GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Nisma franko-gjermane/ Osmani: Ka për qëllim përshpejtimin e dialogut

18:57 - 21/10/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
Takimi me Bajram Begajn, Osmani: Nuk e diskutova për “Open Ballkan”, kërkoj që…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha të premten se nisma franko-gjermane për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka për qëllim përshpejtimin e dialogut dhe se askush nga partnerët nuk ka kërkuar nga Kosova që të heq dorë nga njohja e ndërsjellë. “Iniciativa franko-gjermane ka për qëllim intensifikimin e dialogut, kjo nënkupton që shumë çështje të cilat në fillim kanë qenë të planifikuara të trajtohen veç e veç në marrëveshje të ndara të cilat do të mund të merrnin vite të tëra, ideja është që të gjitha ato çështje të grupohen në një dokument të vetëm që në mënyrë intensive të tejkalohen dallimet dhe të arrihet marrëveshje sa më parë që të jetë e mundur në mënyrë që të mos lejomë që interesat e Rusisë dhe të satelitëve të tyre për të tensionuar rajonin të mbizotërojnë”, tha ajo.

Presidentja Osmani tha në një konferencë me gazetarë, tha se javët në vijim do të ketë diskutime sqaruese me ekipin e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit të Francës Emannuel Macron mbi nismën, raporton Zëri i Amerikës.

“Deri tani ajo çka mund të garantojë është kjo që qëllimi i partnerëve tanë është qëllim i mirë dhe qëllimi është që ky proces të përfundojë sa më parë dhe po ashtu që asnjëherë askush nga partnerët nuk ka kërkuar nga Kosova që të hiqet dorë nga njohja reciproke. Prandaj dua t’i drejtohem qytetarëve të Kosovës që të rrinë të qetë sepse në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë, jo që po kërkohet një gjë e tillë, por nuk do të lejojmë të preket sovraniteti, nuk do të lejojmë që të preket integriteti territorial u vendit tonë e aq më pak funksionaliteti i brendshëm i Kosovës”, tha ajo.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili vizitoi Kosovën dhe Serbinë gjatë dy ditëve të kaluara i shprehu mbështetje nismës ndërsa bëri thirrje për përmbushjen e marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian përfshirë edhe atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai ritheksoi qëndrimin amerikan se asociacioni “duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, duhet t’u përmbahet ligjeve të Kosovës dhe nuk duhet të ndikojë në funksionalitetin e Kosovës”.

Një ditë pas deklarimeve të tij mediet lokale publikuan një projekt të statutit të këtij asociacioni duke pretenduar se është hartuar nga ekspertë gjermanë dhe i referohet marrëveshjes së vitit 2013 të arritur në bisedimet Kosovë – Serbi në Bruksel.

Presidentja Vjosa Osmani tha se nuk ekziston një projekt i shtetit gjerman që u është dorëzuar institucioneve të Kosovës dhe sipas saj as nuk do të ketë.

“Për shkak se qëndrimi i partnerëve tanë është i qartë në kontekstin se ata nuk thonë vetëm themelojeni Asociacionin por edhe pjesa e dytë e kërkesës është shumë me rëndësi e përmendim që asnjë veprim i tillë nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimin e gjykatës Kushtetuese”, tha presidentja Osmani.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha mbrëmë se nuk beson në një marrëveshje të shpejtë me Kosovën por vendi i tij ndodhet nën trysni për të gjetur një zgjidhje sikurse edhe për t’i vendosur sanksione Moskës për shkak të agresionit në Ukrainë.

Në një intervistë me televizionin serb “Prva”, ai tha se situata në Kosovë është e ndërlikuar dhe fuqitë perëndimore duan zgjidhje. Ai tha se Serbisë në shkëmbim i ofrohet ardhmëria evropiane “por çështja është sa do të jetë përulëse për Serbinë zgjidhja e çështjes së Kosovës”.

Sot gjatë ditës presidenti serb takoi ambasadorët e vendeve kryesore perëndimore për të diskutuar rreth propozimeve të fundit për një marrëveshje. Në një komunikatë të presidencës serbe presidenti Vuçiç citohet të ketë thënë se Serbia është e përkushtuar për dialogun si mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të hapura, në të mirë të serbëve dhe shqiptarëve që jetojnë në Kosovë, pa rrezikuar interesat e saj shtetërore.

Të premten kryeministri i Kosovës Albin Kurti ftoi udhëheqësit e partive opozitare në parlament për diskutime rreth siç u tha “procesit të dialogut, ideve, modeleve dhe mundësive për elementet kryesore të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilat po qarkullojnë nga e nëpër kancelaritë perëndimore e demokratike, e që në këtë periudhë funksionojnë si sprova dhe testime”.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ishte i vetmi nga opozita që u paraqit në takim.

“Diskutim për krejt nenet e marrëveshjes, pra për të gjitha nenet, preambulën. Kemi provuar të japim kontributin tonë si Aleancë, në mënyrë që Kosova edhe në këtë proces të arrijë sukses. Besoj që duhet të vazhdojmë më tutje bashkë me aleatët tonë, në këtë rast me Amerikën edhe aleatët evropianë. Ajo që besoj se është e rëndësishme në këtë proces është se ky proces duhet ta ketë edhe vulën e Amerikës, jo vetëm përkrahjen e Amerikës, pra për të qenë ky proces në garanca të plota duhet të nënshkruhet të paktën edhe nga niveli i njejtë amerikan”, tha zoti Haradinaj.

Etiketa: KosoveVjosa Osmani

Lajme të lidhura

Mijëra vota me ndryshime/ Rinumërimi i pjesshëm në Kosovë shton dyshimet për abuzime
Aktualitet

Mijëra vota me ndryshime/ Rinumërimi i pjesshëm në Kosovë shton dyshimet për abuzime

14:50 - 17/01/26
Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së/ Zgjatet me dy muaj paraburgimi për Veselin, Selimin e Krasniqin
Aktualitet

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së/ Zgjatet me dy muaj paraburgimi për Veselin, Selimin e Krasniqin

09:40 - 17/01/26
Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie
Aktualitet

Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie

17:30 - 15/01/26
Para
Inflacioni më i lartë në 2 dekada, shqiptarët paguajnë çmimet më të larta!

Inflacioni më i lartë në 2 dekada, shqiptarët paguajnë çmimet më të larta!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni me 12 të arrestuar në Itali e Shqipëri, Antimafia: Tre celula me në krye shqiptarë
Aktualitet

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

23:00 - 17/01/26

Një 42-vjeçar është riarrestuar nga karabinierët italianë, pasi kishte hyrë në vend ilegalisht, duke thyer urdhrin e gjykatës për dëbim...

Lexo më shumë
SHBA kërcënoi BE me tarifa të reja, reagojnë liderët evropianë: Evropa do të përgjigjet e bashkuar

SHBA kërcënoi BE me tarifa të reja, reagojnë liderët evropianë: Evropa do të përgjigjet e bashkuar

22:25 - 17/01/26
Makina del nga rruga në Sarandë, plagosen dy të rinjtë (Emrat)

Makina del nga rruga në Sarandë, plagosen dy të rinjtë (Emrat)

22:24 - 17/01/26
Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës

Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës

21:31 - 17/01/26
Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion

Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion

21:06 - 17/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com