GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Një në tre dëme të papaguara është i SIGAL/ Raporti: Avni Ponari shton fitimet në kurriz të qytetarëve

18:57 - 10/07/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Një në tre dëme të papaguara është i SIGAL/ Raporti: Avni Ponari shton fitimet në kurriz të qytetarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shoqëria e sigurimit Sigal UNICA mbledh më shumë të ardhura dhe paguan më pak dëmshpërblime, sipas raportit të AMF për periudhën janar maj 2025. Krahasim të primeve dhe dëmeve të paguara nga secila kompani në treg gjatë periudhës janar-maj 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë tregon se kompania SIGAL, e Avni Ponarit, që ka pjesën më të madhe të kontratave në treg për momentin, renditet gjithashtu në krye të listës së kompanive më rënie të dëmshpërblimeve, në vlerë.

Kështu, në periudhën janar-maj 2024, SIGAL arkëtoi rreth 13 milionë euro prime MTPL dhe pagoi rreth 5.2 milionë euro dëme. Ndërkohë, për të njëjtën periudhë të vitit 2025 arkëtoi 14.8 milionë euro prime dhe pagoi rreth 4.9 milionë euro dëme. Kompania rriti në janar-maj 2025 të ardhurat nga primet me rreth 12.9 për qind, por uli pagesat e dëmeve me rreth 4.8 për qind.

Kështu, në periudhën janar-maj 2024, SIGAL arkëtoi rreth 13 milionë euro prime MTPL dhe pagoi rreth 5.2 milionë euro dëme. Ndërkohë, për të njëjtën periudhë të vitit 2025 arkëtoi 14.8 milionë euro prime dhe pagoi rreth 4.9 milionë euro dëme. Kompania rriti në janar-maj 2025 të ardhurat nga primet me rreth 12.9 për qind, por uli pagesat e dëmeve me rreth 4.8 për qind (shih grafikun).

INTERSIG ndërkohë renditet në krye të listës për rritje në përqindje të të ardhurave nga primet po ashtu në krye të listës për rënien drastike të dëmshpërblimeve, në përqindje. Kështu, në janar-maj 2024, INTERSIG arkëtoi rreth 6.2 milionë euro nga primet, kurse në janar-maj 2025, të ardhurat u rriten në rreth 7 milionë euro ose rreth 13.2% më shumë.

Nga ana tjetër, në periudhën janar-maj 2024 pagoi 3.9 milionë euro dëme, ndërsa në janar-maj 2025, shuma e dëmeve të paguara ra me rreth 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 2.4 milionë euro.

Nga të dhënat e AMF del se SIGAL është kompania e parë për numrin e dëmeve të lëna pezull për periudhën në fjalë. 1 në 3 dëme pezull janë të SIGAL, gjë që tregon se qytetarët e siguruar janë duke u sorollatur pa marrë dëmshpërlimet e tyre, gjë që normalisht ka dhënë kontributin në treguesit e mësipërm.

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për janar – maj 2025 kapën vlerën 10,075 milionë lekë, ose 7.60% më shumë se në janar – maj  2024. Gjatë periudhës janar – maj  2025, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 609,763 me një rritje prej 9.29% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 90.58% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 9.38% dhe risigurimi me 0.041% . Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 40.02% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 59.98% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar – maj 2025, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 3,304 milionë lekë, ose 5.59% më pak se në janar – maj 2024.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për janar – maj 2025 kapën vlerën 2,504 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 2.22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-maj 2025 arritën rreth 6,043 milionë lekë, ose 13.03% më shumë se në janar – maj 2024.

Produkti MTPL e brendshme, në janar – maj 2025, pati një rritje prej 12.73 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 6.29% krahasuar me janar – maj 2024.

Produkti Karton Jeshil në janar – maj 2025 pati një rritje prej 15.75% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 15.32% krahasuar me janar – maj 2024.

Produkti Sigurim Kufitar, në janar – maj 2025, pati një rritje 6.94% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me janar – maj 2024 dhe numri i kontratave u  rrit me 5.35%.

Çfarë tregon kjo rritje e të ardhurave të shoqërive të sigurimit? Ky është efekti i lobimit shumëvjeçar të Avni Ponarit me shokë që rregullorja e re e llogaritjes së vlerës së sigurimit sipas sistemit bonus malus të shpërblente oligarkët e këtij sektori.

Ndërsa dëmet e paguara janë ulur.  Pagesat e dëmeve gjatë janar – maj 2025 u ulën me 5.59% krahasuar me janar -maj 2024. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 2,504 milionë lekë, apo 75.79% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Rregullorja në fuqi penalizon veçanërisht drejtuesit e automjeteve të vjetra dhe me motorë më të fuqishëm, të cilat janë më të përhapura në Tiranë dhe qytetet e mëdha.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, flota kombëtare ka një moshë mesatare prej 17–18 vitesh dhe shumica e mjeteve janë me motor mbi 1400 kubikë, çka i përjashton automatikisht nga përfitimi i lehtësirave.

Kjo do të thotë se edhe nëse një shofer është i rregullt, në praktikë ai vazhdon të paguajë më shumë për shkak të karakteristikave të mjetit apo vendbanimit, një mekanizëm që më shumë ndëshkon se shpërblen.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Avni ponaridëmet e papagyaraSIGAL UNICA

Lajme të lidhura

Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore
Aktualitet

Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

14:15 - 20/12/25
Miftaraj: VV partia me më shumë kandidatë për deputet të përfshirë në raste penale!
Aktualitet

Miftaraj: VV partia me më shumë kandidatë për deputet të përfshirë në raste penale!

13:50 - 20/12/25
GJKKO ndan dosjen me 11 të akuzuar/ Çapja, Martinaj dhe Çela do të gjykohen veçmas
Aktualitet

GJKKO ndan dosjen me 11 të akuzuar/ Çapja, Martinaj dhe Çela do të gjykohen veçmas

13:30 - 20/12/25
Para
Meta kërkon lirinë në Kushtetuese: Po mbahem në qeli pa akuzë

Meta kërkon lirinë në Kushtetuese: Po mbahem në qeli pa akuzë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25

Katër persona kane mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në aksin Elbasan Peqin pranë fshatit...

Lexo më shumë
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com