GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Një reformë urgjente e institucioneve të shkollimit, urimi më i mirë!

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Koçi refuzoi praninë e tij në komision, Fuga: Një deputet kërkon të të heqë të drejtën pa gjyq
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Artan Fuga

Me rastin e festës së arësimit shqip, gëzuar nxënësve, studentëve, prindërve, gjithë personelit ndihmës, autorëve të teksteve, të programeve, inspektorëve, shefave të arsimit në rrethe, dhe edhe neve mësuesve!

Gjithësesi mbeten kujtime të mira dhe kujtime që mund të ishin më të mira!

Lidhja ndërlëndore përshembull mbaj mend që ishte në nivele frigoriferike. Nga sa kam parë tekstet e tanishëm si edhe programet e lëndëve të aprovuara zyrtarisht lidhja ndërlëndore është në po atë nivel, nën zero, ngrirje, akull!

Formimi ndërdisiplinor i nxënësve në gjimnaze është për të dëshiruar!

Me kujtohet se kur bënim gjeometri euklidiane, askush nuk e lidhte edhe me shqisat njerëzore dhe në radhë të parë me antropologjinë e syrit njerëzor. C’ne thotë injoranti lidhja mes gjeometrisë dhe psikologjisë dhe okulistikës! Prandaj është injorant!

Bënin matematikë, algjebër, por se mos kishte ndonjë mënyrë që t’a lidhje me bazat e logjikës, me atë se çfarë është shprehja logjike, se çfarë është identiteti logjik! C’ne?, logjikë as bëhet fare.

Filozofia dhe matematika? C’ne do të thoshte injoranti? Përse duhen lidhur?

Prandaj është injorant!

Bëhet astronomi, por se mos lidhet astronomia me fizikën a thua se ata që zbuluan dhe vërtetuan në kohë moderne lëvizjen e planeteve nuk e shpjeguan më parë atë fizikisht duke e lidhur me ligjet e lëvizjes mekanike dhe itë nercisë të trupave.

C’lidhje fiizika e lëvizjes mekanike me lëvizjen eliptike të planeteve?

Nuk e di se Qielli është shpjeguar nga Toka! Se si të shpjegohej ndryshe!

Kush e lidh faktin që Toka nuk lëviz njësoj, me të njëjtën shpejtësi rreth Diellit, duke e shpjeguar edhe matematikisht me madhësinë e këndeve që formohen në këtë proces ku vatra e rrezeve merret Dielli?

Vërtet e rrumbullakët është Toka? Se mos është elipsoide!

Kush e lidh astronominë me klimën dhe dijet gjeografike dhe ku lidhet gjeografia fizike etj. me dijet ekonomike dhe me të gjitha shkencat mbi njeriun?

Pse ta lidh sociologjinë me gjeografinë ? – thotë dikush që përshembull nuk ka lexuar ta zemë Esprit des lois të Monteskjës?

Pa u bërë kjo lidhje ndërlëndore jemi larg formimit koherent dhe kuptimit të dijeve në formën e tyre strukturore.

Lëndët mbeten të shkëputura nga njëra tjetra. Po që ato të mos mbeten kështu duhet që programet dhe tekstet të jenë sa më tepër të hapur ndaj lëndëve të tjera. Por, duhen edhe mësues që të jenë formuar kështu!

Ne mësojmë shqip, sigurisht, kryesorja, por ç’na duhet edhe disa dije në latinisht dhe në greqishten e vjetër si në shkollat perëndimore?

Filozofia dhe feja? Përjashtuese thotë injoranti! Nuk e di lidhjen e ngushtë midis tyre brenda dallimeve të rëndësishme që kanë pasur dhe djegjes me zjarr në kohë të ndryshme të filozofëve nga klerikët dhe të klerikëve në satër nga filozofët!

Si mund të mos hapet gjuhësia ndaj informatikës dhe inteligjencës artificiale! Me çfarë? Me kalem me gomë në gojë bëhet gjuhësi?

Si mund të mos hapet sociologjia ndaj statistikës!

Si mund të mos hapet psikologjia ndaj psikanalizës!

etj

Dhe kjo kërkon reformimin strukturor të të gjitha institucioneve të shkollës! Ato nuk duhet të funksionojnë të mbyllura në vetvete, si kuti sardelesh për ushtarë në luftë.

Lëvizshmëria e lirë e nxënësve dhe studentëve, interkoneksioni midis strukturave dhe institucioneve arsimore, orientimi drejt dijeve që shkojnë drejt objektit të dijes dhe jo strikt drejt disipilinave lëndore, është bërë urgjente!

Një student që nis studimet universitare, jo të pengohet të ndjekë dy ose më shumë profile studimesh, por të inkurajohet ta bëjë!

Si edhe dy vitet e para, në të gjitha profilet e studimeve të kenë minimumi 50 përqind të lëndëve të zgjedhëshme nga studentët e profileve të tjera, pavarësisht se studenti është rregjistruar në një universitet tjetër publik ose privat.

Regjistrim te pedagogu, jo, thjesht te lënda! Studenti ndjek pedagogun, jo lëndën, thjesht!

Gjithsesi gëzuar festën e arësimit shqip!

Etiketa: Reforme

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rinia ose do ta rrëzojë neokomunizmin, ose vetë do të përfundojë me valixhe në dorë apo e përkulur para Piktorit

08:06 - 03/11/26
Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh
OP-ED

Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh

07:55 - 02/11/26
Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!
Opinion

Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!

16:01 - 28/10/26
Para
Përfitonte para duke mashtruar, arrestohet ‘hakeri’ vlonjat

FOTO/ 4 muaj e zhdukur, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë
Breaking Views

Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

18:33 - 10/11/26

Stuhia atlantike Charles pritet të godasë Portugalinë më 11 nëntor, me erëra që në zonat më të ekspozuara mund të...

Lexo më shumë
Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

18:21 - 10/11/26
Reforma zgjedhore, Ambasadorja e BE-së takon Gjiknurin dhe Bylykbashin: Afati i ngushtë, duhen rezultate konkrete

Reforma zgjedhore, Ambasadorja e BE-së takon Gjiknurin dhe Bylykbashin: Afati i ngushtë, duhen rezultate konkrete

17:58 - 10/11/26
Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com