GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çfarë pritet? Një ditë pas dorëzimit të mandatit të deputetit, Jurgis Çyrbja thirret sërish në SPAK

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Jurgis Çyrbja

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak orë pasi dorëzoi mandatin e deputetit, SPAK ka thërritur sërish sërish Jurgis Çyrbjen.

Siç bëjnë me dije burime, Çyrbja është njoftuar për t’u paraqitur këtë të premte në orën dhjetë.

Deputeti Çyrbja, në paraqitjen e tij 72 orë më parë në SPAK, u pyet për gati 5 orë, por në dalje ai nuk pranoi që të flasë dhe të tregojë detaje.

Pritet që deputetit Jurgis Çyrbja t’i komunikohet akuza e “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në 4 raste.

Kjo lëvizje juridike është kryer nga prokurori Dritan Prençi, i cili për gati tre vite hetime pretendon se ka konstatuar shkelje ligjore në 4 raste të legalizimit të objekteve pa lejë të ndërtuara në Durrës.

Këto shkelje sipas prokurorit Prençi, janë kryer na ish-drejtori i Hipotekës në Durrës, aktualisht deputeti i PS, Jurgis Çyrbja si dhe disa vartës të tij në hipotekë dhe ALUIZNI-t në Durrës.

Të gjitha këta zyrtarë dhe ish-zyrtarë, tashmë janë marë të pandehur dhe pritet që në ditët në vijim, SPAK të delegojë dosjen kundër tyre në gjykatë për shqyrtim gjyqësor.

Ndërkohë ikja e Jurgis Çyrbja nga parlamenti, duke dorëzuar mandatin e deputetit të PS, është konsideruar si një lëvizje juridike-strategjike, me shpresën për t’i shpëtuar ndjekjes penale nga Prokuroria e Posaçme.

Nga ana tjetër Çyrbja, ka argumentuar kërkesën për lënien e mandatit të deputetit, si një domosdoshmëri për tu marë me problemet shëndetësore.

Deputeti socialist u thirr në SPAK për një kallëzim të Edi Palokës në zgjedhjet e 2021.

Paloka e akuzonte për shpërdorim detyre në kohën kur drejtonte hipotekën e Durrësit.

Në atë kohë drejtues politik i qarkut Durrës, Edi Paloka, ka çuar në SPAK deputetin aktual për “shpërdorim detyre”, për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm, duke realizuar kështu mbivendosje prone.

Në të njëjtën kohë, Paloka pretendoi se edhe javët e fundit të fushatës Çyrbja ka qenë i pranishëm në Kadastrën e Durrësit duke shpërndarë çertifikata dhe legalizime, njësoj sikur të ishte ende drejtor Hipoteke.

Deputeti demokrat tha në atë kohë në një deklaratë për mediat, se në SPAK janë depozituar kallëzimet penale për drejtuesit e institucioneve vendore në Durrës që janë përfshirë në blerjen e votave, si dhe një seri shtetasish që duke shpërndarë para apo përmes kërcënimeve synuan të tjetërsojnë vullnetin e votuesve.

Vendin e Çyrbjes në Kuvend pritet që ta zërë Erjon Meka, i cili në zgjedhjet e fundit mori 2228 vota.

Etiketa: CyrbjaSpak

Lajme të lidhura

Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë
Aktualitet

Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

08:30 - 11/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Kombi na thërret!/ Sot protesta e 104, qytetarët mbushin përsëri sheshin: Do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

07:51 - 11/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers
Aktualitet

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Para
U kap me 2.1 kg drogë në banesë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë (Emri)

U kap me 2.1 kg drogë në banesë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 11 shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:33 - 11/09/26

Në kursin e këmbimit valutor sot, 11 shtator, një dollar amerikan blihet me 78.7 lekë dhe shitet me 80 lekë....

Lexo më shumë
Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

08:30 - 11/09/26
25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

08:16 - 11/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Kombi na thërret!/ Sot protesta e 104, qytetarët mbushin përsëri sheshin: Do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

07:51 - 11/09/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Shtator 2026

07:34 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com