GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sekuestrim i telefonit të avokatit Bajrami/ Reagon Llangozi: Sulm i hapur ndaj konfidencialitetit

20:30 - 19/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Sekuestrim i telefonit të avokatit Bajrami/ Reagon Llangozi: Sulm i hapur ndaj konfidencialitetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Elbasanit është përfshirë sërish në një tjetër skandal.

Pasi ndaluan pa asnjë bazë ligjore Uljan Bajrami, tashmë prokuroria ka sekuestruar edhe telefonin e avokatit, një sulm i hapur ndaj pavarësisë dhe dinjitetit të profesionit të avokatit.

Denoncimi vjen nga avokati Arben Llangozi, i cili e cilëson këtë veprim si një akt abuziv dhe jashtë çdo norme ligjore.

Ai tregon se prokuroria ka sekuestruar telefonin e Barjamit pa asnjë provë konkrete që të lidhë avokatin me ndonjë vepër penale, duke kërkuar në mënyrë të padrejtë “prova” në mesazhet dhe bisedat e tij personale.

“Veprimet abuzive të Prokurorisë së Elbasanit nuk kanë fund. Sekuestrimi i telefonit të avokatit pa asnjë bazë ligjore është kthyer në një farsë të turpshme të drejtësisë. Kur nuk ka prova, prokuroria fillon të bëjë ‘gjueti shtrigash’ në telefonin e avokatit,” deklaron Llangozi.

Sipas tij, oficerja e Policisë Gjyqësore, Zmeralda Mehilli, ka kryer këtë veprim nën bekimin e prokurorisë, megjithëse nuk ka asnjë lidhje të provuar me ndonjë veprim kriminal.

Kjo sjellje paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për konfidencialitetin profesional dhe e rrezikon seriozisht lirinë e avokatëve për të ushtruar profesionin pa frikë nga presionet apo përndjekjet.

Postimi: 

Në Elbasan, drejtësia është kthyer në një farsë të turpshme. Pasi ndaluan pa asnjë bazë ligjore avokatin Uljan Barjami, tani prokuroria dhe policia e këtij qyteti po tentojnë të shpikin prova aty ku nuk ekzistojnë. Dhe ku po i kërkojnë? Në telefonin e avokatit!

Telefoni i Avokatit Uljan Barjami është sekuestruar në mënyrë absurde nga oficerja e Policisë Gjyqësore Zmeralda Mehilli, nën sytë dhe bekimin e prokurorisë së Elbasanit. Një veprim i paligjshëm, i motivuar nga keqdashja, urrejtja dhe frika nga e vërteta. Ata nuk kanë asnjë provë, asnjë argument, asnjë lidhje të telefonit me ndonjë “vepër penale” por e sekuestruan gjithsesi, me shpresën se ndoshta gjejnë diçka, ndoshta zbulojnë ndonjë fjalë, ndonjë mesazh, që mund ta kthejnë në “provë” për të justifikuar abuzimin e tyre.

Kjo nuk është drejtësi, kjo është gjueti shtrigash. Kur një prokurori i mungon prova, fillon të kërkojë “veprën” në telefon. Kur një polici i mungon profesionalizmi, fillon të shpikë prova në vend që t’i gjejë. Dhe kur një oficer policie si Zmeralda Mehilli sekuestron telefonin e një avokati, ajo nuk po zbaton ligjin po e përdhos ligjin.

Në thelb, ky është një akt hakmarrjeje ndaj një avokati që guxoi të flasë, të mbrojë dhe të ekspozojë montazhet e sistemit. Sekuestrimi i telefonit nuk ka të bëjë me ndonjë hetim, por është sekuestruar si provë mbase gjejnë ndonjë vepër penale.

Ata duan të gërmojnë në komunikimet e tij me klientët, të shohin bisedat, të kapin ndonjë fragment që mund ta përdorin kundër tij në shkelje flagrante të konfidencialitetit profesional, një nga shtyllat themelore të drejtësisë në çdo vend demokratik.

Çfarë kërkon të gjejë prokuroria në telefonin e një avokati? Një “vepër penale” të imagjinuar? Apo një arsye për ta ndëshkuar pse nuk u përkul dhe nuk u bë noter i tyre? Kjo sjellje është një turp institucional dhe një kërcënim i hapur për çdo avokat në Shqipëri. Sepse sot është telefoni i Uljan Barjamit, nesër mund të jetë telefoni i çdo avokati tjetër që refuzon të heshtë përpara padrejtësisë.

Sekuestrimi i telefonit të një avokati është shkelje e hapur e Kushtetutës, e Kodit të Procedurës Penale dhe e çdo parimi të shtetit të së drejtës. Është akt i qëllimshëm, i planifikuar dhe me motiv të pastër hakmarrës.

Në fund, e vetmja “vepër penale” që mund të gjendet në këtë rast është ajo që kanë kryer vetë oficerë dhe prokuror, është ai i shpërdorimit të detyrës.

Sekuestrimi i telefonit të avokatit Uljan Barjami nuk lidhet në asnjë mënyrë me ndonjë kërcënim nga telefoni si send, por është një veprim abuziv dhe i paligjshëm, i kryer vetëm për të shkelur konfidencialitetin profesional dhe për të ushtruar kontroll mbi komunikimet e avokatit me klientët.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë
Breaking Views

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

22:44 - 19/12/25
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës
Breaking Views

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

22:29 - 19/12/25
Para
Sulmi me tritol ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci, nën hetim edhe mafia shqiptare

Sulmi me tritol ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci, nën hetim edhe mafia shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25

Mazhoranca do ta zvarrisë heqjen e mandatit për Belinda Ballukun deri pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin...

Lexo më shumë
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

22:44 - 19/12/25
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

22:29 - 19/12/25
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com