Një objekt është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Shkozet të Durrësit. Zjarri ka rënë te magazinat e ish NSHN-së, në një ambient që i përket një kompanie kamionësh.
Drejt vendngjarjes janë nisur ekipet zjarrfikëse, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në objektet pranë.
Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një masë elektrike.
Discussion about this post