GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Një epokë e re”/ Si mburrej Rama me ligjin për të cilin u arrestua Meta

09:42 - 24/10/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Një epokë e re”/ Si mburrej Rama me ligjin për të cilin u arrestua Meta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u prangos në mënyrë të dhunshme nga SPAK, që solli si argument edhe një ligj për pasuritë minerare të vendit në këtë dosje.

Sipas SPAK, Meta dhe Monika Kryemadhi, kishin lobuar për një ligj për minierat në vend dhe në këmbim do merrnin një vilë, të cilën në fakt nuk e morën.

Por ligji në fjalë u votua me shumicën e votave të mazhorancës në tetor të vitit 2014.

Madje projektligji, u propozua nga deputetja socialiste Esmeralda Shkjau.

Në votimin e ligjit, kryeministri Edi Rama mburrej duke thënë se po nis një epokë e re.

“Ky projekt, nuk është një projekt i radhës. Është një projekt me rëndësi strategjike që ndan qartë dy epoka; Epokën e një barbarie të stërzgjatur me pasojë tragjedira të njëpasnjëshme të kthyera në rutinë, me shfrytëzimin krejtësisht kriminal të pasurisë kombëtare në zonën e Bulqizës në radhë të parë, por në tërësi në zonat e pasura minerale dhe Epokën që nis me miratimin e këtij projekti, i cili ka në themelin e vet në radhë të parë detyrimin për siguri, pastaj domosdoshmërinë për inovacion, dhe si rezultat edhe garancinë për progres.

Unë dua të falënderoj përpara Kuvendit në radhë të parë ministrin e Energjisë dhe të Industrisë, të gjithë ekipin e tij, për vendosmërinë më të cilën kanë çuar përpara një proces jashtëzakonisht të vështirë duke futur duart në një zgavër gjarpërinjsh. E rezultat revokimi i lejeve minerare për 160 subjekte që nuk përmbushnin detyrimet kontraktuale ndaj shtetit si një provë e vendosmërisë, por edhe e vështirësisë së këtij procesi.

Por duhet të falënderoj edhe të gjithë përfaqësuesit e ‘Aleancës për Shqipërinë Europiane’ në këtë Kuvend që vijnë si përfaqësues të popullit të këtyre zonave dhe posaçërisht të zonave të veriut, për mbështetjen dhe kontributet që kanë sjellë për ta përcaktuar qartë dhe në mënyrë të konsoliduar kornizën e këtij projekti,” shprehej Rama në Kuvend më 9 tetor të vitit 2014.

Etiketa: Edi RamaIlir MetaKryesore1

Lajme të lidhura

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit
Aktualitet

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital
Aktualitet

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja
Aktualitet

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26
Para
Von Der Leyen përfundon takimin me Presidentin Begaj, fokusi tek integrimi

Von Der Leyen përfundon takimin me Presidentin Begaj, fokusi tek integrimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit
Aktualitet

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish-zëvendëskryeministres dhe...

Lexo më shumë
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com