GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Nismat ligjore me shumë zhurmë për asgjë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nismat ligjore me shumë zhurmë për asgjë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa nisma të ndërmarra nga qeveria Rama në sesionet e shkuara parlamentare, kanë ngjallur reagime të forta. Disa prej tyre përfshirë ligji anti-shpifje apo nisma për amnistinë fiskale qëndrojnë ende në sirtarët e Kuvendit.

Nismat nuk janë kontestuar vetëm brenda vendit, por kanë hasur oponencë edhe nga organizmat ndërkombëtar.

“Amnistia fiskale dhe penale për subjektet që bëjnë deklarim vullnetar të pasurive” projektligji prej 12 faqesh i kritikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe institucione të tjera u shty në kohë për të arritur edhe një konsensus politik, me grupet e interesit si dhe me ndërkombëtarët dhe ekzekutivi të reflektonte duke rishikuar draftin për të bërë ndryshimet e kërkuara prej tyre.

Drafti i cili parashikon një amnisti 1-vjeçare për ligjërimin e pasurive të padeklaruara apo pa regjistruara me në fokus emigrantët dhe përjashtonte nga lista e saj politikanë apo paratë me origjinë kriminale është në faqen zyrtare të Parlamentit, por ende duket se qeveria nuk ka reflektuar ndërhyrje të reja në të, duke vënë në pikëpyetje miratimin e tij edhe në këtë sesion parlamentar.

Konsensus e mbështetje edhe nga faktori ndërkombëtar nuk u arrit plotësisht as për ligje të tjera me natyrë jo ekonomike si ai për anti-shpifje, që po ashtu ka mbërritur në Kuvend që prej vitit të kaluar por rrëzimi nga Venecia e mban pezull mazhorancën ta kalojë në Kuvend për miratim.

Por, debate të forta në mandatin e dytë të qeverisë Rama shkaktoi edhe nisma e lançuar dhe e pashkruar në letër si ajo për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore në vend.
Megjithëse kryeminstri Rama asokohe deklaronte se qeveria ka angazhuar ekspertë vendas e të huaj për hartimin e një drafti që do të ishte gati së shpejti, mesa duket ende ekzekutivi nuk ka një projektligj konkret për nismën e lançuar me bujë.

Teksa parlamenti ka zhvilluar vetëm seancën e parë të prezantimit të programit, mbetet për t’u parë në këtë sesion parlamentar nëse është një nismë e vërtetë, e cila nëse bëhej e zbatueshme mund të sillte përfitime ekonomike, por njëkohësisht mund të shoqërohej edhe risqe të mëdha.

Etiketa: ligjetqeveriazhurme

Lajme të lidhura

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur
Aktualitet

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Para
Heqja e targave serbe në Kosovë, Petkoviç: Serbët do t’u përgjigjen provokimeve të Prishtinës

Heqja e targave serbe në Kosovë, Petkoviç: Serbët do t’u përgjigjen provokimeve të Prishtinës

TË FUNDIT

Mashtronin të huajt përmes platformave online, 4 të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)
Aktualitet

Mashtronin të huajt përmes platformave online, 4 të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

09:17 - 30/09/26

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona, të cilët përmes platformave online mashtronin qytetarë nga vende të ndryshme të Bashkimit...

Lexo më shumë
Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26
Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26
Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com