GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Një shqiptare fiton konkursin e modës në Greqi

19:19 - 24/12/22
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Një shqiptare fiton konkursin e modës në Greqi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një e re me origjinë shqiptare është zgjedhur si modelja më e mirë në Greqi.

Mbrëmjen e së premtes u zhvillua finalja e GNTM5 dhe Alexia Traiko doli fituese e konkursit të madh modës.

Modelja 19-vjeçare nga Selaniku, me origjinë nga Shqipëria, bëri përshtypje që në momentin e parë kur hyri në reality show, duke arritur të fitojë titullin e Greece’s Next Top Model.

Modelja e re fitoi edhe çmimin e rëndësishëm prej 50 mijë eurosh, kontratë njëvjeçare me Dust and Cream, bursë dyvjeçare për të studiuar çdo specialitet që dëshiron në IEK, bizhuteri me vlerë 20 mijë euro nga kompania Georg Jensen dhe një makinë Citroen Ami.

Kush është Alexia Traiko?

Alexia Traiko është nga Shqipëria, por është rritur në Selanik, ku edhe jeton.

Edhe pse 19-vjeçare, e reja ka arritur të ketë tre vite përvojë profesionale në fushën e modës, pasi ka rezervuar shumë punë të rëndësishme, nga sesionet fotografike e deri te pasarelat.

Pavarësisht pasionit për modelingun, siç është shprehur ajo, i pëlqen edhe kërcimi, me të cilin merret që në moshë shumë të vogël.

Motoja e saj është “Ajo që nuk të vret të bën më të fortë” dhe fituesja e re e konkursit të modelingut televiziv dëshiron gjithmonë të përpiqet për rezultatin më të mirë të mundshëm në jetën e saj.

“E kam nisur shumë rastësisht modelingun. Kur jam para kamerës ndihem e fortë, ndihem ndryshe, ndihem sikur nuk jam Alexia klasike dhe po marr një formë tjetër”, theksoi fituesja e GNTM.

Etiketa: Alexia TraikoGreqikonkurs mode

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
VIDEO/ 485 gola në 89 ndeshje, 14-vjeçari po magjeps te Milani

VIDEO/ 485 gola në 89 ndeshje, 14-vjeçari po magjeps te Milani

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, publikoi këtë të martë detaje të reja nga raporti gjeologjik për rrugën “Elbasan-Qafë Thanë”, i...

Lexo më shumë
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com