GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Një përgjigje për deputetin e linjës 0900’, Noka i kthehet Ballës: Do ju çmontojmë një e nga një

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Në Londër janë futur GPS në zarfe dhe u vodhën”, Balla i përgjigjet Nokës: Kjo është vepër penale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak pasi ka përfunduar votimi i rezolutës për shpalljen e Iranit shtet terrorist vetëm me kartonët e mazhorancës socialiste, deputeti demokrat Flamur Noka i është përgjigjur kreut të grupit të PS, Taulant Balla, i cili shprehu keqardhjen për bojkotin e PD-së ndaj seancës në Parlament.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, tha se nuk ka mbajtur kurrë një seancë të tillë për miratimin e procesverbaleve dhe se mazhoranca nuk do mundet kurrë që “ta përdorë PD për fasadë apo që ta marrë peng”.

Në reagimin e tij në rrjetin social Facebook, ligjvënësi demokrat e cilëson si “një përgjigje për deputetin e linjës 0900”, duke ironizuar dhe akuzuar Ballën si për deklaratën fyese që bëri në Kuvend një seancë më parë ndaj deputetes Albana Vokshi, por edhe për lidhjet me krimin, drogën dhe korrupsionin.

Postimi i plotë:

Një përgjigje për deputetin e linjës 0900

PD nuk i shërben si fasadë narkoregjimit.

Partinë Demokratike po ju çmonton një e nga një derisa t’ju rrëzojë të gjithëve. Ju jeni ilegjitim.

Shqiptarët, të çdo krahu qofshin, ju kanë parë e ju kanë kuptuar se ç’mall jeni, një organizatë kriminale që vidhni popullin më të varfër në Europë. Ju jeni errësira, sepse përfaqësoni korrupsionin dhe kartelelet e drogës. Ju kurrë s’mund t’i ofroni dritë dhe perspektivë këtij vendi.

Prej jush u ndërpre rruga europiane e Shqipërisë.

Për shkakun tuaj, sot jemi delja e zezë e Europës. Ju krijuat precedentin e parë antishtet, duke iu bërë barrikadë njerëzore drejtësisë.

Ti personalisht i linjës 0900, je një ndër subjektet që të del emri kudo. Te droga, te vrasjet, te korrupsioni, kudo lexohet emri yt.

Shefit tënd Narkosit, po se po.

Opozita ka një objektiv: T’ju rrëzojë juve që të rihapë rrugën e integrimit europian të vendit.

Thirrje në seancë plenare, me rend dite miratimin e procesverbaleve ka 35 vjet ky kuvend që s’ka patur. Përjashtim bën dita e parë e legjislaturës.

Niko Peleshin e keni kapur peng me 60 megat e paneleve në Kolonjë, por opozitën kurrë s’e keni shansin ta kapni peng e ta përdorni për fasadë.

Ne kemi një objektiv: Sektin tuaj të ndyrë të Rilindjes, ta qërrojmë nga drejtimi i shtetit dhe për këtë do luftojmë. Siç iku Proda, Belinda dhe Ergys Agasi, ashtu do ikësh edhe ti, do iki Rama e ca të tjerë aty. Shqipëria do çlirohet nga sekti juaj. Asgjë dhe asnjë s’e ndal dot fundin tuaj.

Etiketa: ballaKryesore1Noka

Lajme të lidhura

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore
Aktualitet

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

08:03 - 06/11/26
Përplasje fizike në emision, Flamur Noka përplaset me gazetarin: Mos më ngri dorën mua se…
Aktualitet

Përplasje fizike në emision, Flamur Noka përplaset me gazetarin: Mos më ngri dorën mua se…

07:52 - 06/11/26
Pastruan 14 mln €, goditet organizata kriminale shqiptare në Itali! Paratë e drogës qarkullonin edhe me lingota ari
Aktualitet

Pastruan 14 mln €, goditet organizata kriminale shqiptare në Itali! Paratë e drogës qarkullonin edhe me lingota ari

23:02 - 05/11/26
Para
Protestë më 28 Shkurt, Berisha: Dita e triumfit  të shqiptarëve mbi hajdutët, nuk do të jetë si ato që keni parë

Bojkotuan rezolutën kundër Iranit, reagon Berisha: PD shpall Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore
Aktualitet

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

08:03 - 06/11/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mundësinë e krijimit të një lidershipi të ri në PD. I Berisha...

Lexo më shumë
Përplasje fizike në emision, Flamur Noka përplaset me gazetarin: Mos më ngri dorën mua se…

Përplasje fizike në emision, Flamur Noka përplaset me gazetarin: Mos më ngri dorën mua se…

07:52 - 06/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Nëntor 2026

07:26 - 06/11/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 6 Nëntor 2026

07:21 - 06/11/26
Qeveria kompenson pronarët e urbanëve, u jep 209 milionë lekë për shtrenjtimin e naftës

Qeveria kompenson pronarët e urbanëve, u jep 209 milionë lekë për shtrenjtimin e naftës

23:28 - 05/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com