GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Një 70-vjeçar s’mund të zgjidhet Avokat i Popullit”/ Reagon Ndregjoni: Ligji nuk parashikon kufizim moshe

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Një 70-vjeçar s’mund të zgjidhet Avokat i Popullit”/ Reagon Ndregjoni: Ligji nuk parashikon kufizim moshe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend ndërsa po flitej në lidhje me Avokatin e Popullit, u shpreh se kandidati Besim Ndregjoni nuk mund të votohet pasi ka mbushur moshën 70 vjeç.

Në një reagim, Ndregjoni u shpreh se ligji shqiptar nuk parashikon asnjë kufizim moshe.

“Kandidatura ime është shqyrtuar dhe verifikuar në mënyrë të rregullt nga strukturat kompetente të Kuvendit, të cilat kanë konfirmuar përputhshmërinë time me të gjitha kriteret e përcaktuara nga legjislacioni”, shprehet ai.

Reagimi i plotë:

Në vijim të deklarimit publik të deputetit Taulant Balla, i cili ka deklaruar se kandidatura për Avokat të Popullit “nuk mund të votohet pasi kandidati ka mbushur moshën 70 vjeç”, dëshiroj të bëj një sqarim të domosdoshëm për publikun dhe partnerët ndërkombëtarë.
Ligji shqiptar nuk parashikon asnjë kufizim moshe për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Neni 3 i ligjit nr. 8454/1999 e përcakton qartë se cilat janë kriteret për këtë funksion, dhe mosha nuk është dhe nuk ka qenë kurrë pjesë e tyre. Për këtë arsye, çdo pretendim që lidhet me një kufizim moshe është plotësisht i pabazuar në ligj.

Kandidatura ime është shqyrtuar dhe verifikuar në mënyrë të rregullt nga strukturat kompetente të Kuvendit, të cilat kanë konfirmuar përputhshmërinë time me të gjitha kriteret e përcaktuara nga legjislacioni. Deklarata se kandidatura “nuk mund të votohet”, për shkak të moshës, përbën një shtrembërim të hapur të së vërtetës dhe një ndërhyrje të papranueshme në procesin e votimit.

Në këtë rast po tentohet të pengohet qëllimisht kandidimi i një të përndjekuri politik për një funksion kushtetues të pavarur. Kjo nuk është vetëm e padrejtë, por përbën një cenim të rëndë të të drejtave themelore, të parimit të barazisë dhe të pjesëmarrjes së lirë në jetën publike. Të përdorësh justifikime të sajuara për të ndaluar votimin e një kandidature të ligjshme është një praktikë diskriminuese, që krijon precedent të rrezikshëm dhe sjell ndër mend praktika që Shqipëria është përpjekur t’i kapërcejë.

Veprime të tilla bien ndesh me standardet e kërkuara nga BE, SHBA, OSBE dhe Këshilli i Evropës, të cilët kanë theksuar prej vitesh se institucionet e pavarura duhet të zgjidhen përmes proceseve transparente, të paanshme dhe të bazuara në merita. Përpjekjet për të deformuar ligjin dhe procesin e votimit minojnë besimin publik dhe dëmtojnë imazhin demokratik të vendit.

U bëj thirrje institucioneve të respektojnë ligjin dhe të garantojnë një proces të rregullt, duke mos lejuar ndërhyrje politike që cenojnë zgjedhjen e Avokatit të Popullit, një institucion kyç për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Lajme të lidhura

21 ditë protestë kundër Ramës, studentët do të organizohen përsëri në orën 12:00: Pa dorëheqje nuk ndalojmë
Aktualitet

21 ditë protestë kundër Ramës, studentët do të organizohen përsëri në orën 12:00: Pa dorëheqje nuk ndalojmë

08:37 - 02/11/26
Zgjedhjet lokale më 9 maj 2027, zbulohet kandidati i parë në garë për Bashkinë e Tiranës!
Aktualitet

Zgjedhjet lokale më 9 maj 2027, zbulohet kandidati i parë në garë për Bashkinë e Tiranës!

08:23 - 02/11/26
Kuti plot me euro në vilën e Ballukut, ja çfarë deklaruan familjarët e pastrueses kur u pyetën
Aktualitet

Kuti plot me euro në vilën e Ballukut, ja çfarë deklaruan familjarët e pastrueses kur u pyetën

08:08 - 02/11/26
Para
Klodjan Braho prezanton platformën për drejtimin e SPAK: 18 vite eksperiencë në drejtësi

Klodjan Braho prezanton platformën për drejtimin e SPAK: 18 vite eksperiencë në drejtësi

Discussion about this post

TË FUNDIT

21 ditë protestë kundër Ramës, studentët do të organizohen përsëri në orën 12:00: Pa dorëheqje nuk ndalojmë
Aktualitet

21 ditë protestë kundër Ramës, studentët do të organizohen përsëri në orën 12:00: Pa dorëheqje nuk ndalojmë

08:37 - 02/11/26

Protesta studentore kundër qeverisë së Edi Ramës hyn sot në ditën e 21-të, ndërsa të rinjtë vijojnë të këmbëngulin në...

Lexo më shumë
Zgjedhjet lokale më 9 maj 2027, zbulohet kandidati i parë në garë për Bashkinë e Tiranës!

Zgjedhjet lokale më 9 maj 2027, zbulohet kandidati i parë në garë për Bashkinë e Tiranës!

08:23 - 02/11/26
Kuti plot me euro në vilën e Ballukut, ja çfarë deklaruan familjarët e pastrueses kur u pyetën

Kuti plot me euro në vilën e Ballukut, ja çfarë deklaruan familjarët e pastrueses kur u pyetën

08:08 - 02/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 2 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 02/11/26
Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh

Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh

07:55 - 02/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com