GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Një program televiziv që e prisnim prej vitesh….

22:57 - 13/01/23
në OP-ED
Kohë leximi: 2 min
A A
(33) Kiko zbulon shqiptarët që festuan hareshëm festën e çlirimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Më kanë thënë, që një televizion kombëtar ka nisur së fundmi transmetimin e një programi shumë popullor.

Programi, më thonë është informues, argëtues, por mbi të gjitha edukues. Transmeton vlerat më të mira të shoqërisë shqiptare, i mëson të rinjtë me rëndësinë e librit, dialogut të civilizuar dashurinë për punën, respektimin e vlerave të vvërteta dhe rëndësinë e përdorimit me eficensë të kohës dhe mbi të gjitha respektit për të vërtetën.

Programi, më kanë thënë, rrezaton vetëm mirësi, kulturë dhe ka ngjallur aq shumë interes sa edhe të huajt që banojnë në Shqipëri kanë vendosur të mësojnë shqipen.

Ajo që e bën programin shumë popullor, më thonë se janë personazhet, – personalitete të vërteta të jetës kulturore, artistike, mediatike dhe shkencore të Shqipërisë.

Dialogjet që rrezatojnë një kulturë të thellë dhe batutat e nivelit të lartë i mbajnë shikuesit të mbërthyer pas ekranit.

Ndoshta, diskutimet për temat e ditës, si inteligjenca artificiale, mësimi dhe puna në distancë, problemet e imazhit të Shqiperisë, keq dhe mirëqeverisja, argëtimi, dobia dhe mallkimi i rrjeteve sociale,  konflikti mes brezave në familje, gjuhët e huaja, edukimi mediatik,  udhëtimet, kuizet, librat dhe serialet më të mira.. janë disa nga arsyet që e bëjnë këtë program kaq popullor dhe të vlerësuar nga publiku shqiptar.

Bravo! Sa me fat që 2023 ka nisur me programe cilësore. Ja pra që televizioni bëhet edhe përtej formatit “mbledhim 4 vetë, dy këtej dhe dy andej dhe flasim për aktualitetin”. Sa mirë. Mrekulli!

Kam vetëm një problem dhe kërkoi ndihmën tuaj. U bë disa ditë, që po e kërkoj këtë program, por nuk po e gjej.

Në cilin televizion transmetohet dhe në cilë orë?

Ju falenderoj

Etiketa: Lutfi Dervishiprogramiteleviziv

Lajme të lidhura

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Para
Humbje historike, Napoli turpëron Juventusin me 5 gola

Humbje historike, Napoli turpëron Juventusin me 5 gola

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com