GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Një shqiptar në oborrin e mbretit Charls

16:52 - 25/03/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Mjeku tregon pse shqiptarët nuk kanë besim tek institucionet shëndetësore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Erion Dasho

Shqiptari erdhi një ditë të bukur në oborrin e Mbretit Çarls. Agresiv! Nervoz! I paduruar për të fituar në një ditë aq sa oborrtarët e tjerë kishin fituar në dhjetë breza!

Padurim jo vetëm për të fituar! Padurim në gjithçka. Në radhën për të hyrë në autobus, aty ku me bërryl shtynte personin para tij… Në aeroport, ku radha për të hyrë në avionin tonë nuk është vijë si çdo radhë tjetër, por turmë…

***

Përse keni ardhur zotëri? Ju pëlqen më shumë Mbreti Çarls? Ju pëlqen të ndryshoni profesion? Keni ikur nga lufta? Keni ikur nga persekutimi?

Jo! Jo! Jo! Po nxitoj. Thjesht po nxitoj! Po nxitoj se 500 vjen më vonoi Turqia, pastaj 50 vjet Enveri, tani 10 vjet Rama…

Mirë po ne ç’faj kemi?! Nuk i shikon njerëzit tanë?! 90% e tyre jetojnë pa dashur të pasurohen brenda natës. Dalin në punë në orën 6 të mëngjesit dhe kthehen në 6 të mbrëmjes. Pse ti shet drogë?! Rrit kanabis?! Vret shokun?!

Po ja, Turqia, Enveri, Rama…

OK, OK! Po këtu nuk ke nevojë për të qënë i pasur që të jetosh me dinjitet. Pensioni është i garantuar kur plakesh. Shkollat janë falas. Spitalet janë falas. Nëse nuk punon dot, të japim ndihmë sociale…

Po ja, Enveri dhe Rama… diktatura…

Po mirë, po çfarë bëre ti kundër diktaturës?! Protestove? U fute në burg? Babai dhe gjyshi yt u pushkatuan?! A votove kundër Ramës sot? A protestove?

Jo, jo. Babai ishte bashkëpuntor i sigurimit. Jo se deshi, u detyrua. Xhaxhai dhe halla komunistë. Edhe ata u detyruan. Unë u bëra patronazhist me detyrim, po ma futën shokët… Më dhanë një vend pune ku nuk dilte gjë… Vetëm rroga… Mirë që mora një vizë për të ardhur në oborrin e Mbretit Çarls…
***
Po mirë, o zotëri. Çfarë do të bësh tani?

Kismet… Ja, ky shoku i lagjes i ka nja 10 shtëpi bari… Të shohim…

Po pse nuk shkon të bësh diçka në oborrin e mbretit tënd? Pse nuk jeton dhe punon atje? Mbi të gjitha. Pse “detyrohesh”?! Pse ul qafën?! Pse nuk kalon një herë në anën tjetër, në anën e atyre që kërkojnë llogari dhe protestojnë…

Pse nuk kërkon nga mbreti yt vetëm tre gjëra:
Liri
Drejtësi
Paqe

Dhe mbi të gjitha që këto të garantohen, jo thjesht me llafe dhe propagandë. Kurse ti vetë kujdesu që me punën tënde të sigurosh ushqimin, të ardhurat, shtëpinë, arsimin, argëtimin dhe punën… Kështu bëjnë këta oborrtarët e tjerë të Mbretit Çarls prej shekujsh.

Ose, nëse jeton këtu, bëhu edhe ti si oborrtarët e tjerë:
Mos nxito!
Mos urre askënd!
Mos u mërzit për çdo gjë që s’të pëlqen!
Mos u tall me çdo oborrtar vendas “budallë”!
Mos ki frikë për të ardhmen!
Mos fol pa pushim, por edhe dëgjo ndonjëherë!
Mos u poshtëro përballë bashkatdhetarit tënd “të shkathët”
Mbi të gjitha, mos rri i vrenjtur! Buzëqesh! Jeta këtu është e bukur…

Po ja të shohim… Sa të kap një dorë paundësh njëherë…

E mora vesh… Nuk more vesh asgjë…

Etiketa: CharlsErion Dasho

Lajme të lidhura

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!
Breaking Views

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani
Opinion

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

12:20 - 06/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
Para
Agjërimi për tre ditë – Si e rigjeneron trupin dhe qelizat

Agjërimi për tre ditë – Si e rigjeneron trupin dhe qelizat

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, publikoi këtë të martë detaje të reja nga raporti gjeologjik për rrugën “Elbasan-Qafë Thanë”, i...

Lexo më shumë
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com