GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Një komb, një qëllim”/ Ambasadori Meidani, mbledhje me qeveritarët shqiptarë të RMV

në Breaking Views, Kosovë & Rajon, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Një komb, një qëllim”/ Ambasadori Meidani, mbledhje me qeveritarët shqiptarë të RMV
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Denion Meidani, organizoi një takim të rëndësishëm me zyrtarët e lartë shqiptarë që mbajnë poste të rëndësishme në qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Ky takim, i mbajtur në kuadër të procesit të negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes rajonale për këtë proces historik.

Në këtë takim morën pjesë figura të shquara politike, si Zv. Kryeministri i Parë Izet Mexhiti, Zv. Kryeministri Arben Fetai, Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani, Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, Kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi, Zv. Ministri i Bujqësisë Flakron Bexheti dhe Zv. Sekretari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Hasim Murtezani.

Në fjalën e tij, ambasadori Meidani theksoi rëndësinë e këtij momenti historik, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin që ndan të njëjtën aspiratë për një të ardhme evropiane. “Mbështetja nga liderët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është një shembull i qartë i bashkëpunimit rajonal dhe i përpjekjeve të përbashkëta për të çuar përpara procesin e integrimit evropian të vendeve tona”, u shpreh Meidani.

Takimi shërbeu si një platformë për të diskutuar më tej për sfidat dhe mundësitë që paraqet ky proces për rajonin, duke theksuar se bashkëpunimi i ngushtë midis vendeve të Ballkanit është kyç për përparimin e përbashkët drejt Bashkimit Evropian.

Liderët shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut shprehën urimet e tyre më të përzemërta për progresin e Shqipërisë në procesin e negociatave dhe konfirmuan gatishmërinë për të mbështetur këtë rrugë drejt integrimit evropian.

gijotina.com/

Etiketa: BERMVshqiptaret

Lajme të lidhura

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti
Breaking Views

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë
Breaking Views

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Para
Shqipëria dhe Kosova mësojnë vazon në shortin e Botërorit 2026

Shqipëria dhe Kosova mësojnë vazon në shortin e Botërorit 2026

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com