GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Një dhuratë për Ramën nga KASaphana e zgjedhjeve

16:39 - 16/03/23
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Një dhuratë për Ramën nga KASaphana e zgjedhjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Enton Abilekaj – Lejimi i hyrjes së një partie në zgjedhje nuk mund të quhet i keq. Opozitar apo jo, grupimi i Alibeajt nuk duhet të privohej nga gara, pavarësisht korrektësisë me ligjin. Edhe nëse vendimi antiligjor i KAS është marrë me urdhër politik dhe me symbyllur, nuk mund të qortohet se i dha mundësinë një force politike të hyjë në zgjedhje dhe një grupi votuesish, sado të vogël, të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit e preferuar.

Problemi lind kur ky vendim bëhet pjesë e nje skeme për të goditur opozitën kryesore, kur anëtarët e KAS, ndërkohë që e dinë se po shkelin ligjin bëjnë sikur japin Drejtësi, për të justifikuar Padrejtësinë që i bëjnë opozitës kryesore. Partia Demokratike, ajo që përfaqëson demokratët, jo për fajin e vete, nuk u regjistrua në gjykatë, jo për fajin e vete, nuk i ka dokumentet që kërkon ligji për tu regjistruar në zgjedhje.

As Komisioneri dhe as KAS nuk mund ta shkelin ligjjn dhe ta regjistrojnë. Por, kur refuzojnë PD dhe pranojnë si PD grupimin e pakicës dhe njohin si kryetar në detyrë Alibeajn, atëherë bëhet e qartë se juristët e KAS nuk janë bamirësit e opozitës, por kamikazët e pushtetit.

Ish-ministri i Drejtësisë, për të manipuluar ligjin dhe publikun, e pyeti përfaqësuesin e Lulzim Bashës, a pati kontestime kur Alibeaj u caktua kryetar në detyrë? Skema bajate, që kishte për qëllim të fashiste pyetjet në fakt ngriti një pikëpyetje të madhe: Me çfarë dokumentash KAS e ka pranuar Alibeajn si kryetar në detyrë? A ka dorëzuar PD e vulës vendimin e Këshillit Kombëtar për t’i dhënë detyrën e kryetarit Alibeajt? Çfarë kredencialesh ka çuar? A kanë përgjegjësi ligjore ata që pranojnë dokumente të falsifikuara dhe tejkalojnë kompetencat duke marrë vendime që i takojnë vetëm gjykatës, për njohjen e Alibeajt si kryetar në detyrë?

Sigurisht që KAS nuk ka marrë asnjë vendim të Këshillit Kombëtar se nuk është mbledhur kurrë, por ka pranuar të shkelë ligjin.

Të njëjtën shkelje mund ta bënte edhe me PD- në, të pranonte dokumentet e përfaqësuesit ligjor, ta njihte Berishën si kryetar dhe ta regjistronte në zgjedhje. Kjo shkelje do vinte në vend vullnetin e të paktën 500 mijë votuesve, kjo shkelje do të ishte një hap për drejtësinë që e mohon gjykata.

Në vend të kësaj, KAS mori një vendim, të detajuar me njohjen e kryetarit Alibeaj, në shërbim të dëshirës së autokratit për të prishur zgjedhjet dhe paravendosur rezultatin. Gjithë benefitet që shteti ia jep opozitës për të konkuruar në mënyrë të barabartë me maxhorancën, do t’i fitojë një grupim që nga ato benefite nuk nxjerr dot vota për vete, por merr nga opozita për t’i shërbyer Ramës.

Sot, KAS vendosi që fondet shtetërore që i takojnë opozitës, të përdoren hapur dhe ligjërisht kundër opozitës, vendosi që koha televizive që ligji i garanton opozitës, të përdoret kundër saj.

Tani Edi Rama është gati të futet në zgjedhje.

/Dosja.al/

Etiketa: Edi RamaEnton AbilekajKASPD

Lajme të lidhura

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
Para
Vrau ish-bashkëshorten, burg përjetë për Elton Metajn

Vrau ish-bashkëshorten, burg përjetë për Elton Metajn

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen
Aktualitet

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

17:26 - 11/03/26

Policia e Tiranës ka njoftuar akset që do të bllokohen ditën e nesërme gjatë kohës që Partia Demokratike do të...

Lexo më shumë
Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë

Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë

17:16 - 11/03/26
Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK

U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK

15:26 - 11/03/26
Kush do të drejtojë Policinë e Shtetit? Zbulohen kandidatët pas largimit të Prodës

Kush do të drejtojë Policinë e Shtetit? Zbulohen kandidatët pas largimit të Prodës

15:11 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com