GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Një regjim që vjedh zgjedhjet mund të ofroj vetëm korrupsion”, PD komenton takim e Ramës me kryetarët e Bashkive

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Një regjim që vjedh zgjedhjet mund të ofroj vetëm korrupsion”, PD komenton takim e Ramës me kryetarët e Bashkive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike e ka konsideruar një shfaqje tjetër takimin e kryeministrit Edi Rama me kryetarët e bashkive të vendit ditën e sotme.

Me një deklaratë për shtyp, deputetja e zgjedhur Dhurata Çupi shprehet se të dëgjosh Ramën që bën moral për tenderat dhe korrupsionin, nuk është gjë tjetër veçse një nivel i ri i teatrit të absurdit.

Më tej Çupi akuzon kryeministrin Rama se ka miratuar 9 ligje posaçërisht për klientët e tij  duke e kthyer kështu korrupsionin në nivelin e kapjes së shtetit, sikurse vërtetohet nga raportet e “Transparency International”.

Deklarata e PD:

Pas shfaqjes tallëse të ditës së djeshme me policinë, sot Rama dhuroi shfaqjen e radhës me drejtuesit e komanduar të pushtetit vendor.

“Bëni si them unë por mos bëni si bëj unë” u tha Rama të emëruarve të tij në bashkitë e vendit.

Natyrisht qytetarët shqiptarë e dinë se njerëzit e ndershëm të mbledhur në atë sallë numërohen në gishtat e një dore, megjithatë të dëgjosh Ramën që bën moral për tenderat dhe korrupsionin, nuk është gjë tjetër veçse një nivel i ri i teatrit të absurdit. Sepse shkelësi i ligjit nuk mund të vendosë drejtësi aq më pak kritere ndershmërie në zbatimin e ligjeve mbi prokurimet publike.

Qeveria Rama, në kundërshti me çdo normë kushtetuese dhe ligjore, ka miratuar 9 ligje të bëra apostafat për klientët pranë kryeministrit. Duke e kthyer kështu korrupsionin në nivelin e kapjes së shtetit, sikurse vërtetohet nga raportet e “Transparency International”.

Qeveria Rama është kampione e Prokurimeve Publike të dhëna pa garë; 30% e prokurimeve publike në vend jepen pa garë që nga viti 2014. Fakt i provuar nga Komiteti Auditues i BE-së që 1 ne 3 jepet pa gare dhe kjo nuk ka lidhje me pushtetin vendor por me te gjithë qeverisjen Rama.

Çdo tender sot jepet pa gare, me 99 perq te vleres limit dhe me nje dem ekonomikte vertetuar nga klsh ne nivelin e 7 miliard euro.

E pra të dashur qytetarë, ai që bëri një ligj antikushtetues për shembjen e teatrit, me emër dhe mbiemër të ortakut me të cili do rrëmbente pronë publike, ai që falsifikoi firmë e Sekretartit të Shtetit të Delaëare për të vjedhur 20 milionë euro për një kilometër rrugë, ai që i kontraktoi miliona euro me kontrata sekrete, ai që praktikat korruptive nuk i ndali as në kohë pandemie dhe as gjatë fatkeqësisë së tërmetit, ai që e renditi Shqipërinë të dytën në botë për nivelin e ryshfetit, sot po përpiqet të lajë duart me korrupsionin, duke bërë koka turku ushtarët e tij nëpër bashki.

Fatkeqësia e Ramës është se nuk i gënjen dot më qytetarët. Shqiptarët e ndjejnë në xhepat e tyre, në tryezat e tyre peshën e korrupsionit që ka varfëruar çdo familje dhe e ka bërë edhe më të zymtë perspektivën europiane të Shqipërisë.

Shqiptarët e dinë që peshku qelbet nga koka  dhe se një regjim që vjedh zgjedhjet nuk mund të ofrojë gjë tjetër veçse një qeverisjes të korruptuar.

Etiketa: Edi Ramakryetare BashkieLulzim BashaPD

Lajme të lidhura

Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend
Aktualitet

Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

13:26 - 22/08/26
Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës
Aktualitet

Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës

13:15 - 22/08/26
Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme
Aktualitet

Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme

12:55 - 22/08/26
Para
Humbi jetën pas rrëzimit me kamion në Maliq, publikohet fotoja e Drejtorit të Pyjores

Humbi jetën pas rrëzimit me kamion në Maliq, publikohet fotoja e Drejtorit të Pyjores

TË FUNDIT

Zjarr i madh në pyllin me pisha në zonën e Pishporos, flakët përhapen në sipërfaqen e pyllëzua
Aktualitet

Zjarr i madh në pyllin me pisha në zonën e Pishporos, flakët përhapen në sipërfaqen e pyllëzua

15:45 - 22/08/26

Një zjarr i madh ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e Pishporos, në territorin e Njësisë Administrative Novoselë, në...

Lexo më shumë
Shqiptari në Angli krijon kompani pastrimi për shtëpitë e barit: Heqim gjurmët e ADN-ve, lajmë edhe tapete

Shqiptari në Angli krijon kompani pastrimi për shtëpitë e barit: Heqim gjurmët e ADN-ve, lajmë edhe tapete

15:30 - 22/08/26
Zjarr në Kagjinas të Ersekës, era favorizon flakët dhe situata del jashtë kontrollit

Zjarr në Kagjinas të Ersekës, era favorizon flakët dhe situata del jashtë kontrollit

15:10 - 22/08/26
Haradinaj propozon Thaçin për postin e presidentit: Është në nderin tonë si komb

Haradinaj propozon Thaçin për postin e presidentit: Është në nderin tonë si komb

14:48 - 22/08/26
Me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (Emri)

Me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (Emri)

14:30 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com