GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Një arsye më shumë për të premten

16:05 - 04/04/24
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Një arsye më shumë për të premten
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Genc Pollo – Ish ministër e deputet

“Skandalet ndodhin, nuk ke cfarë u bën. E rëndësishme është si reagohet ndaj tyre.” është një shprehje amerikane të cilën e përsërisnin lektorët nga ShBA gjatë seminareve antikorrupsion në Europën ish-komuniste. E thënë ndryshe inkompetencë, abuzim e korrupsion do të ketë përherë në shtet. Kur këto raste zbulohen atëhere kemi skandale. Në këtë moment duhet reagimi. Për të kapurin me presh në duar mbetet që publikisht të pretendojnë pafajësi, ose të pranojnë fajin apo përgjegjësinë. Pastaj mund të vazhdojë si më parë ose të japë dorëheqjen (apo konfirmojnë mos rikandidimin). E kështu me radhë. Po kështu veprojnë instancat eprore: ose i japin sërish besim, ose i kërkojnë shpjegime, ose i kërkojnë (më pas) dorëheqjen, ose (kur është nevoja) e shkarkojnë nga ofiqi.

Në këtë sens të gjithë prisnin e reagimin e Erion Veliajt; pas disa ditësh ai tha: “Unë uroj që (drejtorët) të provojnë pafajësinë e tyre, dëshiroj me gjithë zemër të besoj deri në fund në pafajësinë e të gjithë bashkëpunëtorëve të mij”  Pastaj vazhdoi me fjali të lodhura se mbi arritjet e shkuara e të ardhshme dhe me premtime se krahas auditit  do të krijonte një mekanizëm për konfliktin e interesit; pastaj ai lëshon edhe fjalinë e pataksur “Ky është një vend që nuk t’a fal kollaj suksesin!”

Asnjë fjalë për marrjen e përgjegjësisë personale; per moskontrollin, për injorimin e denocimeve konkrete e të detajuara muaj më parë për gjithçka provoi hetimi penal; për ndjekjen gjyqësore të denoncuesve që Veliaj e  njoftoi sapo ata hapën gojën.

Edhe pse faktet që publiku lexoi në aktin gjykatës për arrestimin e drejtorëve dukeshin 100% si shpallje fajtorë Veliaj uron dhe dëshëron pafajsinë e tyre. As zhgënjim, as qortim, as distancim e as dënim siç e lyp modeli “mi hëngrën frutat pas shpine”.

Analistë të ndryshëm kanë vënë në pah me të drejtë se rasti i drejtorëve të bashkisë nuk ka lidhje me korrupsionin e dikurshëm kur kompania fituese paguante një rryshfet të caktuar dhe vazhdonte punën. Tashmë pushtetari “e derdh” buxhetin publik tek kompania ku është vetë pronar. Kështu rezultoi edhe për drejtorin e rrugëve të arrestuar para pak javësh. Kështu flasin provat e indiciet në rastin e PPP-ve si inceneratorët, sterilizimi etj. Kjo sjell një dëm të madh në treg pasi kompani që gjatë dekadave kanë punuar e janë zhvilluar praktikisht dalin nga tregu e duhet të mbyllin qepenat.

Por dëmi më i madh është ai politik. Dikur sa për sy e faqe kishte edhe dorëheqje e shkarkime (si dhe shpesh riciklime në vijim). Por paturpësia e mësipërme e Veliajt është një stad i ri.

Siç është në rangun e vet edhe heshtja e ministres së turizimit më statusin strategjik-special që i akordoi “hotelit të drejtorëve”;  kështu paguan më pak tatime se të tjerët e përfiton subvencione nga tatimet që paguajnë të tjerët.

Siç është edhe shungulluese heshtja e Edi Ramës si kryeministër por edhe si kryetar i Partisë Socialiste për “drejtuesin politik” të Tiranës.

Në këtë stad është e vështirë që problemi të trajtohet në rrugë politike. Në mungesë të veprimit penal mbetet politika e rrugës. Të premten, ora 11:00 tek Bashkia.

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Mes lotësh rrëfehet nëna e Santianës: Mallkuar qoftë barku që e…

Mes lotësh rrëfehet nëna e Santianës: Mallkuar qoftë barku që e...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com