GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Një hetim që ngre pikëpyetje mbi SPAK

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Një hetim që ngre pikëpyetje mbi SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur mediat publikuan lajmin se gjykata i ka kërkuar prokurorisë të hetojë ish ministrat Beqja dhe Cani për rolin e tyre në koncesionin e sterilizimit, ndoshta shumë e morën me rezervë. Por më vonë lajmi u konfirmua nga vetë gjykatësi Erion Bani, i cili ka firmosur masat e ndalimit.

“Unë pashë që kishte vepra të tjera penale dhe persona, përfshi edhe dy ish-ministrat dhe e kam orientuar prokurorinë që të hetojë në këtë drejtim,” tha zoti Bani për BIRN.

Në një sistem drejtësie, hallka që ka me shume zell për të vendosur pranga në duart e njerëzve sigurisht që është prokuroria. Por për të mbrojtur liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve nga ky zell, sistemi ka hallkën tjetër, atë të Gjykatës.

Mirëpo me hetimet per koncesionin e sterilizimit ka ndodhur e kundërta. Pyetja shtrohet se pse Prokuroria i ka anashkaluar provat që ka parë gjykata në dosjen e saj për personat e tjerë? A ishte kjo paaftësi? Apo arsyeja ishte një tjetër?

Në fakt, që në ditën e parë të krijimit, SPAK-ut i është dashur të mbajë mbi supe një barrë të rëndë. Atë të provës se është një organ i pavarur, i cili heton dhe bën drejtësi në mënyrë të paanshme dhe larg ndikimit politik. Dhe këtu publiku ka qenë i ndarë në dysh. Një pjesë e shoqërisë beson me të vërtëtë se SPAK është i pavarur dhe do të çojë përpara drejtësisë edhe të paprekshmit. Ndërkohë që opozita, por jo vetëm ajo, e ka parë atë si një institucion, që kontrollohet nga politika. Sigurisht që dosja e sterilizimit i çon argumente grupit të dytë.

Prej kohësh në Tiranë kanë qarkulluar fjalë se hetimi për sterilizimin ishte një shpërthim i kontrolluar për të shpëtuar njerëzit më të rëndëishëm që janë përfshirë në të. Ndalimet dhe mos ndalimet e sotme u japin më shumë jehonë këtyre fjalëve.

Që sterilizimi ka përgjegjësi penale në nivele të larta, kjo tashmë është e qartë. Sepse ata ministra që kanë firmosur atë kontratë koncesioni, kanë marrë një angazhim financiar pa tavan. Kontrata e sterilizimit nisi me 90 milionë euro. Brenda dy vitesh arriti në 140 milionë euro dhe mund të shkonte dhe 600 milionë euro.

Dhe nëse një indicie nuk përbën provë, që hetimi për sterilizimin është në rastin më të mirë i paplotë, dy të tillë ndoshta po. Në njoftimin zyrtar për ndalimet e personave të përfshirë në koncesionin e sterilizimit SPAK ka ngritur mbi ta vetëm dy akuza. Falsfikim dokumentash dhe mashtrim me pasoja të rënda. Në të gjithë dosjen nuk ka asnjë akuzë për veprën e korrupsionit. Këtu lind natyrshëm pyetja, përse i falsifikuan dokumentat zyrtarët e shtetit dhe pse mashtroi zoti Rrapaj?

Në një kontratë publike nuk mund të ketë falsifikim dhe mashtrim pa korrupsion. Sepse si falsifikimi ashtu dhe mashtrimi bëhen në funksion të korrupsionit. Zyrtarët nuk falsifikojnë dokumenta për hobi, por e bëjnë këtë për të vjedhur. Pra, dy indicie, të cilat hedhin dyshime të rënda mbi hetimin për koncesionin e sterilizimit, por që mund t’u shtohet edhe një e tretë. Pse nuk ndalet gjakderdhja financiare?

Nëse koncesioni i sterilizimit është fituar me mashtrim, ashtu siç thotë SPAK dhe konfirmon gjykata, pse nuk sekuestrohet kompania për të ndalur hemoragjinë e parave publike? Në finale se kush shkon në burg për sterilizimin, kjo është një çështje e raportit të individit me ligjin. Në këtë moment, interesi publik më i madh është të ndalet vjedhja. Por vjedhja nuk ndalet kur shpërthimi është i kontrolluar. /Oligarkia.al/

Etiketa: pikepyetjeSpak

Lajme të lidhura

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?
Breaking Views

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?

22:09 - 05/09/26
Satira e Gjekmarkaj: Kronika e atyre që pritën, u gëzuan dhe mbetën me gisht në gojë nga Babua
OP-ED

Satira e Gjekmarkaj: Kronika e atyre që pritën, u gëzuan dhe mbetën me gisht në gojë nga Babua

13:45 - 05/09/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rënia e Piktorit, parakusht që Shqipëria të pastrohet nga plehu politik i tri dekadave të hajdutokracisë

09:29 - 25/08/26
Para
Sherr me thika, policia kërkon autorin e plagosjes së 41-vjeçarit

Sherr me thika, policia kërkon autorin e plagosjes së 41-vjeçarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikohen vranësira deri pasdite dhe reshje shiu
Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat, si parashikohen temperaturat për fundjavën dhe ditët në vijim

15:05 - 11/09/26

Moti do të pësojë ndryshime gjatë fundjavës, me shtim të vranësirave dhe rikthim të reshjeve të shiut në pjesën më...

Lexo më shumë
Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

14:45 - 11/09/26
Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

14:21 - 11/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com