GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Një fabrikë në Mariupol kthehet në bunker mbrojtës për ukrainasit (FOTO)

18:05 - 20/04/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Një fabrikë në Mariupol kthehet në bunker mbrojtës për ukrainasit (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pse trupat ruse e kanë marr pothuajse plotësisht nën kontroll qytetin port Mariupol në jug të Ukrainës, ushtria ukrainase akoma është e vendosur brenda fabrikës së çelikut Azovstal që ka mbetur si kështjella e fundit e forcave të armatosura të Ukrainës në këtë qytet.

Pavarësisht që zyrtarët prorusë nga Donbasi ditën e sotme raportuan se ushtarët nga Donetksu dhe Luhansku, me ndihmën e ushtrisë ruse filluan sulmet në Azovstal marrja nën kontroll e kësaj pjese të qytetit paraqet probleme të mëdha për rusët.

Nga ana tjetër,  përveç numrit të madh të ushtarëve ukrainas, mbrojtja territoriale batalioni Azov dhe luftëtarët e huaj që gjenden përreth fabrikës, për ushtrinë paraqet probleme të mëdha dhe një sërë tunelesh që gjenden nën fabrikë, kurse brenda janë pikërisht të vendosur ushtarët ukrainas.

“Fabrikën Azovstal ku janë të stacionuar ushtarët, por me gjasë edhe qytetarët e përbën një kompleks gjigant nga mure të trasha të betonit, dyerve të çelikta dhe istikamet nëntokësore të përforcuara. Në thelb është një qytet nën qytet”.

Gazetari i Daily Mail, John Lawson, ka publikuar fotografinë që tregon një sërë tunelesh nën fabrikë, që janë ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë kur ekzistonte një kërcënim i madh i një konflikti bërthamor mes Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara.

Bazuar në atë çfarë është shfaqur në fotografi, tunelet gjenden në gjashtë kate nën tokë, e brenda kësaj hapësire mund të akomodohen deri në 40 mijë persona në rast se vjen deri te ndonjë sulm bërthamor. Kur bëhet fjalë për vet sipërfaqen e fabrikës, aty gjenden një sërë deposh, oxhaqe që gjithashtu ofrojnë një lloj mbrojtje për ushtarët ukrainas.

Duke marr parasysh pozicionin e tunelit, ekspertët gjithashtu vlerësojnë se është pothuajse e pamundur të depërtohet me bombardime pasi që ushtarëve rus do t’ju duhej të përdornin një teknikë të veçantë për të mbyllur tunelet apo për t’i detyruar ushtarët të dalin jashtë.

Përveç se është vështirë të shkohet deri te tunelet, ato i ofrojnë një mundësi ushtarëve ukrainas që akoma të mund të kryejnë sulme ndaj trupave ushtarake ruse që gjenden në qytet. Tunelet u mundësojnë brigadave të dalin në sipërfaqe dhe të kryejnë sulmet guerile mbi trupat ruse. Sistemi i tuneleve është i ngjashëm me labirintet, ku akoma mbetet hapësirë e mjaftueshme që ushtarët të organizojnë sulme mbi ushtrinë ruse që gjendet në sipërfaqe.

Së fundmi, besohet se në sistemin e tuneleve janë të stacionuar rreth 1.500 ushtarë ukrainas. E mënyra e vetme që ushtria ruse të pastroj këtë pjesë është përdorimi i armëve kimike.

Etiketa: bunkerkeshtjelleLuftaMariupolRusiUkraine

Lajme të lidhura

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Para
Tre gola në një ndeshje, shpërthen sulmuesi i Shqipërisë U21 në Itali

Fiorentina nuk fal, sulmuesi i Shqipërisë U21 shënon sërish gol (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com