GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Një ditë pas paralajmërimit të Ramës, pranga ndërtuesit pa leje në Ksamil, nën hetim 6 të tjerë

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Një ditë pas paralajmërimit të Ramës, pranga ndërtuesit pa leje në Ksamil, nën hetim 6 të tjerë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në qarkun e Vlorës vijon aksioni ndaj ndërtimeve pa leje. Një 37-vjeçar është arrestuar në Lukovë të Himarës pasi po ndërtonte dy objekte pa leje.

3 vëllezër në Radhimë janë vendosur nën hetim për shkak se po ndërtonin gjithashtu pa leje.

Nuk kanë shpëtuar as tre persona të tjerë që gjithashtu po ndërtonin pa leje në Radhimë, Lukovë e Ksamil.

Njoftimi i plote:

Vijon puna nga strukturat e DVP Vlorë, për goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Goditen nga Policia, 5 raste të ndërtimeve të paligjshme.

Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasi S. G., 39 vjeç, banues në Vranisht, Vlorë, pasi gjatë kontrollit përreth banesës së tij, u gjetën të kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa.

Strukturat e DVP Vlorë, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, kanë evidentuar dhe goditur 5 raste të ndërtimeve të paligjshme. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:

R.Ç., 37 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar dy objekte në fshatin Lukovë, Himarë, pa lejen e organeve përkatëse.

Si dhe janë proceduar penalisht shtetasit:

A.L., D. L., A. L. (vëllezër), pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt në fshatin Radhimë, Orikum, pa lejen e organeve përkatëse;

F.I., pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt në fshatin Radhimë, Orikum, pa lejen e organeve përkatëse;

S.M., pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt në fshatin Lukovë, Himarë, pa lejen e organeve përkatëse;

G.H., pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt në lagjen nr. 3, Ksamil, pa lejen e organeve përkatëse.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

E.J., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

R.Xh., 29 vjeç, banues në Finiq, pasi ditën e djeshme, në rrugën Krane-Qafë Botë, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale E. K., 79 vjeçe dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: arrestimebregdetEdi RamaNdertime pa leje

Lajme të lidhura

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë
Aktualitet

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë

23:15 - 13/09/26
Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën
Aktualitet

Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën

22:37 - 13/09/26
Elbasani i shkakton humbjen e parë Egnatias në kampionat
Aktualitet

Elbasani i shkakton humbjen e parë Egnatias në kampionat

20:58 - 13/09/26
Para
Shkëlqeu me Ferencvaros, tashmë Myrto Uzuni vlen më shumë se kushdo në Hungari

Shkëlqeu me Ferencvaros, tashmë Myrto Uzuni vlen më shumë se kushdo në Hungari

TË FUNDIT

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë
Aktualitet

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë

23:15 - 13/09/26

Shqiptari Alket Rizai, i njohur në Greqi për arratisjet spektakolare nga burgu dhe si ish-bashkëpunëtor i të shumëkërkuarit Vasilis Paleokostas,...

Lexo më shumë
“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh?

“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh?

22:56 - 13/09/26
Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën

Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën

22:37 - 13/09/26
“Rama trajner, ekip me korrupsion”/ Parullat pikante nga dita e 106-të e protestës qytetare në Tiranë

“Rama trajner, ekip me korrupsion”/ Parullat pikante nga dita e 106-të e protestës qytetare në Tiranë

21:52 - 13/09/26
Lush Susaj thirrje mësuesve: Mësojini fëmijëve reagimin dhe atdhedashurinë, jo heshtjen

Lush Susaj thirrje mësuesve: Mësojini fëmijëve reagimin dhe atdhedashurinë, jo heshtjen

21:17 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com