

U depërtuan ilegalisht nga Rusia, 11 fëmijë rikthehen në Ukrainë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Front i përbashkët kundër Ramës”, Berisha nuk përjashton as Veliajn: Nëse jep kontribut, unë nuk ndaloj asnjërin
Aktualitet

“Front i përbashkët kundër Ramës”, Berisha nuk përjashton as Veliajn: Nëse jep kontribut, unë nuk ndaloj asnjërin

13:19 - 14/11/26

Lideri demokrat Sali Berisha ka bërë thirrje për një front të përbashkët kundër Edi Ramës, ndërsa është shprehur se, edhe...

Lexo më shumë
Berisha: Rama caktoi Ervin Demon si drejtues politik në Tiranë, ky është i aftë të kryejë çdo krim

Berisha: Rama caktoi Ervin Demon si drejtues politik në Tiranë, ky është i aftë të kryejë çdo krim

13:07 - 14/11/26
Rama: U ngrit një furtunë mediatike se mbrojta Belindën, unë dhe PS nuk bëjmë avokatinë e askuj

Rama: U ngrit një furtunë mediatike se mbrojta Belindën, unë dhe PS nuk bëjmë avokatinë e askuj

13:00 - 14/11/26
Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës, për Veliajn shpreh tjetër qëndrim

Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës, për Veliajn shpreh tjetër qëndrim

12:42 - 14/11/26
Rama fshihet pas Europës, shpall protestën kundër qeverisë si sulm ndaj zhvillimit të Shqipërisë

Rama fshihet pas Europës, shpall protestën kundër qeverisë si sulm ndaj zhvillimit të Shqipërisë

12:19 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com