GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Një “kafe” nga Çuçi për Kastratin, i fal super tenderin 4.5 MLD lekë

12:17 - 30/03/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Fakte që tregojnë edhe njëherë se Kastrati po e shfrytëzon monopolin në tregun e naftës

Fakte që tregojnë edhe njëherë se Kastrati po e shfrytëzon monopolin në tregun e naftës

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrat e Ramës po kujdesen që për kandidatët e PS në zgjedhjet e majit të kenë sa më shumë karburant për fushatën. Madje po prokurojnë karburant edhe për zgjedhjet e vitit 2025! Këtë strategji e ka zbatuar edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi. Ai ka firmosur kontratën me vlerë 4.5 miliardë lekë, pa garë fare për oligarkun Shefqet Kastrati. Prokurimi është hapur nga  Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqëndruara, në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Bëhet fjalë për super tenderin i cili është i ndarë në 7 lote. Loti i parë është regjistruar në buletinin e 27 marsit 2023 dhe sikur shihet i janë vënë në dispozicion 1.3 miliardë lekë. Për këtë tender ka paraqitur ofertë vetëm bashkimi i operatorëve KASTRATI” SHPK dhe “KASTRATI GROUP” SHA, të dyja firmat të oligarkut të naftës.

Prokurimet vetëm me një ofertë duhet të pezullohen, sepse sipas ligjit cenon konkurrencën dhe përbejnë hapësira për abuzime. Por, Çuçi nuk e ka marrë parasysh këtë pikë të ligjit dhe ka nënshkruar kontratën për 2 vjet. Pra deri në 2025, “makina” e Çuçit do të mbushet “full” nga Kastrati.

Ndërkohë, po në këtë buletin është regjistruar edhe kontrata për lotin 2 e projektit gjigand për naftë.

Për këtë prokurim ministri ka vënë në dispozicion 576 milionë lekë dhe afati është për 3 vjet. Kështu, ai ka siguruar naftë edhe për vitin 2025. Në këtë pikë lind pyetja vallë nuk i dalin Çuçit 1.3 miliardë lekë naftë që ka shtuar dhe këtë tenderin tjetër? Ku e di Çuçi si do të jenë çmimet e naftës pas tre vjetësh?

Këto janë manovra të dyshimta dhe që lënë hapësira për abuzim, duke shtuar këtu faktin se çmimi i natës në vendin tonë është akoma në nivele të larta dhe nuk është logjike të bëhen blerje për një afat të gjatë. Sidomos kur bëhet fjala për produkte, çmimi i të cilave mund të ndryshojë sërish deri në vitin 2025.

Gjithsesi manovra më e madhe është kjo që bën Kastrati. Pasi edhe në këtë tender ai ka garuar me 2 firmat e tij, si një bashkim operatorësh. Sërish kemi një ofertë dhe kontratë të firmosur në mungesë të konkurrencës, që skuq me shkelje.

Po në të njëjtat linja vazhdon edhe kontrata e tretë.

Sërish Çuçi ka paguar për të blerë naftë. Këtë herë ka lënë në dispozicion 800 milionë lekë. Parashikohet të blihet naftë për vitin 2023! Edhe në këtë prokurim fitues është shpallur menjëherë Kastrati, serish pa garë dhe pa proceduar sipas ligjit. Ajo që bie në sy është se, të tria kontratat janë nënshkruar në 10 mars 2023, por publikohen më 27 mars 2023.

Pra, dy javë me vonesë! Kështu që nuk është çudi, madje faktet tregojnë që edhe katër lotet e tjera i janë dhënë Kastratit. Por, Bledi po i mban të fshehta kontratat për t’i mbajtur larg vëmendjes, dhe i publikon disa javë më vonë. Po, nga  të dhënat e mbledhura shihet qartë që 4.5 miliardë lekë janë destinuar për Kastratin për furnizim me karburant për tre vitet e ardhshme.

Fakte që tregojnë edhe njëherë se Kastrati po e shfrytëzon monopolin në tregun e naftës për të thithur buxhetin e shtetit, ndërkohë që komandon çmimet në kurriz të qytetarëve.

Lexo edhe: Subvencionet të bllokuara/ Kastrati merr 11 MLD lekë nga Krifca për naftë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Bledi ÇuçiKastratinafteShefqet Kastratitender

Lajme të lidhura

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
VIDEO+18/ Volejbollistja zbulon gjoksin në Big Brother Vip

VIDEO+18/ Volejbollistja zbulon gjoksin në Big Brother Vip

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com