GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Një sy qorr, e një vesh shurdh”/ Hetimet drejt përfundimit, prokuroria hedh dritë mbi përfshirjen e policëve në Elbasan në bandat kriminale

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Një sy qorr, e një vesh shurdh”/ Hetimet drejt përfundimit, prokuroria hedh dritë mbi përfshirjen e policëve në Elbasan në bandat kriminale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Elbasanit është në përfundim të hetimeve në lidhje me përfshirjen e tre oficerëve të policisë në luftën mes bandave në qytet duke dhënë informacion për lëvizjen e kundërshtarëve me qëllim eliminimin e tyre.

Prokuroria ka vërtetuar tashmë përfshirjen e tre oficerëve të lartë të policisë në eliminimet mafioze në Elbasan kundrejt shpërblimeve monetare që shkojnë deri në 100 milion lekë.

Janë të paktën dy vrasje, bëjnë me dije burime për abcneës.al, ku është vërtetuar se oficerët e policisë së Elbasanit i kanë dhënë informacion një grupi kriminal në qytet për lëvizjen e personave që ata kishin planifikuar t’i vrisnin.

Sipas hetimeve të prokurorisë, tre oficerët e policisë kanë marrë nga 100 milion lekë për të informuar një grup kriminal në Elbasan për lëvizjet e Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij Regis Runaj. Të dy ata u vranë brenda javës në korrik të vitit të shkuar në Elbasan. Më pas, prokuroria zbardhi ngjarjen në fjalë duke arrestuar për këtë vrasje Xhuljano Hoxhën dhe Eugen Halilin.

Nga marrja e dëshmive dhe mbledhja e fakteve, prokuroria vërtetoi se ishin tre oficerët e policisë së Elbasanit ata që informuan mbi lëvizjet e Ramazanit dhe Runajt.

Por, gjatë hetimeve për këto dy vrasje si edhe ngjarjet e tjera të rënda në qytet gjatë vitit të shkuar, prokuroria ka konstatuar edhe raste të tjera të bashkëpunimit të policëve të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit me grupet kriminale. Prokuroria ka zbuluar se një strukturë në sektorin e krimeve në këtë polici merrte pagesa të majme nga grupet kriminale para çdo ekzekutimi mafioz me qëllim “hapjen e rrugës” për kryerjen e vrasjeve.

Burime bëjnë me dije se kjo strukturë merrte pagesa para çdo ekzekutimi mafioz duke bërë më pas “një sy qorr” ndaj ngjarjeve të rënda. Krahas vërtetimit të përfshirjes së tre oficerëve të policisë në ekzekutimin e Ramazanit dhe Runajt, prokuroria është duke përmbyllur hetimet edhe në lidhje me angazhimin e një strukture më të gjerë të sektorit të krimeve për vrasje të tjera mafioze në qytet.

Ndërkohë, deri më tani konstatohet se pavarësisht vërtetimit të bashkëpunimit të këtij grupi policësh me bandat në qytet, askush nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim të qenësishëm kundër tyre duke u mjaftuar vetëm me deklarata publike se gjoja janë transferuar, ç’ka tregon se në fakt, mpleksja e policisë së Elbasanit me krimin është në nivele më të larta.

Etiketa: banda kriminaleElbasanhetime

Lajme të lidhura

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion, Prokuroria e Beratit dërgon për gjykim 3 persona!
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion, Prokuroria e Beratit dërgon për gjykim 3 persona!

19:36 - 06/07/26
Çështja CEZ-DIA/ GJKKO shtyn seancën për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Pirro Xhixhon
Aktualitet

Çështja CEZ-DIA/ GJKKO shtyn seancën për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Pirro Xhixhon

19:29 - 06/07/26
Ekstradimi/ Izraeliti Roy Garin i Call-Centërave mashtroi 288 gjermanë në shumën 26.1 mln €
Aktualitet

Ekstradimi/ Izraeliti Roy Garin i Call-Centërave mashtroi 288 gjermanë në shumën 26.1 mln €

17:46 - 06/07/26
Para
Nis dizinfektimi i ambientit dhe asgjësimi i shpendëve të ngordhur në Fier

Nis dizinfektimi i ambientit dhe asgjësimi i shpendëve të ngordhur në Fier

TË FUNDIT

Mbyllet ëndrra e Ronaldos! Spanja në çerekfinale, eliminon Portugalinë
Sport

Mbyllet ëndrra e Ronaldos! Spanja në çerekfinale, eliminon Portugalinë

23:29 - 06/07/26

Spanja është në çerekfinale. Ashtu siç pritej, beteja me Portugalinë ishte e jashtëzakonshme, me një ritëm të frikshëm, që zgjidhet...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë te drejtoria e Policisë së Shtetit, thirrje në kor: Mos e shisni Shqipërinë për 600 mijë lekë

Protestuesit shkojnë te drejtoria e Policisë së Shtetit, thirrje në kor: Mos e shisni Shqipërinë për 600 mijë lekë

22:27 - 06/07/26
“Protesta e dhunshme…” Deklaratat e ambasadorit gjerman për protestat, Andi Tepelena: Mbështetje për ne

“Protesta e dhunshme…” Deklaratat e ambasadorit gjerman për protestat, Andi Tepelena: Mbështetje për ne

21:13 - 06/07/26
“Ju erdhi fundi”/ Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi”/ Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë

20:04 - 06/07/26
Celibashi: Shqipëria s’është gati për depolitizimin e plotë të KQZ, as për votim elektronik

Celibashi: Shqipëria s’është gati për depolitizimin e plotë të KQZ, as për votim elektronik

19:56 - 06/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com