GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Nismë e rrezikshme”/ PD: Pasaporta e artë e Edi Ramës, për balozët e krimit

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Nismë e rrezikshme”/ PD: Pasaporta e artë e Edi Ramës, për balozët e krimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike deklaroi sot se nisma “pasaportat e arta” është një nismë e rrezikshme për sigurinë e vendit. Zëdhënësja e PD, Floriana Garo tha sot se pasi i ka hedhur interesat kombëtare në “gojën e ujkut serb” që atij i duket vëlla, kryeministri Edi Rama, sipas PD ka gati pabesinë e radhës në shpinë të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Për PD, “pasaporta e artë”, e paraqitur si nismë për të ofruar biznesin dhe investimet e huaja, nuk është gjë tjetër veçse fundi i pafund i marrëzisë liberale të Edi Ramës. Ndër të tjera, Garo tha se skema të tilla paraqesin rrezik në lidhje me sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal, financimin e terrorizmit dhe infiltrimin nga krimi i organizuar dhe janë të papajtueshme me legjislacionin e BE-së.

Deklarata:

Pasaporta e artë e Edi Ramës, pasaportë për balozët e krimit.

Deklaratë e Partisë Demokratike, zëdhënësja Floriana Garo
Një qeveri që nuk ruan dot as portalin e vet të cilin ia ‘thyejnë’ disa hakera amatorë, të cilët Edi Rama Megallomani i paraqet si ‘fuqi të huaja’, ka ndërmarrë edhe një hap tjetër që e çon para greminës sigurinë kombëtare. Pasi ka shitur çdo gjë publike dhe ka bërë publike çdo të dhënë të shqiptarëve;
pasi ka hapur portat e ndeshjes së demave të krimit me moton ‘hëngshi kokat tuaja!’;  pasi i ka hedhur interesat kombëtare në ‘gojën e ujkut serb’ që atij i duket vëlla, Edi Rama ka gati pabesinë e radhës në shpinë të Shqipërisë dhe shqiptarëve. ‘Pasaporta e artë’, e paraqitur si nismë për të ofruar biznesin dhe investimet e huaja, nuk është gjë tjetër veçse fundi i pafund i marrëzisë liberale të Edi Ramës.  Partia Demokratike e kundërshton këtë nismë të qeverisë së inkriminuar kokë e këmbë si një nismë të rrezikshme për sigurinë e vendit, rajonit, Bashkimit Europian e me gjere, sepse i hap rrugë, si personazheve me kapacitete financiare kriminale apo të dyshimta, të lidhura ngushtë me Edi Ramën, ministrave dhe zyrtarëve të tij, ashtu edhe celulave të terrorizmit ndërkombëtar.
Ky është qëndrimi ynë i palëkundur dhe që shkon në drejtim të interesit publik. Qëndrimi ynë mbështet edhe qëndrimin e drejtë të Komisionit Europian i cili e ka thënë qartë:
“Skema të tilla paraqesin rrezik në lidhje me sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal, financimin e terrorizmit dhe infiltrimin nga krimi i organizuar dhe janë të papajtueshme me legjislacionin e BE-së. Si vend kandidat, Shqipëria duhet të përmbahet nga zhvillimi i një skeme të tillë”.
Partia Demokratike e di arsyen pas kësaj nisme të Edi Ramës, e cila edhe mendjes më të pastërvitur do t’i dukej jo logjike. Ai nuk është budallai, por është shejtani që luan budallain, me një qëllim final që lidhet me forcimin e pushtetit personal dhe të sektit anti-shqiptar që drejton dhe dobësimin e forcës reaguese të ekonomisë dhe publikut vendas.
Më shumë se kaq, ai sprovohet në një ushtrim të vjetër anti-europian që ka nisur që në vitin 2013 kur bllokonte negociatat me tri ligjet e famshme.
Vendimi për të akorduar pasaporta të arta për zgëqet financiare të botës është pjesë e planit për të mbajtur shqiptarët poshtë dhe Europën jashtë.
Kalimi i këtij vendimi do të thotë përplasje direkte me Bashkimin Europian dhe direktivat e tij. Do të thotë bllokim i kapitujve të anëtarësimit të Shqipërisë.
Edi Ramës i intereson kjo, sepse skaneri i BE mbi aktivitetin e qeverisë do t’i detektonte shenjat e gishtërinjve të tij dhe klikës, të ndotur nëpër punët e pista dhe rrugët e së keqes, që ai ka hapur në shpinë të Shqipërisë, që nga koha kur shpalli ‘të vetmen rrugë’, tek ‘drejtimi i duhur’, për ta përfunduar Shqipërinë në krye të çdo listë të zezë globale, për faqen e tij të zezë.

Etiketa: Garopasaporta e artePD

Lajme të lidhura

KLGJ dhe KLP rritën pagat, reagon ministri Gogu: Qeveria nuk paguan pa ligj, Kuvendi do të zgjidhë ngërçin
Aktualitet

KLGJ dhe KLP rritën pagat, reagon ministri Gogu: Qeveria nuk paguan pa ligj, Kuvendi do të zgjidhë ngërçin

11:35 - 05/09/26
“Mbërrita në SHBA”, Berisha publikon pamje nga aeroporti, pritet nga përfaqësues të komunitetit shqiptar
Aktualitet

“Mbërrita në SHBA”, Berisha publikon pamje nga aeroporti, pritet nga përfaqësues të komunitetit shqiptar

09:35 - 05/09/26
Dita e 98-të e protestës, qytetarët mbushin sheshet dhe rrugët deri në  largimin e qeverisë: Ta rrethojmë  kryeministrinë
Aktualitet

Dita e 98-të e protestës, qytetarët mbushin sheshet dhe rrugët deri në largimin e qeverisë: Ta rrethojmë kryeministrinë

07:54 - 05/09/26
Para
Përfshihet nga flakët fabrika e sfungjerit

Përfshihet nga flakët fabrika e sfungjerit

Discussion about this post

TË FUNDIT

KLGJ dhe KLP rritën pagat, reagon ministri Gogu: Qeveria nuk paguan pa ligj, Kuvendi do të zgjidhë ngërçin
Aktualitet

KLGJ dhe KLP rritën pagat, reagon ministri Gogu: Qeveria nuk paguan pa ligj, Kuvendi do të zgjidhë ngërçin

11:35 - 05/09/26

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë...

Lexo më shumë
Porositi 4.6 kg kanabis nga SHBA për t’i shitur në Tiranë, arrestohet 20-vjeçari

Porositi 4.6 kg kanabis nga SHBA për t’i shitur në Tiranë, arrestohet 20-vjeçari

11:24 - 05/09/26
Të dyshuar si autorë të zjarrvënieve të qëllimshme, arrestohen tre persona në Durrës (Emrat)

Të dyshuar si autorë të zjarrvënieve të qëllimshme, arrestohen tre persona në Durrës (Emrat)

11:05 - 05/09/26
“Ulu në gjunjë dhe kërko falje!”, arrestohet këngëtari Jozefin Marku pas konfliktit fizik me Eduart Kuçin

“Ulu në gjunjë dhe kërko falje!”, arrestohet këngëtari Jozefin Marku pas konfliktit fizik me Eduart Kuçin

10:51 - 05/09/26
Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë

Vendi nën pushtetin e flakëve! Forca të shumta në letër, por logjistikë e pamjaftueshme në terren

10:38 - 05/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com