GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Një taksë e ligë për rekord Guinness

14:47 - 20/05/24
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Një taksë e ligë për rekord Guinness
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Klodian Tomorri

Në fund të shekullit të 17-të, Williami i Tretë vendosi një taksë të re mbi banorët e Anglisë për të financuar luftërat e shtrenjta të perandorisë britanike. Taksa e dritares u dizenjua si një taksë progresive pasi përjashtonte banesat që kishin më pak se 10 dritare dhe pastaj rritej progresivisht me numrin e dritareve. Ideja ishte se taksa do të binte vetëm mbi të pasurit, të cilët zotëronin banesa të mëdha me shumë dritare. Por në të vërtëte ajo u shndërrua në një nga taksat më regresive të historisë së njerëzimit.

Për shkak se të varfrit në zonat urbane të Anglisë nuk kishin shtëpi individuale, por jetonin në banesa të mëdha të përbashkëta, ata ishin të gjithë subjekt i taksës e madje me barrë shumë më të rëndë se të pasurit që zotëronin banesa individuale. Për t’i shpëtuar taksës, familjet e varfra nisën masivisht të mbyllnin dritaret me tulla. Ajo që ndodhi ishte shpërthim i kolerës dhe sëmundjeve të tjera në mbarë qytetet britanike. Taksa e dritares në Britani ishte 250 vjet më parë. Por Tirana ka një të tillë sot.

Në 30 dhjetor të vitit 2015, Erion Veliaj paraqiti paketën e parë fiskale si kryetar bashkie në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Paketa rriti në mënyrë të frikshme taksat dhe tarifat për qytetarët e Tiranës në intervale të cilat varionin nga 2 deri në 30 fish. Mes tyre, një nga tarifat e propozuara për rritje ishte ajo e pastrimit për çdo kantier ndërtimi. Më konkretisht për bizneset e ndërtimit me xhiro më shumë se 8 milionë lekë në vit, tarifa u rrit nga 150 mijë në 300 mijë lekë. Për bizneset VIP ajo u rrit nga 225 mijë në 450 mijë lekë. Këshilli Bashkiak e miratoi rritjen.

Edhe pse është maskuar me emrin tarifë pastrimi për kantier, në të vërtetë kjo është një taksë e fshehur. Edhe pse klasifikohet si tarifë mbi shoqëritë e ndërtimit, në të vërtetë ajo është mbi qytetarët. Në historinë e Shqipërisë e madje edhe botës mbarë, zor se ka patur ndonjëherë taksë me regresive se sa kjo, e cila godet rëndë të varfrit dhe ledhaton të pasurit. Kjo pasi, tarifa e pastrimit të kantierit është e njëjtë si për një ndërtues, i cili ndërton një kullë 50 katëshe apo kompleks me 5 mijë apartamente si për një qytetar, i cili ndërton vetëm një banesë personale 100 metër katrorë.

Në fakt tarifa kishte qenë aty edhe përpara vitit 2015, ndonëse në nivele dy herë më të ulëta. Por regresiviteti i saj zbutej nga fakti se përpara 2015-ës ajo zbatohej vetëm për qytetin e Tiranës, ku pjesa e dërrmuese e lejeve të ndërtimit ishin për kulla apo pallate, ndërsa lejet për banesat private numëroheshin me gishtat e dorës. Por problemi real erdhi me ndarjen e re administrative që solli reforma territoriale. Si rezultat tarifa u shtri në të gjithë territorin e Tiranës, që u unifikua në një bashki të vetme. Dhe tani tarifa e pastrimit për kantieret është shumë më e ligë se sa taksa e dritares në shekullin e 17-të. Konsideroni vetëm një shembull.

Para pak vitesh një profesor në Fakultetin e Ekonomisë pati një dëmtim në çatinë e banesës së prindërve. Për ta rindërtuar u detyrua të pajisej me leje. Rindërtimi i çatisë i kushtoi 5 mijë dollarë, ndërsa tarifa e pastrimit që pagoi në Bashkinë e Tiranës ishte 9500 dollarë, gati dy herë më shumë. Sepse tarifa ka dhe një hile tjetër. Ajo është vjetore dhe nis nga marrja e lejes së ndërtimit deri në marrjen e lejes së shfrytëzimit. Minimalisht 3 vjet.

Kjo është një taksë, e cila sot prodhon këtë rezultat. Një banor i Shëngjergjit apo fshatit më të thellë të Tiranës, i cili kërkon të ndërtojë një banesë në fshatin e tij do të paguajë minimalisht 12 mijë euro vetëm për tarifë pastrimi, aq sa kullat 50 katëshe të oligarkëve në Bllok apo në qendër të Tiranës. Dhe kjo është arsyeja se pse ndërtuesit, të cilët hidhen përpjetë sa herë që qeveria apo bashkia u rrit ndonjë taksë me 1 për qind, për këtë nuk ndihen. Pasi kjo u intereson.

Dhe ky është komponenti i ligësisë së taksës. Në finale ajo ndalon fshatarët të ndërtojnë banesa në fshatrat e tyre, njësoj si anglezët e varfër që dy shekuj e gjysmë më parë mbyllnin dritaret, dhe i detyron të blejnë apartamentet e ndërtuesve ose të ikin nga fshati në kurbet. Dhe teksa fshatrat e Shqipërisë po zbrasen të gjithë nga shpopullimi, “mendimtarët” idiotë në Këshillin Bashkiak të Tiranës kanë gjetur armën e shfarosjes në masë për t’i përzënë njerëzit me pahir nga fshati.

/Kapitali.al/

Etiketa: Bashkia TiraneErion Veliajklodian tomorritaksatakse

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Horoskopi javor nga Meri Gjini: Hapësira ekonomike për këtë shenjë

Horoskopi javor nga Meri Gjini: Hapësira ekonomike për këtë shenjë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

Një telefonatë e mbërritur në zyrat e Inspektoratit të Shëndetit për konsumim të duhanit brenda ambienteve të Kuvendit ka bërë...

Lexo më shumë
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com