GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Një shtet që të vret dhe të shpall Dëshmor Atdheu

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Një nënë në kërkim të të birit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Anila Hoxha

Unë nuk mund të pajtohem me një shtet që për së gjalli i vret i pari shërbëtorët e ligjit. E mandej i vret krimi, e mandej po ky shtet që i kishte mohuar i zhvarros për t’i shpallur Dëshmorë të Atdheut.

Unë nuk mund ta harroj Artan Cukun, kur e takova mbasi e hodhën poshtë të vetët dhe sytë i shkelqenin nga dhimbja, për atë polici që e mohoi dhe e damkosi sa ishte gjallë.

Unë nuk mund ta harroj Dritan Lamajn që u vra ne derë të shtepisë si Cuku e  po ashtu të kryqëzuar , e të hedhur mish për vrasësit që bënë shoë me plumbat më derën e shtëpisë së tij.

Unë nuk mund ta harroj  Dritan Lamaj , kur heshtën të vetët shefa e madhorë ministra e dreqër , teksa nëpër Tiranë shpërndaheshin fleterrufe dhe kurrkush nuk levizi një grimë për të parandaluar vrasjen e tij.

U gjeta vetëm dhe atëherë dhe e përqeshur kur raportoja për Lamajn  dhe fletërrufetë nëpër Tiranë.

Se ai ish armiku i ditës

Me pas vendin e armikut e zuri Artan Cuku dhe po të raportoje per të drejtat e policit të hedhur ne rrugë , sërisht qe krim !

Si Lamaj dhe Artan Cuku do prehet prej sot ne varrezat e dëshmorëve, por a ka vërtet vlerë medalja ne gjoksin e të gjallëve kur Artan Cuku vdiq i tradhëtuar.

Si mund ti harroj ato fytyra që i tradhëtuan, nuk i mbrojtën, nuk e thanë asnjë fjalë?

A ka vlerë nderimi përpara tij apo Dritan Lamaj, kur edhe ai u hodh poshtë dhe u vra nga tradhëtia e të vetëve.

Kush mbajti përgjegjesi për këtë tradhëti, për vrasjen e tyre nga ata firmëtarët, transferuesit, reformuesit, pastruesit, policzbatuesit?

A ka vlerë të jesh polic dëshmor , kur ferri i tyre sa jane gjallë nuk është me shumë krimi se sa shteti që ata i shërbyen?

Unë nuk mund të pajtohem me një shtet që të merr gjakun dhe te hedh ushqim të gatshëm, për ata që ti i bën armiq në emër të vendit tënd.

Unë nuk pajtohem me një shtet që  hedh poshtë Ardit Mustafën; Gurali Brahimllarin, Idriz Mulkurtin ; Anton Martinin, Elisabeta Imerajn, Bledar Maksutin dhe amniston të tjerë  që as trimëri nuk treguan për te hetuar kriminelët, por gjithë jetën profesionale e mbështetën në cirqe procedurash e intrigash.

Nuk pajtohem me nje shtet që i ben vettingun një prokurori si Maksuti për babain e vdekur , dhe jo atij që është gjallë. Që i ben vetingun taksave të bashkeshortit te Antoneta Sevdarit, përpara se ajo të lidhte kurorë me të dhe jo asaj !

Një proces hatërmbetjesh që jo pak herë e tall individin, e trajton si kriminel, e konsideron si lecke  derisa ja jep konfirmimin . Apo te vulos” i paaftë” ose të deklaron si i tha shprehimisht njerit prej tyre gjatë javës së shkuar  gjatë seances publike:  ” fuck off” .

