GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

“Një shekull Shqipëri-SHBA”, studiuesi: 3 dekada demokraci shënojnë forcimin e raportit

18:45 - 04/07/22
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Një shekull Shqipëri-SHBA”, studiuesi: 3 dekada demokraci shënojnë forcimin e raportit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Studiuesi Hamit Kaba ka folur për ecurinë e raportit shqiptaro-amerikan nga viti 1922 deri në ditët e sotme. Nën praninë e ambasadores Kim,  historiani në një intervistë për Report Tv u bëri thirrje politikanëve të kenë kujdes në marrëdhëniet diplomatike.

Shqipëria sipas Kabës, rezulton një ndër popujt më proamerikan në 100 vite marrëdhënie shqiptaro-amerikane.

Në një leksion të hapur të mbajtur në Muzeun Historik në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Albanologjike e nën praninë e ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim, historiani u shpreh se e shkuara na mëson se nuk është i pacenueshëm ky raport, ndaj duhet kujdes.

“Unë kujtoj një vizitë të Nolit në Departamentin e Shtetit, kujtojmë që ai jetonte në SHBA,  dhe ju bëri këtë pyetje: Shqiptaria mund të prishet me SHBA për një traktat, mund ta kalojmë këtë?!

Jo i thanë, zotëri! Nuk mund ta kalojë, për ne kjo është një çështje parimore! Dhe ne duhet të mësojmë se ka disa gjëra parimore në marrëdhëniet dypalëshe, që nuk mund të kalohen. Prandaj në këtë kuptim them se politikanët duhet të jenë më të matur, dhe të punojnë më shumë për vendin se sa interesat e tyre”, thotë historiani Kaba.

Akte reciproke, që datojnë afro një shekull më parë, deri në ditët e sotme, forcojnë idenë e momenteve miqësore mes Shqipërisë dhe Amerikës.

“Po ju jap një shembull. Në shtator të vitit 1928,kur SHBA-të njohën mbretërinë, 1500 shqiptarë shkuan në legatën amerikane me muzikë, e duke kënduar himnet kombëtare të dy vendeve”, shton studiuesi.

Edhe vizitat diplomatike kanë luajtur rol vendimtar në momente kyçe të historisë.

“Në vitin 1945 e pritën kryetarin e misionit  Joseph Jacobs në Shqipëri, dhe erdhi me makinën e ENvrit. Dhe i bënë një pritje të shkëlqyer. Dhe vetë Joseph Jacobs në ditarin e tij, të cilin unë e kam përkthyer disa vite më parë, thotë se shqiptarët janë populli më proamerikan në rajon, por edhe më tej”, thotë Kaba.

Si një nga vitet më të nxehta për Shqipërinë konsideron ’52-shin gjatë prishjes së marrëdhënieve të BS me ish-Jugosllavinë. Por mbetet fakti sipas historianit se Shqipëria ka qenë në periferi të politikës amerikane deri në vitet ’80, teksa sqaron qëndrimin e saj ndaj vendit tonë në diktaturë.

“SHBA-të e shikonin Shqipërinë, si një vend që ishte pjesë e Bllokut Komunist, si një vend që mbante qëndrime armiqësore ndaj Amerikës, nga fillimi deri në fund, që u përpoq ta rrëzonte në vitet ’49, ’53, ’54 , por nuk ia arriti. Por ajo çka është e rëndësishme është që ne të mos ngatërrojmë qëndrimet me popujt, me Shqipërinë! SHBA-të kanë një gjë të qëndrueshme në historinë e tyre, ruajtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë dhe Pavarësinë e Shqipërisë. Dhe në rastet më ekstreme të Luftës së Ftohtë, gjithmonë kanë menduar se tërësia territoriale e Shqipërisë duhet ruajtur. Kanë menduar, që Shqipëria duhet të ecë me këmbët e veta, që Shqipëria nuk duhet bërë pre e vendeve fqinje, qofshin miq siç ishte Greqia në kohën e Luftës së Ftohtë me SHBA dhe me Britaninë e Madhe, qoftë edhe Jugosllavinë kur u nda me BS, edhe të Italisë. Kanë qenë shumë të qëndrueshëm në këtë pikë, dhe kjo sipas meje është gjëja më e rëndësishme”, thekson studiuesi Kaba.

Pas doktrinës së njohur “Roll back” me rëndësi ka qenë në ndërrimin e sistemeve edhe vizita e sekretarit amerikan të shtetit James Baker në ’91-shin thekson historiani. Ndërsa 3 dekada demokraci shënojnë forcimin e raportit.

Etiketa: Fan NoliHamit KabamarredhenieSHBAShqiperia

Lajme të lidhura

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën
Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën

14:26 - 02/03/26
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti
Aktualitet

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26
Para
Terror gjatë paradës së 4 korrikut/ Një person sulmon turmën, disa të vrarë

Terror gjatë paradës së 4 korrikut/ Një person sulmon turmën, disa të vrarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë masa të ashpra për incidentet e dhunshme të regjistruara në dy prej ndeshjeve të...

Lexo më shumë
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com