GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Një hap larg mbijetesës, Memelli: Ecuri e jashtëzakonshme, unë dhe klubi kemi të njëjtën moto

09:26 - 20/05/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Një hap larg mbijetesës, Memelli: Ecuri e jashtëzakonshme, unë dhe klubi kemi të njëjtën moto
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skënderbeu është një hap larg evitimit të “play-out” dhe qëndrimit në Superiore. Ekipi korçar ndodhet në formë të shkëlqyer. Nesër do të luajë dhe do synojë fitoren në shtëpi kundër Kukësit, përballje rreth së cilës flet trajneri Migen Memelli në prononcimin për mediat.

“Padiskutim që jam më i qetë pas fitores së fundit. Nëse shohim kalendarin, dy rivalët tanë përplasen me njëra tjetrën. Mendja është te ndeshja e nesërme me Kukësin. Do të bëjmë më të mirën për të marrë maksimumin, pra tre pikët. 

Kundërshtari? Është një skuadër që ka jashtëzakonisht cilësi brenda, sidomos te mesi i fushës e sipër. Ka lojtarë mjaft cilësorë për kampionatin tonë. Gjërat vështirësohen, por jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe mendoj se gjërat do i bëjmë shumë mirë. 

Skuadra është me impenjimin e duhur, ka intensitetin e duhur. Siguria e pikëve është, por na kërkohet të fitojmë këtë ndeshje dhe të largohemi nga zona e ‘play-out’. Maturia vjen kur vijnë edhe rezultatet. 

Edhe në të kundërt, qetësia që duhet të na karakterizojë në ndeshje të tilla është determinante. Nuk kam dyshime, skuadra jonë ka cilësi brenda. Kur këto cilësi shkrihen me grupin, forca e kësaj skuadre është e jashtëzakonshme.

Ne kemi kaluar skuadra shumë të forta, po flas për dy fazat e fundit që jam këtu. Kemi fituar me Kukësin dhe Partizanin në Elbasan, me Shkodrën kemi dalë barazim. Jemi finalistët e Kupës. Nisur nga ky fakt, lojtarët janë koshientë që mundësitë dhe forcat që ka skuadra janë të jashtëzakonshme. 

Do të luajmë për të bërë më të mirën, duke pasur respekt për kundërshtarin dhe cilësitë që ka, por duke respektuar edhe veten, duke vlerësuar vetën dhe atë që kemi bërë. Do të hyjmë në fushë për të fituar. 

Rikthimi i tre titullarëve? Skuadra është e plotë. Motoja që udhëheq klubin dhe mendimi që kam unë për futbollin është që të gjithë janë të rëndësishëm dhe askush nuk është i pazëvendësueshëm“, përfundoi Memelli. 

Lajme të lidhura

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Para
“Zgjedhjet në Gjirokastër të vlefshme”, KAS rrëzon ankimimet e PD dhe LSI

Dalin përpara gjykatës përdhunuesit e 15-vjeçares në Lezhë

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com