Apo si e shkarkuan për te treja kriteret prokuroren Elisabeta Imeraj  duke numëruar me vetkënaqsi edhe komponentin e paaftësise. Ti thuash e paaftë Elisabeta Imerajt, doktore shkencash , dhe 17 vjet prokurore është më tepër se keqpërdorim i forcës që merr nga detyra. Eshtë tregues i  hakmarrjes që thotë:  po  të dua unë edhe të vras gjithë cke , por po të damkos. Po të them je e paaftë. Magjistrate tjetra dhjetra te burgosur vuajnë vendime fajësie nga hetimey e saj

Nga buron kjo arrogancë për të të shqyer dinjitetin, cili ligj e jep te drejtën e tejkalimit??

Si mund të quhet e paaftë një prokurore si ajo , apo si Anton Martini që ju dhane emër krimeve të rënda si edhe Idriz Mulkurti që gjykoi vrasësin e 4 policëve teksa te tjerë frikeshin e shuheshin ? Si mund të jetë e paaftë kur hetoi Shullazin  dhe sa herë Imeraj nuk ishte prokurori tjetër semurej . Te tjerët u kacafytën , u operuan fiktivisht, bënë procedurë e shpikën zigzage. Nuk patën as burrëri dhe as aftësi të lexonin një aktakuzë ne emër të shtetit për terroristët , dhe të tjerë   që sot jane me 41 biss. 4 prej tyre jane në këtë rregjim nga hetimet e kësaj prokuroreje të paaftë!

Si mund tja vendosësh në shpinë një prokuroreje deri dje,  paaftësinë, kur ajo shkermoqi  grupe , kur  po asaj i vendosën truprojë nga medyshja se mos e eleminonin ?

E paaftë është një lloj damke në formë plumbi, që ne këtë rast kryen nje lloj tjetër vrasjeje.

Paçka se tradhetitë janë të gjitha njëlloj, nisin me mohim dhe përfundojne me shpalljen armik deri ditën kur vdes , vetëm atëherë je i lirë nga shteti yt që stë deshi!

Etiketa: Anila HoxhaDeshmor AtdheushpallSHTETvret

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rënia e Piktorit, parakusht që Shqipëria të pastrohet nga plehu politik i tri dekadave të hajdutokracisë

09:29 - 25/08/26
Çfarë mendon Diella për kolegët?
OP-ED

Çfarë mendon Diella për kolegët?

18:06 - 24/08/26
Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?
OP-ED

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?

11:51 - 18/08/26
Para
VIDEO/ Abraham çon Romën në finalen e Tiranës, Feyenoord eliminon Marseille

VIDEO/ Abraham çon Romën në finalen e Tiranës, Feyenoord eliminon Marseille

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mesazhet nëpërmjet pankartave në revoltën kundër Ramës: “Dorëheqje, nuk shtyhet muaji me premtime të rreme”, SPAK heto!
Aktualitet

Mesazhet nëpërmjet pankartave në revoltën kundër Ramës: “Dorëheqje, nuk shtyhet muaji me premtime të rreme”, SPAK heto!

20:03 - 02/09/26

Edhe protesta e 95-të është shoqëruar me pankarta të shumta, përmes të cilave qytetarët kanë përcjellë mesazhe kundër qeverisë dhe...

Lexo më shumë
I riu bën thirrje për mosbindje civile: Të bllokojmë rrugët! T’i tregojmë pushtetit se Shqipëria s’mund të trajtohet si pronë private

I riu bën thirrje për mosbindje civile: Të bllokojmë rrugët! T’i tregojmë pushtetit se Shqipëria s’mund të trajtohet si pronë private

19:57 - 02/09/26
Shtatori nisi me përshkallëzim të protestës! Dje “zunë në çark” Ramën për rreth dy orë në Kryeministri, sot dita e 95-të

Shtatori nisi me përshkallëzim të protestës! Dje “zunë në çark” Ramën për rreth dy orë në Kryeministri, sot dita e 95-të

19:35 - 02/09/26
Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur kryeinspektorja Anela Osmani

Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur kryeinspektorja Anela Osmani

19:21 - 02/09/26
Belind Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

Belind Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

18:26 - 02/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com